LIVE UPDATES
Ekonomi

Biznesi familjar në Shqipëri: Të rifillosh apo të falimentosh?

12 Maj 2020, 09:49 Nga DOSJA

Dentisja Anila Memo do ta mbajë mend gjatë ditën të hënën, (11.05.2020) kur ajo rifilloi punën në klinikën e saj dentare, pas 60 ditësh mbylljeje për shkak të epidemisë COVID-19. Klinikat dentare dhe parukeritë u lejuan të rifillojnë aktivitetin e tyre me masa të rrepta sigurie dhe higjene. Por Dr. Memo duket shumë e gëzuar në mjediset jashtë klinikës dhe aspak e bezdisur prej masave. “Këto masa nuk përbëjnë asnjë problem për dentistët pasi edhe pa u prekur nga epidemia e virusit corona maskat, dorezat, higjena e mjedisit ku punojmë kanë qënë rutinë e përditshme në punën tonë. Nuk ka asgjë të re në protokollin e deritanishëm”, thotë për DW, mjekja dentiste Anila Memo.

Si duhet të jetë protokolli i ri që po hartohet për Shërbimin Dentar? 1500 dentistë, anëtarë të Shoqatës së Dentistëve të Shqipërisë, kanë nënshkruar një peticion, ku i kërkojnë qeverisë që Protokolli Anti COVID, të hartohet mbështetur në fakte dhe përvoja konkrete, pra të jetë, thotë Dr. Memo -“Evidence – Based Medicine”.

Albanien Tirana Zahnärztin Anila Memo (DW/A. Ruci)


Anila Memo

“Ndaj Shërbimit Dentar po përdoret një terminologji diskriminuese. Edhe pse të hënën, rifilloi puna 8 orë në ditë, ky shërbim është klasifikuar nga institucionet publike si “vatër e rrezikshme për përhapjen e virusit corona dhe është futur në të njëjtën kategori biznesi si parukeritë dhe berberët. Nëse protokolli i punës në Shërbimin Dentar nuk do të hartohet në bazë të metodës” Evidencë-Based Medicine” mund të shkaktojë probleme në punën tonë”, thotë Dr. Memo, që në biznesin e ofrimit të shërbimeve dentare ka të përfshirë edhe anëtarë të familjes së saj.

Civici: Paga e “luftës” është vetëm një ndihmë sociale

Për biznesin familiar të bllokuar prej 2 muajsh nga pandemia corona këto dy alternativa varen nga niveli i rrezikut për të përhapur infektimin me virusin corona. Klasifikimi bëhet nga Komiteti i Ekspertëve, i ngritur nga qeveria dhe Instituti i Shëndetit Publik. Shumë biznese familiare si Palestrat, Qendrat e Fitnesit, Pishinat dhe Fast- Fooded, sa për ilustrim, mbeten ende të bllokuara që nga 13 marsi.

Albanien Tirana | Autos auf den Straßen in Tirana (DW/A. Ruci)

Eksperti i Ekonomisë, Prof. Adrian Civici thotë për DW se hapja e tyre duhet të fillojë sa më parë. “Hapja sa më shpejt që të jetë e mundur, duhet të shoqërohet me protokolle sanitare të rrepta. Çdo zgjatje e bllokimit për bisneset familiare në 6 “Zonat e Kuqe”, ku karantina vazhdon, përfshirë këtu edhe Tiranën, rrit rrezikun e falimentimit ose të mbylljes së tyre të përkohshme. Paga e “luftës” është vetëm një ndihmë sociale për të mbijetuar, për më tepër që deri tani është dhënë vetëm një herë gjatë 2 muajve të bllokimit” thotë për DW, Prof. Adrian Civici.

Për kategoritë e bizneseve familiare, që mund të përhapin më shumë infektimin me virusin corona ai thekson se qeveria mund të marrë masa të tjera mbështetëse me “natyrë fiskale dhe tatimore, në nivel qëndror dhe lokal, të subvencionojë pagesat e energjisë elektrike, qirave, ujit dhe të japë një pagë të dytë të “luftës”, thekson ai. Alternativa e falimentimit në vend të rifillimit shfaqet frikshmë për bizneset familiare që nuk u hapën në 11 maj. Nëse qeveria nuk ndërhyn një sërë pasojash ekonomike dhe sociale do të prekin familje të tëra.

Bizneset familjare në Shqipëri më të lartat në rajon

Sipas raportit të Eurostat 2019, Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të të punësuarve në biznesin e familjes, 55,9 % . Nje nivel i tille i bizneseve familiare, pra i vetëpunësimit flet për një ekonomi jo konkurruese, me prodhueshmëri të ulët dhe mungesë alternativash të tjera punësimi. Raporti Eurostat 2019 përmban edhe të dhëna për bizneset familiare në vendet e BE, ku Shqipëria synon të hyjë: sipas këtij raporti norma e të vetëpunësuarve dhe e të punësuarve në bizneset familjare është 14.6% dhe pjesa tjetër janë të punësuar me pagesë. Me këtë nivel kaq lartë të bizneseve familiare mund të përfytyrohen pasojat e mbylljes prej 60 ditësh të bizneseve familjare, që sipas Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm arrijnë në mbi 80 mijë.

Dr. Ardian Civici (Ani Ruci)
Prof. Adrian Civici

Ndalohen protestat dhe tubimet në kohë epidemie

Nuk janë vetëm ekspertët e ekonomisë që i sugjerojnë qeverisë hapjen sa më parë të bizneseve familjare, të shoqëruar me procedura të rrepta mbrojtjeje nga infektimi potencial me virusin corona. Janë edhe vetë familjet të cilave u është mbylluar biznesi që kërkojnë fillimin e kthimit gradual drejt normalitetit. Te mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile ata kërkuan të protestojnë javën e kaluar në Sheshin Skëndërbe, kundër masave shtrënguese nga COVID – 19. Protesta e tyre u shpërnda nga policia që procedoi penalisht edhe 7 protestues. Në njoftimin për shtyp, policia e quajti protestën “të paligjshme, pa leje, të organizuar në një situatë të jashtëzakonshme në kohë epidemie kur ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.” Policia ushtroi dhunë dhe arrestoi aktivistë të shoqërisë civilë, që në Ditën e Europës, (9.05) protestuan përsëri kundër masave shtrënd guese anti COVID -19 dhe shembjes së Teatrit Popullor. Marrë nga Deutche Welle.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi anila memo ardian civici ekonomia pas koronavirusit rihapja e bizneseve anila memo ardian civici ekonomia pas koronavirusit rihapja e bizneseve


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet