E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË- Një 35-vjeçare, nënë e 3 vajzave ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, historinë e vështirë të dy martesave që përfunduan në divorc. Ajo rrëfeu se nga ish-bashkëshorti i parë u divorcua për shkak se ai e dhunonte atë dhe vajzën e tyre. Ermira Gjata rrëfen se dhuna ishte e vazhdueshme dhe pa asnjë arsye. Dy vjet pas ndarjes, ajo martohet sërish me mblesëri. Gjërat po shkonin mirë deri në momentin kur ajo filloi punë dhe mes tyre filluan problemet dhe debatet që u shoqëruan me dhunë. Sipas saj, shumë njerëz filluan të flisnin fjalë jo të mira për të, madje edhe ish-vjehrri i saj u bë shkak që marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin të acarohej.
Mirela Milori: Mbas sa kohësh u divorcove?
Ermira Gjata: Ka qenë vajza 1 vjeç e gjysmë kur jam divorcuar
Mirela Milori: Për çfarë shkaku ligjor?
Ermira Gjata: Shkaku ishte dhunë ndaj meje dhe vajzës, kjo nuk ishte e përballueshme më.
Mirela Milori: Ishte dhunë e vazhdueshme apo?
Ermira Gjata: Ishte dhunë e vazhdueshme, e përditshme. Kam ikur vetë, nuk mund ta përballoja dot më.
Mirela Milori: Po për çfarë shkaku ishte dhuna? Për çfarë shkaku, çfarë e çonte deri tek dora?
Ermira Gjata: As vetë unë nuk e kuptoja këtë gjë. Thjesht thosha, më hanë duart më thoshte kaq.
Mirela Milori: Si, si? Më hanë duart dhe të rrihte ty?
Ermira Gjata: Po, kjo ishte. Unë nuk mund ta përballoja dot më, nuk mund ta duroja dot më një gjë të tillë më, ndaj meje dhe vajzës. Mora vajzën dhe u largova në shtëpinë e prindërve të mi. Aty kam jetuar 2 vjet me vajzën, me vëllain, me dy motrat e tjera të miat. Pastaj prapë me lajmësi u lidha me ish-bashkëshortin e dytë. Më ka ecur shumë shumë normal, shumë mirë. Edhe pas ardhjes në jetë të dy vajzave ka qenë normale, shumë familje e rregullt. Kemi ndërtuar dhe një ndërtesë të dy bashkë, mbas dy vjetëve të martesës. Në krye të 4 muajve që hymë në atë ndërtesë filloi një dhunë.
Mirela Milori: Pra nuk të kishte dhunuar gjatë kohës që ti ishte shtatzënë, solle në jetë dy vajzat e tjera?
Ermira Gjata: Jo, jo dhuna ka filluar më pas, nga fjalët e njerëzve, se fillova dhe punë.
Mirela Milori: Çfarë pune bëje?
Ermira Gjata: Në fillim kam punuar në rrobaqepsi. Pastaj e lashë punën vetëm për fjalët e njerëzve.
Mirela Milori: Ishte xheloz apo çfarë?
Ermira Gjata: Jo xheloz nuk ishte thjesht e ngarkonin me fjalë.
Mirela Milori: Fjalë të çfarë tipi?
Ermira Gjata: Fjalë që nuk mund t’i përmend dot.
Mirela Milori: Po këto fjalë ishin thjesht se shkoje në punë apo u përfshinë dhe persona të tretë?
Ermira Gjata: U përfshinë dhe shumë gjeste gjëra, persona që unë mund të kisha lidhje jashtë martese.
Mirela Milori: Po pse ndodhi e gjithë kjo?
Ermira Gjata: As vetë se di, as sot e kësaj dite nuk e di.
Mirela Milori: U investuan njerëz që të të dëmtonin?
Ermira Gjata: Po shumë madje, më shumë i ati i tij.
Mirela Milori: I ati i tij po pse?
Ermira Gjata: Po sepse nuk e ndihmoja unë. Ai kishte dhe nuse të tjera në shtëpi, por kërkonte dhe ndihmë nga unë. Por unë nuk mundesha dot se isha nënë me tre fëmijë, fëmijën e vogël e kisha 6-muajshe. Më thoshte disa fjalë, ti duhet ta kyçësh fëmijën në shtëpi dhe duhet të më ndihmosh edhe mua. Nuk mundesha. Aty filloi dhe dhuna, ti pse nuk e dëgjon babain tim?
Mirela Milori: Sa zgjati kjo periudhë?
Ermira Gjata: Zgjati afërisht një vit, vetëm për hatrin e vajzave.
(Marrë nga tvklan.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Po shkon 11:00 e paradites dhe Kujtimja, një vogëlushe që mbushi 8 vjeç gushtin e kaluar, po pret të vijë ora e faljes para xhamisë së Oxhak...
TIRANË- Biznesi fason e konsideron arbitrar dhe të pakonsultuar vendimin për rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë në janar të 2021. Flori Zekja përfaq...
TIRANË- Hyjnë në fuqi, kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për pagesat e paaftësisë. Shqyrtimi për përfitim të pagesës së paaftësisë do të kryehet nëp...
Skena të njerëzve që dynden në supermarkete nga frika e përhapjes së koronavirusit ishin të dukshme në shumë qytete të botës, duke filluar nga Milano, e se fund...
TIRANË- Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të familjes Zeneli nga Lushnja. Landa Zeneli rrëfeu në studio varfëri...
Tiranë- Ndonëse në tremujorin e fundit vrulli i dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës ra, për shkak të pezullimit të përkohshëm të tyre pas tërme...
TIRANË- Rubrika “Ka një mesazh për ty” në TV Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë të një 28-vjeçareje. Enkeleda ka lindur me një problem në ...
Rënia e lartë në indeksin e aksioneve të tregjeve globale u shfaq kryesisht javën e kaluar, edhe pse frika mbi përhapjen e shpejtë të koronavirusit ka pak më sh...
TIRANË– Stina e dimrit, përveç temperaturave të ulëta dhe ditëve të ftohta, është gjithnjë e shoqëruar nga prania e virozave, ku grupmosha më...
TIRANË- Tatimet dhe doganat regjistruan vitin e kaluar rezultatin më të dobët në 5 vjet, duke paralajamëruar vështirësi në financimin e shërbimeve publike....