LIVE UPDATES
Aktualitet

Patriotizmi i shqiptarëve, për festat e nëntorit administrata do ‘arratiset’ jashtë, fluturojnë çmimet e biletave

29 Tetor 2019, 06:10 Nga DOSJA
Patriotizmi i shqiptarëve, për festat e nëntorit administrata do

Shqipëri-Festat kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit, shumë shqiptarë, sidomos administrata, pritet t’i festojë jashtë vendit. Data 28 dhe 29 bien të enjte dhe të premte dhe së bashku me fundjavën, janë 4 ditë pushim, duke e bërë të përshtatshëm një udhëtim jashtë vendit dhe jo më në rajon me autobus, por në destinacione më të largëta, përmes avionit.

Kërkesa e lartë për të udhëtuar nëpër Europë ka bërë që të rriten ndjeshëm edhe çmimet e biletave për udhëtimet me vajtje në datën 28 nëntor dhe kthimin në 1 dhjetor (të dielën). Nëse kërkon të presësh një biletë sot, rreth një muaj përpara, çmimet janë 50% deri në 100% më të larta se për periudha të tjera të zakonshme.

Psh, për në Milano, një biletë vajtje-ardhje me këto data kushton 150 euro me Blue Panorama, kur normalisht e gjen me 100 euro.

Për në Romë, me Alitalia, për ditët e festave, çmimi minimal është 212 euro (28 nëntor-1 dhjetor), ndërsa në ditë të tjera p.sh në 20 – 25 nëntor, mund të gjesh bileta me 106 euro.

Me Air Albania, që përgjithësisht ka çmime më të lira sesa konkurrentët, Roma është tashmë e paarritshme, pasi janë shitur biletat ekonomike dhe kanë mbetur vetëm biznes promo dhe bileta vajtje ardhje në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor tashmë kushton 400 euro.

E paarritshme është tashmë dhe Vjena, me biletën me Austrian Airlines që kushton për ditët e festave rreth 450 euro, nga 300 euro ditët e tjera.

Për në Izrael, një biletë normale me Pegasus kushton rreth 160-180 euro vajtje-ardhje, por nëse e kërkon për datat 28 dhe 1 nëntor kushton mbi 450 euro.

Budapesti me Wizz Air është ende i lirë dhe mund të gjesh bileta me 110 euro vajtje ardhje, por gjithsesi më shtrenjtë se në ditë të zakonshme, kur biletat kushtojnë gjen dhe me 60 euro vajtje-ardhje.

Për në Amsterdam, me Transavia, bileta kushton 174 euro ditët e festave, ndërsa në periudhë normale kushtojnë edhe 110 euro.

 

Destinacionet e preferuara

Burime nga agjencitë turistike pohuan për Monitor se këtë vit ka pasur interes të lartë për të udhëtuar jashtë, për shkak të 4 ditëve radhazi pushim. Prenotimet janë bërë më herët dhe vendet janë zënë, ndaj çmimet e biletave janë shtrenjtuar tashmë, sidomos për kthimin në 1 dhjetor.

Pjesa më e madhe a atyre që kanë prenotuar janë nga administrata, punonjësit e të cilës, ndryshe nga ata të subjekteve private, e kanë më të lehtë që të bëjnë të gjithë festat zyrtare pushim. Agjencitë pohojnë se pas tyre, vijnë  grupet shoqërore.

Destinacionet më të preferuara janë Budapesti, që është lehtësisht i arritshëm dhe i lirë, përmes Wizz Air (rreth 60 euro bileta-vajtje-ardhje) si dhe qytetet italiane, fluturimet drejt të cilave gjithashtu janë më të lira (90-120 euro nëse prenotohen herët).

Destiacione të tjera të preferuara janë dhe Izraeli, Barcelona, Amsterdami, Brukseli, Stambolli etj.

Teksa prenotimet janë bërë më herët, biletat kanë qenë shumë më të lira sesa aktualisht edhe për shkak të hyrjes së shumë operatorëve low cost, ose kombinimit të biletave përmes Italisë. Për Barcelonën psh, shumë nuk kanë preferuar të shkojnë nga Shkupi (ku bileta është e lirë, por kushton rruga dhe koha deri në Shkup), por përmes Italisë, ku biletat janë prerë të ndara nga Tirana në Italia dhe më pas nga Milano apo Roma drejt Barcelonës, përmes operatorëve të tjerë low cost.

Rajoni nuk ka qenë shumë i preferuar këtë vit, pasi biletat e lira u kanë mundësuar atyre që kanë në plan të udhëtojnë, që të fluturojnë më larg.

Përgjithësisht nisja është në datë 28, ose në 27 pasdite dhe kthimi është të dielën në 1 dhjetor, për të nisur punë të kënaqur të hënën, pas një fundjave të gjatë “patriotike” nëpër Europë.

Marrë nga Monitor.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festat e nëntorit fluturojnë çmimet e bilatave festat e nëntorit fluturojnë çmimet e bilatave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj