LIVE UPDATES
Politike

‘Le të armiqësohen ndërtuesit’, Rama: Kush shton katet, i sekuestrohet dhe shembet prona (VD)

30 Janar 2020, 11:07 Nga DOSJA
‘Le të armiqësohen ndërtuesit’, Rama: Kush shton

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Kuvendi për ligjin e ri për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve. Sipas Ramës, është koha që të nisë  disiplinimi i  ndërtimeve dhe arkitektët të mbajnë përgjegjësi për projektet e tyre deri në fund. Më tej tha se nga sot e tutje ndërtimet do jenë me standarde dhe të gjithë do ndëshkohen.

Do të kemi ndërtime siç janë ligje me norma të sakta. I rroftë këtij Parlamenti që për 30 vite ka bërë ligje për ndërtimet, e i rroftë qeverisë që kërkon të ketë në kontroll territorin. Prandaj duhet  që ndërtimet nga sot e tutje të kenë normta të qarta dhe të mos jenë për qëllime fitimi”, tha Rama.

Më tej shtoi se të gjitha ata ndërtues që shkelin lejet dhe bëjnë kate shtesë të ndëshkohen, do u sekuestrohet dhe shembet prona. “Të gjithë mund të harrojnë 26 nëntorin, ata 51 viktima dhe 1000 të plagosur, por ne jo. Nuk duhet ta harrojmë. Le të çohen të gjithë ndërtuesit dhe të armiqësohen me qeverinë, nuk do ia dalin, se duhet që të jetë një mësim 26 nëntori. Duhen ashpërsuar masat dhe të gjitha ata që dalin jashtë lejes së ndërtimit godina duhet të shembet dhe të sekuestrohet nuk duhet ta gëzojë ai që e ka ndërtuar. Por ndëshkime do ketë dhe ata që ndërtojnë individualisht”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.

FJALA E PLOTË

Pjesa më e madhe e ndërtesave në Tiranë dhe në qytetet e tjera nuk kanë lidhje me lejet e ndërtimit të miratuara. Nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara nga bashkitë do kishin sot qytete shumë më cilësorë se sa ato që kemi sot. Ajo që ka ndodhur dhe ka sjellë edhe situatën e papranueshme të papunësisë për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimit me shtesa. Në masë të patolerueshme rastesh, ajo që nis me miratimin e lejes është një trup që shfaqet i zmadhuar nga shkelja e ligjit. Pse nuk ka funksionuar kontrolli. Sepse nuk mund të funksionojë. Ka qenë një betejë e nisur nga unë që në bashkinë e Tiranës për të ndëshkuar rëndë çdo metës katrorë jashtë lejes. Nga gjoba e propozuar prej meje në atë kohë me 100% për metrat shtesë u zbrit këtu në këtë sallë me 4% të kostos për shtëpitë dhe 8% për dyqanet. Ky nuk është sanksion. Nuk mund të funksionojë kontrolli mbi lejet e ndërtimit nëse nuk ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë penale. Arkitektët janë përgjegjës për realizimin e projektit dhe duhet të firmosin për konformitetin e asaj që kanë ndërtuar. Ka vetëm një pengesë që përgjithësisht nuk është kapërcyer nga korrupsioni. Të gjithë janë të kujdesshëm kur japin leje sepse i thonë burgut hapu. Ajo që ndodhi në Durrës është historia e godinave që i përkasin kësaj kategorie që po flas unë. Janë shembur godina me shtesa. Shtoi ujë dhe shto miel. Ato godina që u nisën për 5 kate dhe u bënë 8 kate. Zhvilluesit pasi kanë shkelur me katër gjymtyrë lejet e ndërtimit, janë vënë para një kontrolli, kanë vajtur në gjykatë, duke gjunjëzuar shtetit duke marrë edhe legalizimin e paligjshëm të shtesës. Një pallat te drejtoria e policisë në Tiranë me 4 kate shtesë për të cilin u bë një betejë ligjore dhe zhvilluesi përqeshi shtetin. Pas këtij ligji ne duhet të kalojmë norma të reja që ngarkojnë me përgjegjësi të gjithë zinxhirin,. Ai nuk mund të bashkëpunojë më me zhvilluesin. Këto gjëra nuk imagjinohen në Gjermani apo në Francë, Nuk mundet dot që gjykatës t’i lihet diskrecioni nëse është apo jo e rrezikshme shtesa. Shtesa është shkelja e ligjit. Kjo sjell edhe përfitim të paligjshëm ekonomik dhe financiar në kurriz të qytetarëve. në fund nuk mundesh dot që sistemi të mbrojë ndërtuesin që ndërton jashtë lejes së ndërtimit duke vendosur një konfuzion total. Nuk mund të ketë ndërtesa gjysmë të paligjshme. Nëse ti ke bërë katin e gjashtë në një pallat 5 katësh, dhe ndërtuesit mos t’i hyjë asnjë gjemb në këmbë. KCK e ka gjunjëzuar shtetin. Çdo volum i ndërtuar me qëllim fitimi duhet ose shembur ose sekuestruar për qëllim social. Kjo do bëjë që edhe në Shqipëri të kemi ndërtime në përputhje me normat e ndërtimit. Masat tona ligjore nuk ndalen tek ky ligj që është i nevojshëm dhe ka shumë elementë. Sanksionet për ndërtimet individuale pa leje. Kjo është pjesa e nevojshme por hipokrite nëse nuk godasin ata që janë të dëmshëm. Një individ që shkel lejen nuk mundet më të amnistohet në Republikën e Shqipërisë. Ajo ka qenë një kategori e mbrojtur nga paaftësia për të bërë shtet, por edhe nga shkelja e syrit ndaj asaj kategorie. Duke i respektuar të gjithë ata që investojnë dhe ndërtojnë duhet të japim një mesazh shumë të qartë se kufiri është i pakapërcyeshëm. Atë kufi e përcakton ligji, planet dhe dokumentet zyrtare.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ndertimet ne shqiperi seancë plenare 30 janar 2020 tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ndertimet ne shqiperi seancë plenare 30 janar 2020 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë