LIVE UPDATES
Politike

“Ka nisur dimri ekonomik”, Basha takohet me biznesin në Durrës: 5 pikat e PD për nxjerrjen nga kriza (VD)

30 Janar 2020, 12:42 Nga DOSJA
“Ka nisur dimri ekonomik”, Basha takohet me biznesin në

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar sot përfaqësues të biznesit në Durrës, të cilët i kanë shprehur problemet e tyre. Basha tha se pasojat e tërmetit tek këto biznese vijojnë te jenë të pranishme dhe ka nisur një dimër ekonomik, ku shumë po falimentojnë.

Më tej kreu i opozitës u ka treguar biznesmenëve dhe planin me 5 pika të PD, që siaps tij mund të nxjerr ekonominë nga kriza pas tërmetit të 26 nëntorit. “Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit. Përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, janë këto 5 pikat që u propozuar nga kreu i PD.

DEKLARATA E PLOTË E PD

Tërmeti ka patur ndikim të drejtpërdrejtë tek ekonomia, tek rënia e konsumit. Dhe në radhë të dytë tek indikatorët që po shohim dhe se si po ndikon tek ekonomia e Durrësit dhe tek zonat e tjera të goditura, dhe padyshim si e përcjell këtë në Tiranë. Për një gjë tjetër më vjen keq, që dy muaj më parë, pas bisedës tonë të parë ne bëmë një plan me pesë pika duke marrë përvojën italiane. Dhe i kërkuam qeverisë të merrte pesë masa të thjeshta: 1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. 2. Përjashtimin nga tatim fitimi për të gjitha subjektet që e ri-investojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit. 3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit. 4. Përjashtimin nga TVSH për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Këtu me thënë të drejtën mund të kishim futur edhe shpenzimet të paktën për periudhën e emergjencës një mujore edhe shpenzimet e telefonisë celulare. E bëjnë turqit. Veçanërisht në atë periudhë sa hapesh me reklama e me kaq dhurova unë, e kaq dhurove ti; këtë kërkesë në fakt duhet t’ia kisha shtruar që në fillim kompanive të telekomunikacionit që për zonën e goditur të kishin bërë komunikimin falas për ata numra që janë regjistruar në atë zonë sepse edhe diçka praktika. Shumica prej tyre janë me pagesë, dhe ato ditë të para sa të shkonin të paguanin atë 10 mijë lekësh për të rimbush kartën e telefonit t’ua jepte këtë lehtësi.

Natyrisht këto që i kemi nxjerrë si pika i kemi nxjerrë bazuar në përvojat më të mira europiane edhe mbi ato që dëgjova nga ju kur u takova për herë të parë. Por në fakt ky nuk mund të jetë një veprim spontan. Kjo duhet të jetë një praktikë e qeverisë. Menjëherë sapo nxora këto pesë pika, dëgjova nga ana e qeverisë që tha “Disa nga pikat që ka nxjerrë Lulzim Basha janë në hartim e sipër”. Se çfarë ka ndodhur pas “hartimit e sipër”, unë nuk e di. Ndoshta unë jam i painformuar. Por kjo nuk ka gjasa, sepse kryetari i opozitës është njeriu i dytë më i informuar në Shqipëri, pas të parit të qeverisë.  Por nëse jam i pa informuar dhe situata këtu është ndryshe nga sa me thonë informacionet dhe burimet e mia, ma thoni. Por sipas informacioneve dhe burimeve të mia situata është njësoj dhe në disa aspekte, shumë më keq.

Kanë filluar efektet e para të asaj që e kam quajtur dimri ekonomik. Më thonë që afro 25% më shumë është rritur falimentimi i biznesit të vogël. Ndërkohë që kostoja që ka përcjellë tërmeti dhe pasojat e tërmetit edhe tek biznesi jo i vogël dhe biznesi madh dhe biznesi prodhues në tërësi, tani po fillon të ndihet kafshimi i kësaj kostoje dhe po fillon të përkthehet në disa raste edhe në largim njerëzish nga puna. Sepse është edhe një nga zërat e para që biznesi redukton kur nuk është në gjendje të përgjigjet financiarisht.  Kjo natyrisht është një situatë katastrofike. E para arsye përse doja t’ju takoja dua të di situatën tuaj reale. Dua të përsëris dhe te sensibilizoj sa të mundem, se nuk ka përse të jetë kështu. Nuk jemi me duart përpjete së nuk kemi çfarë të bëjmë. Atë formulë që dhamë para dy muajsh e kemi edhe sot. Nuk mundet që të jemi edhe në emergjencë dhe të sillemi sikur jemi në luks. Edhe të jesh në emergjence dhe ta zgjasësh deri në mars dhe ndërkohë që vazhdon pagesa fiktive, të bëj edhe ndonjë fitim. O je në emergjencë dhe gjithçka mobilizohet si në emergjencë. E para që mobilizohet në emergjencë është financa. Ligji i emergjencave është bërë që ti japë Këshillit të Ministrave dhe Qeverisë lehtësira  në mënyrat se si të disponojë buxhetin; që të mos ketë të njëjta procedura të alokimit të fondeve; që të mos ketë të njëjta procedura të tenderimit. Për këtë është bërë ligji i emergjencës se nuk ka gjë tjetër. Mirë që struktura e emergjencës u pa që nuk ekzistonte, por të paktën kaluan dy muaj, si nuk është marrë asnjë masë. Dhe se kam me asnjërin prej jush personalisht, edhe pse secili prej jush e ka hall personal, ka hall familjar dhe qindra familjeve që ushqehen me biznesin. Këtu kemi të bëjmë me interes qytetar dhe kombëtar. Kemi të bëjmë me interes publik.  nuk ka më kohë, në një mënyrë apo tjetër duhet ti’ japim zgjidhje. Edhe në qoftë se qeveria aktuale nuk është e gatshme, kemi një arsye më shumë për të bërë çfarë është e mundur për t’i dhënë zgjidhje.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres biznesi në durrës kriza e biznesit pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne durres biznesi në durrës kriza e biznesit pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj