LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshon skema e vlerësimit për KEMPI-n; Hiqet pagesa nëse qëndron më shumë se 3 muaj jashtë vendit 

3 Mars 2020, 07:06 Nga DOSJA
Ndryshon skema e vlerësimit për KEMPI-n; Hiqet pagesa nëse

TIRANË- Hyjnë në fuqi, kriteret e reja të vlerësimit të dosjeve për pagesat e paaftësisë. Shqyrtimi për përfitim të pagesës së paaftësisë do të kryehet nëpërmjet një skeme të re. Sipas vendimit, dosjet më parë do të shqyrtohen nga një komision në nivel kombëtar më pas nga komisionet eprore pranë Shërbimit Social Shtetëror. Me rregullat e reja përfitues të pagesës, apo siç njihet ndryshe KEMP do të jenë edhe personat të  cilët  në  5  vitet  e  fundit  para  lindjes  të  së drejtës nuk kanë 12 muaj sigurim shoqëror dhe nuk kanë qenë përfitues të pagesës më parë. Vendimi përcakton se ndihma e paaftësisë ndërpritet për personat që qëndrojnë më shumë se 3 muaj jashtë, pa arsye shëndetësore dhe për jorezidentët.

Pagesa ndërpritet edhe për ata që nuk dorëzojnë dosjen në afatet e përcaktuar në Rregullore. Ndryshimet për kriteret e vlersimit  percaktojne ngritjen e 5 komisioneve që do të shqyrtojnë dosjet në nivel kombëtar. Pas shqyrtimit të dosjeve nga komisionet kombëtare, do t’i kalohen për shqyrtim komisioneve eprore sipas sëmundjeve. Vendimi përcakton se këto komisione do të shqyrtojnë dosjet për sëmundje të përgjithshme, verbërinë, sëmundjet e shëndetit mendor, si dhe paraplegjinë dhe tetraplegjinë.

Ndryshimet

Vendimi i ndryshuar përcakton mënyrën se si do të kryehet vlersimi i aftësisë së kufizuar nga 5 komisione kombëtare dhe 4 komisione eprore pranë Shërbimit Social Shtetëror, dokumentacioni që duhet dorëzuar për përfitim të pagesës, apo rivlersim të saj, si dhe procedurat që duhet të kryehen në rast ankimimi. Vendimi përcakton se pranë  Shërbimit  Social Shtetëror  do  të ngrihen dhe do të funksionojnë 5  KMCAP-e të  nivelit  të  parë,  që  do të vlerësojnë  në  nivel kombëtar dosjet, me këtë përbërje: 2  KMCAP të shëndetit mendor, që do të kenë në përbërje psikopediater dhe psikiatër; -1  KMCAP  i  kirurgjisë,  onkologjisë, ortopedisë  dhe  reumatologjisë,  që  do  të  ketë  në përbërje ortoped, onkolog dhe reumatolog; – 1 KMCAP    për    paraplegjinë, tetraplegjinë  dhe  neurologjinë,  që  do  të  ketë  në përbërje neurolog; -1   KMCAP   për   sëmundje   interne (nefrologji, kardiologji, gastroepatologji, endrokrinologji, hematologji, pneumoalergologji),  që  do  të  ketë  në  përbërje internist, kardiolog, nefrolog dhe pneumoalergolog.

“KMCAP-të e nivelit të parë marrin vendim për  grupin  e  përfitimit,  përfitimet  dhe  afatet  e përfitimit për secilin grup. Kundër vendimit të KMCAP-së të nivelit të parë personi mund të bëjë ankim në Komisionin Epror Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (Komisioni Epror)”, percaktohet në vendimin e ndryshuar. Pranë  Shërbimit  Social  Shtetëror do të  ngrihen  4 komisione eprore, të cilat përbëhen nga 5 anëtarë  për  çdo  komision  dhe  që  zgjidhen  në detyrë  nga   ministri i Shëndetësisë. Komisionet  eprore  të shërbimit social shtetëror janë:  Komisioni Epror për  Sëmundje  të Përgjithshme; Komisioni Epror për  Sëmundje  të Shëndetit Mendor; Komisioni Epror për  Paraplegjinë  dhe Tetraplegjinë; Komisioni Epror për Verbërinë.

Sa pagesë përfitohet

Pagesa e paaftësisë në punë është  10. 653  lekë në  muaj.  Të njëjtën  masë  pagese  përfiton  edhe   ndihmësi personal i personit  me  aftësi  të kufizuar. Vendimi përcakton se pagesa  e paaftësisë dhe   pagesa   e   ndihmësit personal  indeksohet  çdo  vit  nga  Shërbimi  Social Shtetëror,  në  bazë  të  indeksit  të  çmimeve  të konsumit.

Sipas vendimit, personat  me  aftësi  të  kufizuar,  gjatë periudhës që ndjekin një kurs kualifikimi përfitojnë  200% pafesën e paaftësisë. Ata që ndjekin arsimin e lartë përfitojnë 3 fishin e pagesës së paaftësisë.   “E  njëjta   masë   pagese   zbatohet   për personat që ndjekin programin e studimit të ciklit të  tretë.  Për  personat  që  ndjekin  studimet  e doktoratës    dhe    për    personat    që    ndjekin procedurat  për  fitimin  e  një  titulli  akademik,  kjo pagesë përfitohet në mënyrë të përhershme, mbi bazën   e   dëshmisë   së   lëshuar   nga   organet kompetente për fitimin e gradës shkencore/titullit akademik”, thuhet në vendim. Personat  me  aftësi  të  kufizuar,  të  cilët ndjekin,  njëkohësisht,  arsimin  e  mesëm  të  lartë apo  arsimin  e  lartë  dhe  një  kurs  kualifikimi, përfitojnë vetëm njërën nga pagesat. Sipas vendimit edhe ndihmësit  personalë,  që  ofrojnë  shërbim për më shumë se një përfitues, marrin një shtesë prej 50% të shumave përkatëse për çdo përfitues të shtuar.

Ja kur ndërpritet pagesa

Sipas vendit pagesa e paaftësisë ndërpritet  kur  personi  refuzon  të  kryejë  ekzaminimet e kërkuara; kur  dokumentacioni  për  rivlerësim  nuk paraqitet  sipas    afateve    të    përcaktuara    në rregulloret  e  organizimit,  të  të  drejtave,  detyrave dhe funksionimit të komisioneve të vlerësimit;  kur  personi  nuk  paraqitet  në  komisionin epror  dy  herë  radhazi  dhe  refuzon  të  kryejë ekzaminimet e kërkuara/mjekimin e rekomanduar/ marrjen e shërbimit të rekomanduar;   kur   vërtetohet   që   personi   nuk   është rezident në Shqipëri;  kur  personi  ka  qëndruar  për  më  shumë  se tre   muaj   jashtë   Shqipërisë,  me përjashtim  të rasteve  kur  kjo  ka  ndodhur  për  arsye shëndetësore dhe ata që përfitojnë asistencë sociale.

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale asistenca sociale formula e kemp-it asistenca sociale formula e kemp-it

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend