Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Si do të ndryshojë puna juaj në të ardhmen? Disa ndryshime mund të jenë të përkohshme derisa të ketë një vaksinë për koronavirusin, ndërsa ndryshimet e tjera mund të ndodhin përgjithmonë.
Në këtë artikull ju sjellim disa mënyra sesi të praktikoheni me punën në shtëpi nëse për shkak të COVID-19 do ju duhet mos të shkoni më në zyrë:
Mësoni të punoni nga shtëpia

Kjo nuk do të zbatohet për çdo punë, por rezulton se shumë njerëz mund të punojnë nga shtëpia në mënyrë produktive. Plus, shumica e amerikanëve të punësuar që kanë punuar nga shtëpia do të preferojnë të vazhdojnë një politikë pune nga shtëpia. Sipas Gallup, afërsisht 60% e punëtorëve amerikanë preferojnë të punojnë në distancë sa më shumë që të jetë e mundur, edhe kur të jenë hequr kufizimet e ndërmarra për Covid-19. Nëse më shumë qytetarë do të punojnë nga shtëpia, ka shumë gjasa që shtohen mundësitë e shkatërrimit të tregun të pasurive të patundshme. Teksa më shumë punonjës vijojnë punën nga shtëpia, ka më pak nevojë të përgjithshme për të zotëruar ose marrë me qira hapësira për ambiente pune, zyra.
Mësoni të monitoroheni nga punëdhënësi juaj

Nëse shtohet numri i qytetarëve që punojnë nga shtëpia, punëdhënësit mund të rrisin monitorimin e punonjësve të tyre. Kjo do të thotë që produktiviteti juaj mund të matet dhe gjurmohet, edhe nëse jeni duke punuar jashtë një mjedisi klasik siç është zyra. Shumë kompani tashmë po e praktikojnë këtë, me siguri do të ndodh edhe në shtëpinë tuaj nëse do vazhdoni të punoni nga shtëpia.
Për shembull, punëdhënësi juaj mund të gjurmojë punën nga kompjuteri juaj për të analizuar produktivitetin tuaj, ose të kuptojë se sa shpesh largoheni nga kompjuteri. Ndërsa ka shqetësime të dukshme për privatësinë, ky nuk është një sistem ‘spiun’, pasi ekspertët argumentojnë se monitorimi i përgjegjshëm është i nevojshëm për të siguruar produktivitetin.
Zyra juaj nuk do të ‘zhduket’ plotësisht

E gjithë bota nuk do të punojë nga shtëpia, sepse shumë zyra nuk ekzistojnë më. Sidoqoftë, ato mund të duken ndryshe. Zyra të ideuara ndryshe, me më shumë hapësira nga tavolinat mes kolegëve si edhe me ndarje xhami ose plastike për t’u mbrojtur nga Covid-19. Si do të mbahet distanca sociale gjatë punës? Këto mund të jenë ndryshime të përkohshme derisa të ketë një vaksinë për koronavirusin, ose punëdhënësit mund të zbulojnë që kjo metodë e re e te punuari mund të vazhdojë për aq kohë sa nuk pengon produktivitetin, rrezikon shëndetin ose ndikon negativisht në moralin e punonjësve.
Më shumë takime me video dhe më pak takime fizike në staf.

Çfarë do të ndodhë me të gjitha ato takime të vetme në një dhomë. Tashmë po shndërrohen në takime dhe mbledhje përmes tele-konferencave. Thirrjet për tele-konferenca janë bërë më të njohura se kurrë më parë gjatë pandemisë COVID-19. Por kjo mënyrë mund të vazhdojë edhe pas gjetjes së një vaksine për Covid-19. Nëse punoni në një punë ku jeni orientuar drejt sektorit të shitjeve, kontakti brenda stafit mund të jetë thelbësor për biznesin tuaj. Sidoqoftë, nga perspektiva e shëndetit publik, takimet e shpeshta në biznes mund të zëvendësohen nga më shumë thirrje me video- konferencë. Mund të mos ndodhë në çdo industri, por kompanitë do kërkojnë të mbrojnë punonjësit dhe klientët e tyre në një botë pas COVID-19 do të aplikojnë metoda të tilla.
Lumturia në punë ka rëndësi

