LIVE UPDATES
Politike

REPLIKAT/ Rama-Hajdarit: Mëso të flasësh, ke vetëm 150 fjalë në fjalor, jeni si dy pika uji me Lulin… Deputetja: Bleva v

30 Janar 2020, 11:50 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Rama-Hajdarit: Mëso të flasësh, ke vetëm 150

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputeten e opozitës, Rudina Hajdari. Teksa debati për ndërtimet pa leje kaloi tek kritikat e Hajdarit për mënyrën sesi shefi i qeverisë i reklamoi takimet e zhvilluara në Berlin e Bruksel, Rama vijoi duke i thënë Hajdarit se flet njësoj si Lulzim Basha, dukle mos kuptuar çfarë artikulon, referuar deklaratës së Hajdarit, se shërbimi parësor shëndetësor nuk funksionon.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Edi Rama: Opozitën nuk e zgjedh. E ke. E kishim opozitën këtu. Jeni si dy pika uji me ata që nuk janë këtu. Nëse ka ndryshim mes jush dhe Bashës është se ai gënjen me dashje, ju gënjen pa dashje, ai bën sikur s’kupton, ju nuk kuptoni, pra nëse do të bëja një krahasim për ndërtimet me leje, fjalimet e tij janë si ndërtime me leje që dalin nga leja, fjalimet tuaja janë pa leje komplet. Këtu flasim në mënyrë konkrete, ju kaloni nga betonizimi tek kontrolli bazë tek blloku në Tiranë. Një bolori fjalësh tamam si vër tulla hidh mistri, pa e ditur çfarë po ndërtohet. S’mund të dalloni fantazinë, metaforën, gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh kur mendon se flisni në emër të të resë. Cfarë do të bëni? Kush do ta bëjë me ju këtë? Nëse ka diçka që ju mund të bëni, është sistemi i fjalëve dhe rrugëve të mendimit. Niseni nga rrugët e mendimit. Ju thoni, që ju këtu, keni një kapacitet dëgjimi shumë të ulët. Ndryshoni komplet fjalët që mendoni ose pretendoni se po ju kundërvihen. S’thashë që s’kam qenë kryetar bashkie, unë thashë që kam qenë, dhe iu referova një problematike që lidhet me sistemimin e punëve në atë fushë. Flisni për betonizimin, se ku e keni gjetur…në atë pusin e paditurisë që prodhon fjalë, pa patur parasysh çfarë thoni. Jemi në vitin 2020, ka 2020 vite histori. Ca flet, çar thua? përse flet (ul zërin). C’lidhje kanë këto sallata fjalësh që gatuan këtu në foltore? Cdmth betonizim? E ke idenë çfarë është betoni? Gur artificial, që ta mësosh… ke parë aty ku udhëton ndërtime me kashtë? Arsyeja pse mora fjalën s’është që të bëj polemikë me ju, por duam s’duam, ju jeni opozita. Meqë ju sollët këtu të gjitha veshgjatësitë që përsëriten nga ata që ju udhëhiqnin juve deri dje dhe u fol shumë fol e fol se diçka do mbetet, edhe unë po flas se diçka do mbetet.

