LIVE UPDATES
Ekonomi

Probleme post COVID-19/ Baret dhe restorantet s’janë gati për t’u hapur: S’kemi të qartë protokollin, ka kosto shtesë

14 Maj 2020, 15:16 Nga DOSJA
Probleme post COVID-19/ Baret dhe restorantet s’janë gati për

Çelja e bareve dhe restoranteve po pritet me shumë ngazëllim nga shumë syresh, veçanërisht të nostalgjikëve, që ditën nuk mund ta kuptonin pa u ulur sikur një herë të vetme në një bar.

Është e çuditshme, por e vërtetë se për të shkuar në një bar a restorant do të jetë një rutinë ndryshe, e bezdisshme, dhe duke sakrifikuar; që nga dorashkat, maskat, dezifektimi i duarve dhe matja e temperaturës.

Kurse sipërmarrësve të bareve dhe restoraneteve, temperatura ka kohë që u “është ngritur”.

Ata thonë se nuk janë gati të çelen të hënën, por frika e falimentimit dhe pushimi i punonjësve, i ka bërë të shtrëngojnë dhëmbët dhe të përgatiten për të nisur më datën 18 maj.

Ne e kemi tashmë një protokoll sigurie të urdhëruar nga qeveria dhe jam dakord që shëndeti duhet mbrojtur me padiskutim, por çështja është që protokolli është i paqartë dhe me shumë kosto. Nuk e ka të përcaktuar se kur mbahen maskat dhe kur hiqen në bar e restorant. Nëse unë ulem për të ngrënë a për të pirë duhet ta heq maskën, por protokolli nuk e ka të përcaktuar. Po ashtu edhe për dorezat, veçanërisht në kuzhinë. Teksa kuzhunierët i mbajnë duart tërë kohës në ujë, me doreza duhet ti ndërrojnë pas çdo produkti që kapin; e para nuk janë higjenike, mbajnë shumë pisllëk dhe e dyta janë kosto”– shprehet Enri Jahaj kreu i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Ai thotë se llogaritet që restorantet dhe baret me masat e marra të punojnë me 25 të kapacitetit të mëparshëm.

“Fitim as që nuk llogarisim”- thotë ai.

Jahaj tregon për Gazetën “Si” se vetëm një dezinfektant kushton nga 5000 lekë deri në 750 euro dhe “në këtë situatë që jemi, sigurisht nuk mund të zgjedhim më të shtrenjtin”.

Baret dhe restorantet të hënën çelin dyert me mesatarsisht 50 mijë lekët minus që nga dezinfektimi total i mjediseve, lyerja, termometri elektronik që kushton 100 euro, blerja e maskave, dorezave, adezivëve për shenjat që ruajnë distancimin social dhedezinfektantët e duarve.

“Përpos dezinfektimit të parë përpara se të hapemi, ne duhet të bëjmë të njëjtin dezinfektim një herë në dy javë i cili kushton 4500 lekë për 100 metër katrorë. Plus duhet të lajmë me detergjent dhe dezinfektant mjedisin dy herë në ditë, ndërsa do të punojmë me çerekun e kapacitetit dhe me orar të shkurtuar. Llogaritë bëjini vetë”- thotë Z. Jahaj.

Nga bisedat që ai ka bërë me sipërmarrës, anëtarë të shoqatës, thotë se 50% e tyre kanë shkurtuar staf, pjesa tjetër do të shohin ecurinë se si do të shkojë.

Situatën e përshkruan të pafavorshme edhe kreu i shoqatës së biznesit të vogël Albert Nasto.

Ai është akoma më pesimist. Ai paarshikon që bizneset do të falimentojmë në 50 % të tyre, “është vetëm çështje kohe. Do nisin të gjitha dhe do ta provojnë se sa do të rezistojnë në këtë situatë. Bizneset duhet të zbatojnë disa masa që kanë kosto shtesë. Ndërkohë që dy muaj e ca kanë arkëtuar zero. Kanë bërë shpenzime për fillimin dhe nuk do të kenë punë në këtë situatë frike. Disa do falimentojnë pas një muaji, disa pas disa muajsh. Deri në fund të vitit do kenë falimentuar gjysma. Ne që kemi nisur punën kemi vetëm 5% punë krahasuar me kohën para pandemisë. Bar- restorantet nuk janë gati. Situata është konfuze dhe protokolli gjithashtu. Këta e bëjnë të gjithë këtë që të mbajën më këmbë bizneset që kanë interes”- thotë Z. Nasto për gazetën “Si”.

Por a do të turren kafedashësit dhe pijedashësit e qeflinjtë e restoranteve drejt “oazeve” të tyre të kënaqësisë?

Jahaj mendon që fillimi mund të jetë disi entuziast, por “kur të përballen me bezdinë e masave shtrënguese ; që nga matja e temperaturës, nuk do të vijnë më shpesh.”.

Nga bisedat e përditshme me kolegë dhe njerëz të tjerë Jahaj percepton frikë dhe gjykon që situata nuk do të jetë më si më parë. Pavarësisht dëshirës për të bujtur në bare e restorante, do të ketë tutje, thotë ai.

Viti 2018, sipas statistikave të INSTAT shënoi sërish rritje të numrit të bareve, pavarësisht falimentimit të shumë prej tyre. Sipas të dhënave zyrtare numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi hapja e bareve dhe restoranteve koronavirusi ne shqiperi hapja e bareve dhe restoranteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen