6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas. Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.
“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se megjithë progresin e arritur asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore,” thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women. “75 përqind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 përqind të posteve manaxheriale, 70 përqind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women. “Ne jemi reduktuar në 20-25 përqind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”. Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.
Kush ka paratë ka dhe pushtetin
Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta. Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 përqind. Gratë vazhdojnë të bëjnë punët e papaguara të shtëpisë dhe të kujdesen pa u paguar për familjen,” thotë Silke Staab. Dhe vazhdon më tej: “Pa pasur akses në shërbimet për kujdesin e fëmijëve, shumë gra nuk kanë mundësi të jenë forcë aktive pune kur bëhen nëna. Rezultatet kanë treguar se hendeku gjinor në varfëri është i madh në kohën e rritjes së fëmijëve. Gratë në moshën 25 deri 34 vjeçare janë më në rrezik të bien në varfëri se sa burrat”, thotë studiuesja nga Nju Jorku.
Dhuna njësoj
“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit,” thotë Silke Staab. Nga kontributet e mbledhura prej shumë vende është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët. “Për shumë gra në botë aksesi në institucionet juridike mbetet i ulët,” thotë Silke Staab.
Teknologjitë e reja janë duke sjellë forma të reja dhune, si për shembull cyber harassment (ngacmimet në internet), për të cilat mungojnë politikat për gjetjen e zgjidhjeve. Kjo përbën sidomos problem për gratë në politikë.
Me përjashtim të shëndetit amënor, të drejtat seksuale dhe riporodhuese të grave janë të parealizuara. Përqindja e grave me nevoja për planifikimin familjar ka mbetur e pandryshuar njëzet vitet e fundit. 119 milionë gra që duan të mos mbeten shtatzënë, nuk arrijnë synimin e tyre. Ato janë 119 milionë gra që nuk kanë kontroll mbi trupin e tyre. Shtatzania në moshë minorene ka rënë, megjithatë vazhdon të mbetet problem sidomos për vajzat e varfëra në Amerikën Latine dhe Afrikën Subsahariane. 23 vjet pas Pekinit, gratë kanë ende shumë sfida përpara.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nëse shikon zhvillimet aktuale të politikës në botë, ato janë zhgënjyese: Në SHBA as sivjet nuk duket se do të ketë një grua që t’ia dalë të jetë në krye ...
8 mars është Dita Ndërkombëtare e Grave. Përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave, sot varion nga të qenit një festë publike në disa vende, deri në injorimin n...
Gratë në pushtet zënë pozicione që iu falin autoritet, ndikim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Historikisht pushteti dhe pozicionet drejtuese kanë qenë më gj...
Shqipëri-Në vitin 2015, Shqipëria do të dilte nga lista gri e vendeve që monitorohen nga Task Forca për Veprim Financiar. Kjo u trumbetua si arritje e jashtëzak...
TIRANË– Ish-zëvendës ministri i Financave Elton Harxhi, që u largua nga pas skandalit me kontratën e Duty Free, ka komentuar sot amnistinë fiskale të...
TIRANË– Në programin “Historia ime” në TV Klan ishte e ftuar një mësuese, e cila prej 40 vitesh ushtron këtë profesion fisnik. Liljana Luani prej 15 ...
7 Marsi është një datë e rëndësishme, që u dedikohet atyre njerëzve që kontribuojnë në formimin, edukimin dhe arsimimin e çdo njeriu, që në fillimet e ti...
BERAT- Të moshuarit e qendrës sociale në Berat kanë protestuar sot kundër dhunës ndaj gruas. Kjo protestë organizohet me rastin e ditës së 8 Marsit, e cila përk...
TIRANË– Për shkak të situatës të rënduar nga koronavirusi në Itali dhe Greqi, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor shtyn afatin e mosaplikimit...
Shqipëri-Produktiviteti në ekonominë shqiptare nuk po shfaq shenja përmirësimi, teksa shihet se, numri i personave që paguajnë sigurime me pagë minimale është r...