Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Joseph Borrell para vizitës së tij të parë në Ballkanin Perëndimor me mandatin e Përfaqësuesit të Lartë të BE për Politikën e Sigurisë, thotë se ka zgjedhur qëllimisht për të vizituar së pari Kosovën dhe Serbinë.
“Duke pasur parasysh gatishmërinë time personale, që dialogu të përparojë nën ombrellën e BE-së, kam dashur që së pari të vizitoj Kosovën dhe Serbinë. Kemi para vetes shumë punë të rëndësishme, duke përfshirë edhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Borrell para udhëtimit në Kosovë
Thuajse në çdo paraqitje në publik, që kur është zgjedhur në postin e shefit të diplomacisë së BE, Borrell ka theksuar se Ballkani Perëndimor do të jetë një nga prioritetet e këtij mandati. Konkretisht ai insiston në finalizimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe ndërsa Komisioneri i ri i Zgjerimit, Olivér Várhelyi thotë, se shpreson që marrëveshja të arrihet brenda vitit 2020, në kabinetin e Borrellit thonë, se vizita e parë e shefit të diplomacisë së BE nuk duhet pritur të rezultojë me propozime konkrete dhe me një plan se si të vazhdohet dialogu dhe të arrihet zgjidhja për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.
„Përfaqësuesi i lartë viziton Kosovën dhe Serbinë për të dëshmuar angazhimin e tij personal dhe qëllimin, për të bërë sa më shumë të jetë e mundur për të lehtësuar dialogun, në të cilin ai është ndërmjetësuesi kryesor”, thotë zëdhënësi i BE, Peter Stano.
Jo shumë shpresa nga vizita e parë e Borrellit
Që nuk duhet të varen shpresa të ekzagjeruara në vizitën e parë të Përfaqësuesit të Lartë të BE në Beograd dhe Prishtinë, është i mendimit edhe shefi i zyrës në Bruksel të Institutit gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri (SËP). “Procesi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës nën mbikqyrjen e BE ka ngecur kohë më parë, dhe në këtë moment në Bruksel dhe në BE nuk kanë shumë ç’ka t’i ofrojnë Beogradit dhe Prishtinës për t’i inkurajuar për bisedime të reja dhe kompromise”, thotë Dushan Reljiq për DË. Reljiq thekson faktin se politika e zgjerimit të BE gjendet në një lloj krize, prandaj hapat do të duhej të përcaktohen, pasi Komisioni Evropian të dalë me propozimin për metodologjinë e re për negociatat e pranimit. Nga ana tjetër Joseph Borrell vjen në Kosovë në momentin, kur në Prishtinë nuk është krijuar ende qeveria e re, e cila do të duhej të angazhohej për rifillimin e dialogut, dhe në Beograd po zhvillohet tashmë fushata për zgjedhjet parlamentare, të planifikuara për në pranverë. „Prandaj një gatishmëri e madhe për kompromise dhe hapa të rinj, nuk duhen pritur këtu”, përfundon Reljiq.
Serbia dhe Kosova mbeten zona të ndikimit të BE
Periudha e ngecjes në Serbi, tranzicioni në institucionet e BE dhe ndryshimet në metodologjinë e politikës së zgjerimit, nuk e frenuan administratën amerikane që menjëherë para udhëtimit të Borrellit në Ballkan ”të shpallë fitoren” dhe të njoftojë për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e linjës direkte ajrore, pastaj edhe asaj hekurudhore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës Një iniciativë e tillë amerikane, e negociuar dhe realizuar në Berlin, ka ngritur pyetjen e vazhdimësisë dhe efektivitetit të rolit të BE-së si ndërmjetës kryesor në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Në Bruksel përgjigjen se “çdo marrëveshje është e mirëpritur”, por edhe hedhin poshtë mundësinë që SHBA dhe Presidenti Trump të marrin rolin udhëheqës në zgjidhjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
”Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës zhvillohet nën kujdesin BE, dhe Joseph Borrelll dëshiron që të jetë kryenegociatori. Ne punojmë ngushtë me SHBA në rajon dhe mbështetja e tyre në procesin, që drejton BE, është gjithmonë e mirëseardhur”, deklarojnë burimet diplomatike të Bashkimit Evropian. Ato shtojnë se janë të vetëdijshëm për ndikimin, që Uashingtoni ka në Prishtinë dhe Moska në Beograd, por thonë se “nuk kanë frikë”, që Serbia, Kosova dhe Ballkani Perëndimor do të dalin nga “zona e ndikimit të BE”.
