LIVE UPDATES
Politike

Lulzim Basha zgjohet herët dhe nis punën për rrëzimin e Ramës nga Gjermania: Përshëndetje miq, dita e dytë e kongresit,

23 Nëntor 2019, 11:00 Nga DOSJA
Lulzim Basha zgjohet herët dhe nis punën për rrëzimin e

GJERMANI– Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar një video-selfie nga Kongresi i CDU në Lajpcig nga ku edhe deklaroi se temë diskutimi kryesor ishte hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se 9 pikat e Bundestagut do të shërbejë si një udhërrefyes për Shqipërinë duke ndarë edhe një lajm të mirë për demokratët. 

“Ju përshëndes nga Lajpcig ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë sonë simotër, të CDU-së së Angela Merkelit. Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.

DEKLARATA E PLOTË:

Përshëndetje të dashur miq!

Ju përshëndes nga Lajpcig ku ndodhem në ditën e dytë të Kongresit të partisë sonë simotër, të CDU-së së Angela Merkelit.

Gjatë ditës së djeshme, kam patur rastin të bisedoj me disa nga figurat drejtuese të CDU-së, me emra të njohur, kontribues të jashtëzakonshëm për Shqipërinë; si dr. Johann Wadephul, dr. Gunther Krichbaum, drejtuesit e ekipit ekonomik në Bundestag dhe në partinë tonë simotër.

Gjatë ditës së sotme, pres të takohem me kryetaren e partisë dhe ministren e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer.

Në fokus të bisedave ka qenë, së pari, çështja e integrimit europian të Shqipërisë, pra, hapja e negociatave. Kam falënderuar CDU-në gjermane për qëndrimin, për hapjen rrugë të mocionit të Bundestagut, planit me 9 pika dhe udhërrëfyesit për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza. Kam kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje, çka më është konfirmuar këtu nga të gjitha takimet që kam patur në Lajpcig me përfaqësuesit më të lartë të politikës gjermane në Berlin, por edhe me përfaqësuesit në Bruksel, në veçanti me David Mc Allister, kryetarin e Apelit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian dhe me figura të tjera të rëndësishme eurodeputetë, eurodeputete, parlamentare, ministra të qeverisë federale. Ata kanë ritheksuar mbështetjen pa kushte për Shqipërinë, për shqiptarët në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe për planin e Bundestagut dhe, natyrisht, mbështetjen për opozitën, për Partinë Demokratike, partinë e tyre simotër, për të cilën u kam shprehur mirënjohjen time më të thellë.

Dua të ndaj me ju të dashur miq edhe një lajm tjetër të mirë.

Gjatë ditës së djeshme dhe gjatë ditës së sotme, ka qenë në fokus plani ekonomik i Partisë Demokratike që, siç e dini, është hartuar me ndihmën e ekspertëve më të mirë të kristiandemokratëve gjermanë, të partisë dhe Fondacionit Conrad Adenauer.

Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, në veçanti, përsa i përket investimeve gjermane në fushën e teknologjisë, investimeve gjermane në Shqipëri, ku ambicia jonë është që, përmes ofertës së qeverisë së ardhshme të demokratëve dhe fuqisë së kapitalit dhe inovacionit të fuqisë gjermane, edhe Shqipëria të përfitojë dhjetra mijëra vende pune të sektorit të teknologjisë dhe informacionit. Gjithçka ndodh që edhe Shqipëria, njësoj si vendet e tjera të rajonit, në veçanti Serbia, të jetë në gjendje të krijojë dhjetëra mijëra vende pune me paga të mira për rininë shqiptare në veçanti.

Jam shumë optimist nga kontaktet këtu në Lajpcig, siç edhe me përfaqësues të qeverisë, por edhe përfaqësues të sektorit të industrisë dhe teknologjisë gjermane, mund të them me siguri të madhe se nga Lajpcig do të kthehemi sot me zemrën plot, besoj edhe me duart plot, sa i përket planit për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit ekonomik, me investime gjermane, me investime europiane me vende pune dhe teknologji të përparuar.

Ju përshëndes nga Lajpcig dhe mirupafshim së shpejti në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne gjermani cdu gjermani lulzim basha basha ne gjermani cdu gjermani lulzim basha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para