Mbi ç’bazë ju thoni se po emigrohet? Mbi cilat të dhëna? Apo nga institucioni i propagandës që buron nga mllefi, padituria dhe mendjelehtësia? Jeni një kopje e nxehtë e origjinalit që na la. Kështu, s’keni asnjë mundësi të sfidoni asnjë. Thjesht përsëritni ato që keni mësuar duke dëgjuar gramafonin origjinal. Këto s’janë të vërteta. Përse e keni fjalën që në spitale s’ka krevate, s’ka mjekë? Me siguri, më vjen edhe mirë që s’keni patur nevojë, por nëse do të shkoni të shihni spitalet, niseni nga QSUT, me të gjithë mungesën e vullnetit do e shihni se ka ndryshim të madh. Përse e keni fjalën? Kujt ia thoni këtë? Ua thoni gjysëm milioni që kanë bërë kontrollin shëndetësor falas? Askush prej tyre s’mund t’ju respektojë sepse ata kanë provën. Shkoni zonja Hajdari, bëjeni. Për t’a kontrolluar, bëhet apo s’bëhet. Përgjigjen e merrni edhe në kompjuter. Përse thoni për kontratë korruptive? E dini ju që deri kur erdhëm ne në qeveri, një përqindje drithëruese përfundonin për shkak të infeksioneve post-operatore. Sot kryehen 95 mijë operacione në vit. Deri dje, shumë nëna që shkonin për të lindur në maternitet, s’dilnin dot se kishin infeksion post-operator. Kështu, konsumonin organizmin e tyre, më shumë para që të vinin dhe zinin krevatët. Ishin instrumentat e pasterilizuara, që ta dini ju, se s’ju futet gjë në kokë se e keni kokën të mbushur me broçkulla. Ku ishte ti? Për cilën Shqipëri flet ti? E di që deri para ca kohësh këtu bëheshin operime me mjete kineze. Shko dëgjo Besnik Elezin. Sterilizoheshin mjetet me alkool dhe më pas shkohej e i futej njeriut në trup. Si stë vjen dhe turp se je edhe nënë. Në rastin më të mirë janë broçkulla, ti shkon pas fjalës, se të shkon fjala para se mendja të përpunon mendimin. Cilin pazar kam ndarë? E kam sfiduar udhëheqësin fizik, Lulzimin dhe shpirtërorin, Saliun në gjyq se s’provonin dot akuzat. Unë e di që shumëkush nga ata që dëgjojnë, dhe ata janë tifozë. Por ti më merr të keqen mua për pazare dhe ndarje pazaresh. E për ta mbyllur. C’është kjo pangopësi, unë qenkam i pangopur, që të takoj kancelaren Angela Merkel. Cila hemisferë brenda magazinës që keni mbi shpinë ua prodhoi këtë mendim? Dhe ç’lidhje ka kjo me egoizmin? Cili egoizëm ushqehet duke takuar kancelaren? Herën tjetër, kur të vish këtu, të lutem, jo nga krevati tek BE-ja, të lutem pak respekt për këtë foltore dhe pak respekt që ata këtu kanë përfaqësuar popullin. Broçkulla pa fund, na vë në pozitë, s’dimë as si ta ndërtojmë këtë bashkëjetesë këtu. Unë e kam të lehtë edhe të mos flas fare, por meqë ti je simboli i kësaj opozitës këtu… 

Por nuk ia ka lënë mangët as Hajdari. Bashkë-kryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, tha se ajo iu referohet fakteve, dhe se vetë ka blerë batanije dhe reflektorë ngrohës për disa pacientë nëpër spitale.

Rudina Hajdari: Vjen këtu edhe na jep mend. Por gjatë fjalimit tënd pranove se ke qenë kryetar bashkie. Kur fole këtu sikur po dilje para krishtit. Unë mendj se ju me këni keqkuptuar një çikë. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk e dini se ca bëhët në Shqipëri. Nuk ia keni idenë terrenit se çfarë ndodh në Shqipëri. Unë flas në këtë foltore dhe lexoj raportin që sapo doli para një jave, ku renditemi me vendet e Afrikës, kemi rënë 7 vende. E dyta, fola për spitalet se kam qenë vetë aty kur vizitova ca të pacientë të dëmtuar nga tërmeti. U bleva vetë rroba, batanije dhe rezisencë atyre. Unë mendoj se më keni keqkuptuar. Ju rrini me zonjën Merkel dhe nuk keni të mendoni se çfarë bëhet në Shqipëri. Ju nuk keni rënë akoma me këmbë në tokë. Jeni akoma te digjitalizimi. Unë kam qenë tek spitali dhe i kam dërguar një rezistencë sepse ishin pa ngrohje. Koncesioni për sterilizimin është i paligjshëm sepse ka çmime shumë më të larta se vendet e tjera. Çdo njeri që merret me këtë fushë e di shumë mirë se ky konçesion është i fryrë.

Deklarata e Ramës u bë sot gjatë seancës plenare, ku kryeministri ka treguar nismën e radhës nga qeveria që është ajo kundër ndërtuesve që kanë abuzuar. E pikërisht ka qenë kjo temë që ka sjell një seri replikash, ofendimesh, ironishë e batutash me deputeten Rudina Hajdari.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020 edi rama rudina hajdari seancë plenare 30 janar 2020

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK