LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbledhje e KLP, miratohen ndryshime në disa prokurori të vendit

14 Janar 2022, 17:04 Nga DOSJA
Mbledhje e KLP, miratohen ndryshime në disa prokurori të vendit

TIRANË – Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi në mbledhjen e sotme ndryshimet e fundit në disa prokurori të vendit. Irena Çunoti u caktua prokurore e përkohshme në Prokurorinë e Korçës. KLP ka pranuar dorëheqjen e Maksim Sotës, vendim i cili hyn në fuqi në 31 janar.

Kledian Llaho transferohet përkohësisht nga Prokuroria e Vlorës në atë të Sarandës.

Në këtë mbledhje u diskutua dhe shqetësimi për numrin e pakët të prokurorëve për shkak të procesit të vettingut. Anëtarët e KLP kërkuan që të veprohet më me kujdes me vendimet transferimeve dhe emërimeve të përkohshme të prokurorëve për të mos rënduar ngarkesën e prokurorëve.

Gjithashtu, u vendos dhe nisje e procedimit disiplinor për dy prokurorë, emrat e të cilëve nuk janë publikuar.

NJOFTIM I I KLP:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot, më 14.01.2022, mbledhjen plenare të radhës në praninë e të gjithë anëtarëve.

Me votë unanime, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të znj. Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë, për periudhën nga 20.01.2022 – 19.04.2022.

Këshilli vijoi me vendimin për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, znj. Vitjuna Mata, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila aktualisht është e komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Bazuar në kërkesën për dorëheqje nga detyra të z. Maksim Sota, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, paraqitur pranë KLP më datë 13.12.2021, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak dorëheqjeje. Dorëheqja jep efekt më datë 31.01.2022.

Me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota pro dhe 1 (një) kundër (z. Sokol Stojani), transferimin përkohësisht me pëlqimin e tij, tëz. Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për një periudhë njëvjeçare.

Gjatë diskutimeve, anëtarët prokurorë z. Sokol Stojani dhe z. Zeqir Hoda kanë ngritur shqetësimin për numrin e vakancave në sistem të shkaktura nga procesi i vettingut, i cili ka arritur në 120 prokurorë. Ky fakt e vështirëson ndjeshëm funksioninin e zyrave të prokurorisë. Për këtë arsye, ata i kërkuan Këshillit, të jetë i kujdesshëm me përdorimin e instrumenteve në dispozicion, si emërimi, caktimi i përkohshëm dhe transferimi i përkohshëm me pëlqim i prokurorëve brenda sistemit të prokurorisë. Kjo, për të mos ndikuar negativisht në punën e prokurorëve dhe në përballimin e ngarkesës, shkaktuar nga numri i madh i dosjeve.

Duke ndarë të njëjtin shqetësim, Kryetari i KLP-së, z. Gent Ibrahimi deklaroi se, përballë kësaj situate të vështirë, Këshilli ka patur për detyrë të garantojë funksionalitetin e zyrave të prokurorisë në vend, duke përdorur me efikasitet dhe në mënyrë proporcionale, të vetmet instrumente ligjore që ka në dispozicion, me qëllim menaxhimin e vakumit të madh të krijuar në sistem nga pasojat e vettingut.

Me propozim të Komisionit Disiplinor, Këshilli caktoi datën 07.02.2022, ora 11.00, si datë për zhvillimin e seancës dëgjimore për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}, dhe magjistratit {…} me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…}.

Për të dy magjistratët në fjalë, Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka propozuar masën disiplinore “Vërejtje publike”, parashikuar nga neni 107, i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i  ndryshuar.

Bazuar në kërkesën, paraqitur Këshillit më datë 01.12.2021 nga z. Petrit Bica, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 10 (dhjetë) vota pro dhe 1 (një) kundër (znj. Esmeralda Keshi), miratimin e pensionit të parakohshëm për z. Petrit Bica, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, njëkohësisht dhe mbarimin e statusit të magjistratit për prokurori në fjalë, më datë 31.01.2022. Në vendimin e miratuar përcaktohet se pensioni i parakohshëm për z. Petrit Bica, është një pension pleqërie i reduktuar dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, deri në datën 10.05.2025, kur subjekti plotëson afatin për përfitimin e pensionit të plotë të pleqërisë.

Lidhur me një pikë tjetër të rendit të ditës, Këshilli vendosi të shtyjë miratimin e Rregullores për “Standardet e etikës dhe rregullave të sjelljes së prokurorit”, për ta konsultuar me trupën e prokurorëve në sistem.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet keshilli i larte i prokurorise vetting keshilli i larte i prokurorise vetting

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë