LIVE UPDATES
Aktualitet

Basha në Prokurori, VOA: Meta propozon ballafaqim me vota mes palëve

14 Janar 2022, 18:30 Nga DOSJA
Basha në Prokurori, VOA: Meta propozon ballafaqim me vota mes palëve

TIRANË- Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist. Në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dha sot dëshmitë e tij në prokurori, ku po vazhdojnë hetimet për ngjarjet e dhunshme të fundjavës. Zoti Basha tha se më 8 janar u shmang gjakderdhja dhe e nxiti drejtësinë që të ndriçojë ngjarjet sa më parë.

Po sot, Presidenti Ilir Meta deklaroi se, jo dhuna, por ballafaqimi me vota midis palëve në Partinë Demokratike është zgjidhja e problemit në partinë më të madhe opozitare. Një ditë më parë prokurorët morën në pyetje organizatorin e protestës, ish kryeministrin Sali Berisha. Dy drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike dhanë sot dëshmitë e tyre në prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e dhunshme të fundjavës së kaluar pranë selisë qendrore të opoziztës. Më herët sekretari i përgjithshëm, Gazmend Bardhi, dhe pastaj kryetari i Partisë Lulzim Basha, iu përgjigjën hetuesve për afro 2 orë secili rreth detajeve që ata dinin mbi ngjarjet e 8 janarit.

Kryetari Basha tha para shtypit se “Partia Demokratike ishin në qendër të një sulmi barbar, ku për fat të mirë u shmang gjakderdhja, që y synua nga organizatorët e protestës”. Zoti Basha ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të ngjarjeve të dhunshme dhe përgjegjësitë për secilin person pjesëmarrës dhe protagonist. Ai tha se ish “kryeministri Sali Berisha nuk ia arriti dot të imponohej me anë të dhunës, sepse u braktis nga demokratët”.

“8 janari është një tjetër ndarje me të kaluarën dhe me tranzicionin e pafund, ku e mbajtën peng vendin një pakicë politikanësh për qëllime personale”, tha zoti Basha.

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot para shtypit se “përdorimi i forcës si ndaj dyerve e dritareve ashtu edhe ndaj protestuesve dhe qytetarëve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm”. Zoti Meta publikoi disa mesazhe me deputetin Belind Këlliçi, përkrahës i ish kryeministrit Berisha, përmes të cilit presidenti ishte përpjekur drejtpërdrejt të ndikonte ndaj protestuesve për të shmangur aktet e dhunës. Zoti Meta dënoi dhunën, sipas tij, të ushtruar nga të dyja anët, të cilën e ilustroi me foto të zmadhuara nga protesta.

“Mjetet fizike dhe policeske nuk mund të jenë zgjidhje për asnjërën palë, por vetëm ballafaqimi politik përmes votës së lirë”, – tha ai, ndërsa theksoi se “ngjarjet u shkaktuan prej refuzimit për t’u ballafaquar me votë të lirë dhe mjete demokratike mes dy palëve në PD”.

Ndërkohë Partia Demokratike reagoi ndaj komenteve të zotit Meta, i cili sipas deklaratës së opozitës, nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të saj. PD theksoi se ndërhyrja e sotme e presidentit vërtetoi praninë trekëndëshit të Bermudës Berisha – Rama – Meta.

“Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale” – deklaroi Partia Demokratike.

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Escobar u bëri thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.

Prokuroria e Tiranës mori dje në pyetje organizatorin e protestës së 8 janarit, ish kryeministrin Sali Berisha, mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike. Zoti Berisha iu përgjigj për më shumë se dy orë prokurorëve të kryeqytetit, të cilët po hetojnë dhunën, që shpërtheu gjatë protestës së organizuar prej tij fundjavvën e kaluar në selinë e Partisë Demokratike.

Prokuroria nisi menjëherë hetimet mbrëmjen e 8 janarit, duke shoqëruar dhe proceduar disa dhjetëra persona nga të dy krahët. Protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa për përkrahësit e zotit Basha ka dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë. Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen nën kontroll të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike basha ne prokurori ilir meta lulzim basha sali berisha voa basha ne prokurori ilir meta lulzim basha sali berisha voa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj