LIVE UPDATES
Ekonomi

Prag 7 marsi! Mësuesja që punon me fëmijët e ngujuar: Ka edhe nxënës të vrarë prej gjakmarrjes

6 Mars 2020, 13:13 Nga DOSJA
Prag 7 marsi! Mësuesja që punon me fëmijët e ngujuar: Ka

7 Marsi është një datë e rëndësishme, që u dedikohet atyre njerëzve që kontribuojnë në formimin, edukimin dhe arsimimin e çdo njeriu, që në fillimet e tij dhe deri në krijimin e profilit profesional sipas zgjedhjeve personale të secilit.

Ky profesion tejet fisnik, në vetvete duhet konsideruar si një mision i mirëfilltë. Në emisionin “Historia ime” në TV Klan ishte e ftuar një mësuese, e cila e konsideron pasion dhe mision, mësimdhënien dhe edukimin dhe e dashuron profesionin e saj.

Liljana Luani është një mësuese, e cila ndryshe nga shumë kolegë të saj e ushtron profesionin edhe në kohën e lirë, duke kontribuar për një grup fëmijësh, të cilët janë të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes dhe të detyruar prej ngujimit nuk mund të shkojnë në shkollë si moshatarët e tjerë.

Sakrifica, kilometrat e largëta që përshkon për të shkuar tek këta fëmijë dhe koha që sakrifikon nga familja e saj, nuk llogariten aspak për të.

Prej 40 vitesh, ajo ushtron këtë profesion dhe prej 15 vitesh punon me fëmijët me problematikë gjakmarrjen dhe njëkohësisht me familjet e tyre duke ndihmuar me problemet që ata kanë, duke i çuar zërin e tyre deri tek organet kompetente, që janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi.


Mirela Milori: Prej sa kohësh merresh dhe ndihmon fëmijët e ngujuar?

Liljana Luani: Unë kam afro 40 vite si mësuese, e kam filluar punën time në Malësi të Dukagjinit në vitet e para, por 25 vitet e fundit, unë jam mësuese në shkollën “Pashko Vasa”, në qytetin e Shkodrës. 15 vite kanë kaluar, që unë punoj me fëmijët me problematikë gjakmarrjen dhe me familjet e tyre tashmë edhe si mësuese, por edhe si aktiviste do thosha. Duke ndihmuar nënat, familjet me problemet që kanë, duke i çuar zërin e tyre deri tek organet kompetente, ato që janë përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi. Përpiqem me aq forcë sa kam.

Mirela Milori: Si është dita jote, se me sa kuptova ti mbaron punën në shkollë dhe pastaj shkon nëpër shtëpitë e fëmijëve të ngujuar?

Liljana Luani: Po është e vërtetë!

Mirela Milori: Çdo ditë apo?

Liljana Luani: Çdo ditë se fëmijët janë në kahe të ndryshme, domethënë në zona të ndryshme dhe i bie çdo ditë të jem e zënë, çdo ditë pasi mbaroj mësimin.

Mirela Milori: Çfarë moshe janë?

Liljana Luani: Jo vetëm fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën, por edhe fëmijët e shkollës së mesme tashmë sepse janë nxënësit e mi që përpiqem t’i ndjek edhe në shkollën e mesme.

Mirela Milori: Sa fëmijë janë gjithsej?

Liljana Luani: Me thënë të drejtën nuk më pëlqen të flas shumë me statistika, por është një numër i konsiderueshëm fëmijësh që unë punoj me to, në zona të ndryshme. Fëmijë që nuk shkojnë fare në shkollë ka pak, fatmirësisht ka pak. Për arsye se tashmë një pjesë janë rritur dhe kanë ikur jashtë, ose kanë dalë prej sistemit arsimor dhe një pjesë tjetër janë fëmijë të vegjël, me të cilët unë punoj me ta. Por unë punoj edhe me fëmijët që rrezikojnë dhe vijnë në shkollë, që është pjesa më e vështirë, që rrezikojnë dhe me hope vijnë në shkollë. Ka patur edhe probleme me këta fëmijë.

Mirela Milori: Si rrezikojnë dhe vijnë në shkollë?

Liljana Luani: Ka fëmijë që nuk ngujohen, nuk duan, janë adoleshentë dhe nuk duan të rrinë brenda. Nuk munden të rrinë brenda të ngujuar, dalin, mbase pa i marrë parasysh pasojat që mund të ketë. Ka patur edhe raste që ka patur pasoja.

Mirela Milori: Ka patur raste me pasoja si? Që janë vrarë?

Liljana Luani: Po, po ka patur raste edhe me pasoja.

Mirela Milori: Që janë vrarë nxënës nga gjakmarrja?

Liljana Luani: Po, janë vrarë nxënës nga gjakmarrja.

Mirela Milori: Duke ardhur në shkollë apo duke dalë nga shkolla?

Liljana Luani: Jo, jo domethënë dy raste janë fëmijë, që kanë qenë fëmijë shkolle, nxënësit e mi, që nuk dua t’jua kujtoj prindërve të tyre sot, por një djalë dhe një vajzë janë vrarë për gjakmarrje, pasi unë kam filluar punën me ta.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale liljana luani liljana luani

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron