LIVE UPDATES
Ekonomi

Sejko me bizneset dhe bankierët: Rënia e ekonomisë në përmasa që nuk e kemi përjetuar dy dekadat e fundit, ja 5 sfidat

13 Maj 2020, 11:52 Nga DOSJA
Sejko me bizneset dhe bankierët: Rënia e ekonomisë në

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim që ka zhvilluar me drejtues të bankave dhe përfaqësues të bizneseve ka pohuar se sfidat me të cilat përballemi, janë serioze, si në aspektin e madhësisë dhe në atë të kompleksitetit.

Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rënie të fortë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, në përmasa të cilat nuk i kemi përjetuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo do të shoqërohet me rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave dhe vështirësi financiare për bizneset e familjet. Në planin mikroekonomik, rënia e të ardhurave, pakësimi i likuiditetit dhe përkeqësimi i aftësisë paguese, do të testojnë qëndrueshmërinë financiare të bizneseve. Në planin makroekonomik, rritja e borxhit privat dhe publik do të testojë qëndrueshmërinë e ekuilibrave ekonomikë të vendit. Së fundi, goditja që ka pësuar sektori real nuk do të kalojë pa lënë gjurmë as në tregun financiar dhe as në treguesit e aktivitetit të sektorit bankar.

Përmasat dhe kompleksiteti i krizës kërkojnë një përgjigje koherente dhe gjithëpërfshirëse, tha guvernatori.

Roli parësor në këtë drejtim i takon padyshim autoriteteve publike. Stimujt fiskalë, monetarë dhe financiarë, janë instrumente thelbësore për nxitjen e kërkesës agregate, për zbutjen e problemeve të likuiditetit dhe për shmangien e pasojave afatgjata të krizës.

Megjithatë, biznesi dhe sektori bankar nuk duhet ta konsiderojnë veten konsumatorë pasivë të politikave ekonomike, por aktorë të pazëvendësueshëm në përpjekjet tona për zgjidhjen e krizës. Stimujt e autoriteteve publike nuk janë efektivë, dhe potencialisht as të mjaftueshëm, pa reagimin e duhur të biznesit dhe të industrisë bankare.

Guvernatori Sejko ka parashtruar reagimin e autoriteteve publike dhe, më tej, të ndaj me ju vizionin tonë mbi sfidat dhe rolin që duhet të luajë biznesi dhe sektori bankar shqiptar.

Përballë emergjencës së paprecedentë shëndetësore, fokusi i politikave publike – në Shqipëri si dhe në mbarë botën – ka qenë marrja e masave të forta të distancimit social. Në mënyrë të natyrshme, këto masa kanë goditur aktivitetin ekonomik dhe kanë kërkuar një lehtësim të gjithanshëm të politikave fiskale, monetare dhe financiare.

Politika fiskale ka marrë – me të drejtë – një rol primar në përballimin e situatës. Kjo politikë mund të ofrojë një mbështetje direkte të kërkesës agregate, nëpërmjet transfertave fiskale, si dhe një përmirësim të menjëhershëm e të shënjestruar të likuiditetit për bizneset, nëpërmjet shtyrjes së pagesës së taksave e tatimeve dhe nëpërmjet programeve të garancisë sovrane. Dy paketat fiskale, të shpallura deri tani, ofrojnë një stimul potencial maksimal rreth nivelit 3% të PBB-së. Edhe pa marrë në konsideratë efektin negativ në të ardhurat publike, ky stimul transferon në bilancet e sektorit publik një pjesë të konsiderueshme të faturës financiare të krizës.

Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë ka rritur dozën e stimulit monetar. Ky stimul ka marrë formën e uljes së normës bazë të interesit, tashmë në minimumin historik prej 0.5%, duke synuar nxitjen e kreditimit dhe uljen e kostos së shërbimit të kredive ekzistuese. Gjithashtu, ai ka marrë formën e heqjes së kufijve sasiorë të injektimit të likuiditetit në sistem, duke synuar furnizimin sa më të mirë të tregut bankar dhe të ekonomisë shqiptare. Vëllimi i likuiditetit që ne injektojmë çdo javë në sistemin financiar luhatet rreth nivelit 2% të PBB-së. Paralelisht me to, ne kemi marrë dhe masa operacionale për garantimin e furnizimit të ekonomisë me para fizike, në përgjigje të kërkesave të shtuara të saj.

Paralelisht me të, Banka e Shqipërisë – në dakordësi e mirëkuptim me industrinë bankare – ka kryer ndryshime rregullatore, të cilat lehtësojnë shtyrjen me një tremujor të pagesës së këstit të kredisë për bizneset e familjet në vështirësi të përkohshme financiare. Sipas raportimeve të deritanishme, nga kjo lehtësi kanë përfituar mbi 20,000 biznese, të cilat kanë kredi, pranë bankave, që llogariten mbi nivelin e dy miliardë eurove. Gjithashtu, ne kemi pezulluar përkohësisht shpërndarjen e dividendit nga sektori bankar, në interes të forcimit të treguesve të kapitalizimit të këtij sektori.