Lumturia juaj në punë ka rëndësi. Kemi marrë shumë mësime nga pandemia COVID-19. Ndërsa më shumë se 30 milion njerëz kanë humbur punën e tyre për shkak të COVID-19, shumë njerëz do të fillojnë të mendojnë në mënyrë kritike për punën e tyre, ku punojnë, shëndetin e tyre dhe realitetet e tjera financiare, në vazhdën e situatës së koronavirusit. Teksa më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia, puna dhe jeta private do të bëhen më të lidhura me njëra-tjetrën. Kjo ka implikime të rëndësishme për lumturinë tuaj. Nuk mund të mendoni më “jeta e punës” dhe “jeta personale” si dy jetë të veçanta. Lumturia juaj në shtëpi dhe në punë të dyja duhet të jenë të pranishme. Nëse jeni të lumtur në shtëpi dhe të mërzitur në punë, kjo formulë nuk do të funksionojë.
Biznesi do të vazhdojë. Jeta do të vazhdojë. Thjesht mund të duket shumë më ndryshe se më parë. A do të ndodhin të gjitha këto ndryshime menjëherë? Ndoshta. Kjo gjë varet nga punëdhënësi juaj, industria, lloji i punës dhe faktorët e tjerë financiarë dhe jo-financiarë. A do të bëhen këto ndryshime të përhershme? Është shumë shpejt për të treguar. Punëdhënësit mund të testojnë situatën, të monitorojnë situatën e shëndetit publik dhe të mbledhin reagime të punonjësve. Një gjë është e sigurt në këtë kohë të pasigurt: ndryshimet në të ardhmen e punës po vijnë.
Puna nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit? Disa kompani teknike thonë “Po”
A do të punoni nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit? Punonjësit në disa kompani të mëdha teknologjike kanë rënë dakord për këtë mënyrë.
Siç është raportuar për herë të parë nga The Information, CEO Sundar Pichai tha gjatë një takimi gjithëpërfshirës disa ditë më parë se punonjësit e “Google” ka të ngjarë të punojnë nga shtëpia për pjesën e mbetur të vitit 2020. Punonjësit që duhet të kthehen në zyrat e tyre mund të rifillojnë që në qershor ose korrik, por jo më parë. Ndërsa shumica e të punësuarve mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit. Çdo punonjës që kthehet në një nga zyrat e ‘Google’ mund të hasë masa të reja sigurie dhe përvojë të re në zyrën e tij.
Në një kohë shumë ndërmarrje po zgjasin datën e rikthimit të punonjësve në zyra duke respektuar politikat e tyre të brendshme.
Google nuk është e vetmja kompani e teknologjisë që zgjati punën e punonjësve nga shtëpia. Kompanitë e tjera që kohët e fundit kanë bërë njoftime në lidhje me punën në distancë:
Amazon: Amazon gjithashtu zgjati punën e saj nga shtëpia, duke u ofruar punonjësve të Amazon mundësinë për të punuar nga shtëpia të paktën deri në tetor.
Facebook: Shumica e punonjësve të Facebook do të jenë në gjendje të punojnë nga shtëpia deri në fund të vitit 2020, sipas raportimit nga CNBC. Shumica e zyrave të Facebook do të hapen më 6 korrik. Ashtu si Google, punonjësit e Facebook filluan të punojnë në distancë prej në muajin mars.
Microsoft: Microsoft do të vazhdojë punën nga shtëpia deri në tetor.
Slack: Punonjësit mund të punojnë nga shtëpia deri në shtator.
Zillow: Drejtori i Përgjithshëm i Zillow, Rich Barton ka cekur se punonjësit e Zillow “kanë fleksibilitet” për të punuar nga shtëpia të paktën në fund të vitit.
Mënyrat sesi mund të ndryshojë zyra juaj
A do të ndjekë punëdhënësi juaj drejtimin e gjigandëve të teknologjisë si Google, Facebook, Amazon dhe Microsoft? A do të ktheheni në zyrën tuaj në 2021? Këta udhëheqës të rinj të tregut shpesh vendosin standardet për praktikat më të mira, të cilat mund të ndikojnë në mënyrën se si ndërmarrjet e tjera zhvillojnë punën e tyre përmess platformave online nga shtëpia. Edhe kur të ktheheni përfundimisht në zyrën tuaj, qoftë në vitin 2020 apo 2021, prisni disa ndryshime. Këtu janë disa mënyra sesi zyra juaj mund të ndryshojë (të paktën derisa të ketë një vaksinë COVID-19.
Kontrollet e temperaturës.
Maska.
Mjedisi i hapur ose jo i hapur i zyrave.
Udhëtim me ashensor.
Më pak takime të klientëve në grupe të mëdha.
Reduktimi ose eleminimi i takimeve apo konferencave në grupe të mëdha.
Vetëm punonjës të caktuar punojnë në një zyrë.
Përshtatur nga Forbes
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëri- Shqipëria ka në tryezë tre opsione për turizmin. Ai i brendshëm, ai i koordinuar me vendet e rajonit, si dhe ai përtej këtyre kufizimeve. Teksa opsion...
TIRANË- Serbia dhe Maqedonia ndoqën politikën e nxitjes së eksporteve dhe prodhimit, ndërsa Shqipëria u përqendrua te koncesionet, duke mbajtur borxhin e l...
TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, në një video-mesazh ka treguar disa detaje rreth procesit të Maturës Shtetërore. Në dek...
Mijëra apartamente janë stok, mijëra të tjerë, në ndërtimNë Tiranë toka tashmë kushton shtrenjtë dhe ata që blejnë për të ndërtuar po iu drejtohen qiejve. Ndërt...
I gjithë rajoni ka qenë vitet e fundit në një garë të ethshme për të tërhequr investimet e huaja. Në këtë garë, deri tani, ka pasur dy fitues të dukshëm, Serbia...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë personat që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike dhe që kanë vendosur të dhënat gabim, ...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar sot të gjithë tatimpaguesit, të cilat kanë përfituar nga paketa e parë e ndihmës ekonomikë se duhet...
TIRANË- Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsmimore, Rezena Vrapi edhe sot ka dhënë disa detaje për provimet e Maturës Shtetërore 2020. Në një video-masa...
TIRANË- Unioni i Këshillave Studentorë ka reaguar pas vendimit të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për anulimin e zgjedhjeve në Universitetin e Tir...
Niveli i lartë i borxhit publik, të ardhurat e ulëta dhe deficiti i llogarisë korente nuk i jep shumë hapësirë vendit për politika nxitëse fiskale. Shqipëria al...