“Është mirë që diçka po lëviz, gjithsesi në kontekstin e Beogradit, Prishtinës dhe Brukselit do të ketë një përafrim, që do të çojë një ditë në një marrëveshje”, thekson lidhur me këtë kontekst Dushan Reljiq. Reljiq, si edhe shumica e analistëve evropianë, thekson faktin se SHBA ka anoncuar marrëveshjen, apo thënë më mirë letrën me qëllimet, që janë akoma larg nga zbatimi në terren, i cili varet thuajse nga të njëjtat gjëra, ku “janë penguar” më parë edhe bisedimet e tjera mes Beogradit dhe Prishtinës.
A po e rishikon Berlini strategjinë për Serbinë dhe Kosovën?
Para vizitës në Kosovë dhe Serbi Përfaqësuesi i lartë i BE bisedoi në Berlin me shefin e diplomacisë gjermane, Heiko Maas, për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Borrell theksoi se Brukseli dhe Berlini kanë ”vizion të përbashkët”, kur është fjala për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi gjithashtu edhe „rolin udhëheqës” të Gjermanisë në politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE. Në Institutin gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Siguri theksojnë se Gjermania ka kërkuar që marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen, duke i vendosur në një kornizë më të gjerë të përgatitjeve për pranim në BE.
Berlini, sipas Dushan Reljiqit, ka shpresuar që Beogradi dhe Prishtina do të jenë të gatshëm për kompromise dhe zgjidhje të përbashkëta për shkak të pranimit më të shpejtë në BE: „Ndërkohë perspektiva e një pranimi të shpejtë dhe jo aq të komplikuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka rrëshqitur në një të ardhme të largët. Kështu që edhe strategjia në Berlin, që përmes anëtarësimit në BE të kërkojë zgjidhje për ndarjen e Serbisë dhe shkëputjen e Kosovës, është diçka që me siguri do të duhet të rishqyrtohet tani,” thotë Reljiq për DW.
Ai shton se Ballkani Perëndimor është një nga hapësirat e rralla gjeopolitike, ku BE ka me të vërtetë ndikim, i cili buron nga një perspektivë e caktuar për anëtarësim. ”Meqenëse kjo perspektivë e pranimit është dobësuar aq shumë, mendoj se Borrell dhe Komisioni i ri me në krye Ursula von der Leyen duhet të rishqyrtojnë situatën e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e pranimit në BE”, përfundon Reljiq.
Dhe para se të bëjë një rishqyrtim gjithëpërfshirës brenda BE, Borell thotë, se gjatë vizitës së tij të parë synon thjesht “të njohë Kosovën dhe njerëzit, që jetojnë atje.
Marrë nga DW
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Korab Lita, ka lëshaur sot akzua të tjera kundër Rudina Hajdarit, të cilës pak kohë më parë kërkoi t’i merrte dhe postin...
TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë sot në “Forumin Ekonomik i Tiranës”, ku ka treguar disa nga nisma që ka marrë qeveria për të përmirësuar b...
Tiranë- Kryedemorakti Lulzim Basha pas një mungese të gjatë në media është shfaqur sot në një lokalet e Tiranës duket konsumuar kafe. Ka qenë vetë kreu i PD-së ...
Tiranë- Largimi i shqiptarëve nga vendi, kryesisht i të rinjve është një nga çështjet më shqetësuese të këtyre viteve të fundit. Për të fenomen ka reagua...
TIRANË- Maxhoranca dhe opozita vijojnë debatet në Kuvend, ku në rend të ditës janë disa projekt-ligje të rëndësishme. Që në nisje të seancës opozita është ...
TIRANË– Gazment Bardhi i ftuar sot në “Abc News” tha se zgjedhjet lokale do të përsëriten dhe u shpreh se për këtë mund të kalohet një dispozitë kali...
TIRANË– Korpusi i ri universitar do të ndërtohet me koncesion. Këshilli i ministrave ka miratuar një vendim, të firmosur nga zëvendëskryeministri Erj...
TIRANË– 7 deputetë të opozitës i dorëzuar një kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për të zhvilluar një interpelancë me ministrin e Turizimit dhe Mjedisit, Blend...
TIRANË- Është liruar nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë Erjon Luçi.Largimi i tij nga detyra është bërë me Vendim të Këshillit të ...
KUKËS– Prokuroria dhe Gjykata në Kukës kanë hequr një hetim për Liman Morina, prefektin e Kukësit për dyshimin e përfshirjes në blerjen e votave në z...