Filozofia e reagimit të Bankës së Shqipërisë është zbutja e pasojave të krizës dhe krijimi i parakushteve për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë me përfundimin e saj. Në zbërthim të kësaj filozofie, ne gjykojmë se ruajtja e stabilitetit monetar dhe financiar, si dhe minimizimi i efekteve negative të pandemisë në kapacitetet tona prodhuese, janë dy parakushte kyçe për rimëkëmbje.

Për këtë arsye, objektivi i politikave tona është aplikimi i stimujve të duhur në kohën e duhur, por pa paragjykuar për asnjë moment stabilitetin monetar dhe financiar të vendit.

Jam i bindur se kjo filozofi ndahet dhe prej biznesit e sektorit banker, tha Guvernatori.

Biznesi shqiptar përballet me një sfidë serioze ndaj së ardhmes së tij, sfidë e cila në segmente të caktuara ka përmasa thuajse ekzistenciale. Në të njëjtën kohë, shëndeti afatgjatë i sektorit bankar – dhe nëpërmjet tij, siguria e kursimeve të qytetarëve dhe stabiliteti financiar i vendit – është i lidhur ngushtë me shëndetin e biznesit.

Kredia e sektorit bankar për bizneset është pothuaj katërfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo përbën rreth 25% të bilancit të bankave dhe rreth 25% të PBB-së, ndërkohë që fluksi i marrëdhënieve bankë – biznes shtrihet edhe në fushën e produkteve të tjera financiare dhe të shërbimeve të pagesave.

Për këtë arsye, reagimi juaj ndaj goditjes duhet të jetë i vendosur, kurajoz dhe largpamës, si dhe të mbështetet në frymën e bashkëpunimit dhe të interesave të përbashkëta afatgjata.

“Më lejoni të jem më konkret në shtjellimin e vizionit të Bankës së Shqipërisë mbi sfidat që kemi përpara”, pohoi Guvernatori.

Sfida e parë është përballimi i emergjencës shëndetësore. Biznesi dhe sektori bankar duhet ta kenë të qartë se kapitali njerëzor është aseti më i çmuar i çdo kompanie. Për këtë arsye, çdo masë e nevojshme për garantimin e shëndetit të punonjësve nuk duhet parë si shpenzim, por si një investim strategjik në të ardhmen e biznesit.

Sfida e dytë është rishikimi i modelit të biznesit dhe rritja e fleksibilitetit operacional. Një nga mësimet e kësaj krize është se secili nga ne mund të bëjë më shumë për adoptimin e teknologjisë së informacionit, për zhvendosjen e një pjese të biznesit online, si dhe për rritjen e fleksibilitetit dhe të eficiencës operacionale. Vënia në praktikë e këtyre mësimeve është veçanërisht e dobishme në rast të zgjatjes në kohë të pandemisë.

Sfida e tretë është ruajtja e likuiditetit dhe e aftësisë paguese të bizneseve. Goditja që pësuam e gjeti biznesin shqiptar me një nivel historikisht të lartë likuiditeti; depozitat e tij në sektorin bankar ishin pranë nivelit 12% të PBB-së në fund të tremujorit të parë. Paralelisht me to, aksesi i biznesit në fonde likuide bankare, në formën e overdraftit apo të linjave të kreditit, është në madhësi të krahasueshme me depozitat e vetë biznesit. Ky likuiditet përbën një barrierë të arsyeshme sigurie ndaj rrezikut. Megjithatë, përvoja historike tregon se krizat e likuiditetit janë shpesh pikënisje për kriza të plota financiare. Për këtë arsye, gjej me vend të theksoj se:

Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë ka marrë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme, që sektori bankar të ketë të gjithë likuiditetin e mjaftueshëm për mbështetjen e ekonomisë shqiptare.

Sfida e katërt është ruajtja e kapaciteteve prodhuese të ekonomisë. Kjo sfidë nënkupton ruajtjen e shëndetit të bizneseve individuale si dhe funksionimin e të gjithë zinxhirit të prodhimit e të tregtimit. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë sugjeron:

Nga ana e saj, Banka e Shqipërisë do të inkurajojë një përqasje proaktive të sektorit bankar ndaj këtij procesi, pa paragjykuar në asnjë moment stabilitetin e sektorit dhe transparencën e bilanceve të tij.

Së fundi, sfida e pestë është ruajtja e stabilitetit monetar e financiar të vendit. Duke përfituar nga rasti, gjej me vend të theksoj se:

Guvernatori Sejko shtoi se stabiliteti monetar dhe financiar është i panegociueshëm për Bankën e Shqipërisë. Në përputhje dhe me mandatin tonë ligjor, ai ka qenë dhe do të jetë guri i themelit të politikave tona.

Marrë nga Monitor.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko lirimi i masave te koronavirusit gent sejko lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen