LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia me 9%, ekonomia shqiptare pritet të humbë 1.8 miliardë euro nga Covid-19, qeveria po kompenson vetëm një të pestën

14 Maj 2020, 05:13 Nga DOSJA

Shqipëri- Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, sa vijnë e bëhen më pesimiste, duke na renditur ndër vendet që priten të ketë më shumë humbje nga shtetet në zhvillim.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, parashikoi se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH. Kjo rënie është pothuajse dyfish më e thellë nga ajo që kanë parashikuar më herët Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Monitor ka përllogaritur se sa është në vlerë kjo rënie e ekonomisë prej 9% dhe sa janë humbjet në raport me zhvillimin normal që do të kishte pasur vendit, në rast se nuk do të ishte detyruar që të mbyllte për dy muaj pothuajse gjithë bizneset, të ndalonte transportin e brendshëm e atë ndërkombëtare, çka la pa punë dhe të ardhura me mijëra njerëz, por dhe ngadalësoi konsumin për periudhën në vijim.

Në janar 2020, qeveria shqiptare parashikonte që prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shrbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), të ishte rreth 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro (nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, sipas vlerësimeve të INSTAT).

Por, një rënie prej 9% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm duke marrë në konsideratë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm real në 2020-n do të jetë 117 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.56 trilionë lekë.

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 217 miliardë lekë, ose 1.8 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

Kjo humbje prej 1.8 miliardë eurosh është pothuajse sa gjysma e të ardhurave që u mblodhën në 2019-n (460 miliardë lekë, ose rreth 3.6 miliardë euro).

Sa është mbështetja e qeverisë në raport me humbjet, që do të pësojë ekonomia

Nëse ekonomia bie me 9%, vendi parashikohet të humbasë rreth 12.2% të Prodhimit të parashikuar në fillim të vitit.

Ndërkohë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbështetja totale për ekonominë, direkte dhe indirekte është në total 45 miliardë lekë (rreth 360 mln euro), ose 2.8% e prodhimit të brendshëm bruto (të pritshëm këtë vit), që konsiston në shpenzime buxhetore, garanci sovrane dhe shtyrje të taksave.

Pra nga 1.8 miliardë euro që parashikohen humbjet, qeveria përmes ndërhyrjeve të saj direkte apo indirekte pritet të kompensojë rreth 360 mln euro, ose rreth 20% të totalit të humbjeve.

Nga mbështjetja totale, ajo direkte është 0.86% e PBB-së, ndërsa përmes fondeve të garancisë është 1.5% e PBB-së.

Mbështetja direkte në total është 13.5 miliardë lekë:

-6.5 miliardë lekë për mbështetjen e bizneseve të vogla / të vetëpunësuarve që u detyruan të mbyllin aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19, duke u paguar atyre pagat minimale (deri në dy në rastin e bizneseve familjare me familjarë të papaguar), dyfishim të përfitimeve të papunësisë dhe formave të ndihmës sociale.

-Paketa e dytë e ndihmës përfshin fondin 7 miliardë lekë për të paguar një transferim të njëhershëm prej 40,000 lekësh për punonjësit e bizneseve të vogla të prekura nga pandemia që nuk përfshihet në paketën e parë.

Krahas mbështetjeve direkte, instrumenti tjetër është përmes dy fondeve të garancisë.

11 miliardë lekë (0.6% e PBB-së) fondi i garancisë sovrane për kompanitë që nëpërmjet sistemit bankar të paguanin pagat për punonjësit e tyre deri në 3 muaj, me një normë interesi maksimumi 2.85%, për një maturim deri në 2 vjet. Interesat do paguhen nga shteti, sipas një vendimi të fundit të qeverisë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 9% e këtij fondi, pasi bizneset po hezitojnë që të rrisin ngarkesën me borxh.
një garanci sovrane prej 15 miliardë lekësh (0.9% e PBB-së) për të siguruar kredi për kapital qarkullues për sektorin e turizmit, si dhe kompani eksportuese, e cila akoma nuk ësht ëbërë funksionale.
Qeveria ka miratuar gjithashtu masa të shtyrjes së taksave, duke lejuar të gjitha kompanitë (përveç bankave, telekomunikacionit, ndërmarrjeve publike dhe kompanive në zinxhirin e furnizimit të mallrave thelbësorë) të shtyjnë pagesën e taksës së fitimit deri pas shtatorit. Turizmi, përpunimi aktiv dhe qendrat call center me qarkullim prej 14 milionë lekësh ose më pak, mund të shtyjnë pagesat e taksës së fitimit për vitin e ardhshëm. Në marrëveshje me bankat janë shtyrë dhe pagesat e kësteve të kredive për tre muaj dhe po diskutohet zgjatja e mëtejshme e afatit.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi ekonimia shqiptare kriza e covid-19 ekonimia shqiptare kriza e covid-19


Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Maj 2020, 14:27

Izolimi nga Covid-19 prodhoi mjaft ngjarje dhe konflikte nga më të pabesueshmet që ndryshe njihen si mosmarrëveshje banale. Disa kanë kërkuar ndihmë në polici p...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet