LIVE UPDATES
Politike

Basha: Para 9 shtatorit unë isha kandidati më i mirë për kryeministër

12 Nëntor 2021, 17:26 Nga DOSJA
Basha: Para 9 shtatorit unë isha kandidati më i mirë për

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka qenë minumimi i vendimit që ai mund të merrte. Në një intervistë për ‘News24’, Basha tha se Berisha nuk i qëndroi premtimit të bërë publik që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe as Grupin Parlamentar të PD-së në betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basha vazhdoi se Berisha nisi një betejë ku përfshiu tërësisht Partinë Demokratike. Ai në fjalën e tij gjithashtu tha se para 9 shtatorit ishte lideri më i mirë i Partisë Demokratike dhe kandidati më i mirë për kryeministër të vendit.

Pyetje: Në librin tuaj Misioni im ju e keni kundërshtuar konceptin e vrasjes së babait. Madje keni shtjelluar më tej se kjo nuk është në traditën partive të djathta vrasja e babait, por është një akt i partive të majta. Në fakt akti që ju morët me zotin Berisha me pezullimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike a nuk është një vrasje e babait tuaj politik? Dhe si do t’i përgjigjeshit akuzave të zotit Berisha në planin personal që ju jeni besëprerë me këtë akt?

Basha: Nëse ka një njeri në pozitat e një drejtuesi partie që nderon trashëgimi politike dhe respekton pasardhësin në gjirin e Partive Popullore Europiane apo kudo në planet ky jam unë. E kam treguar këtë duke treguar vlerat më të mira konservatore dhe traditën më të mirë të konservatorizmit shqiptar dhe konservatorizmit politik. E kam bërë në nderim të gjërave pozitive që Sali Berisha dhe ekipi i tij pjesë e të cilit kam qenë edhe unë ka bërë për Shqipërinë. Sigurisht duke tejkaluar edhe pjesët negative për të cilën kemi paguar koston tonë sa herë që jemi votuar nga shqiptarët për të dalur në opozitë. Kam vazhduar ta bëj këtë edhe kur kishte thirrje publike për linçimin e tij. Dhe e kam bërë edhe në momentin kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë presionin maksimal për largimin e tij nga Partia Demokratike dhe largimin e tij nga parlamenti duke vendosur pezullimin e tij nga Grupi Parlamentar pa e larguar as nga Partia Demokratike, as nga parlamenti deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Shtete e Bashkuara të Amerikës, me partnerin strategjik të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Kjo besoj se e shpjegon fare qartë qëndrimin tim, qëndrim që më mirë se kushdo e ka patur të qartë Sali Berisha qëndrimet e të cilit ndryshojnë si nata me ditën, si e bardha me të zezën. Deri para 9 shtatorit isha lideri më i mirë i Partisë Demokratike. Ndonjëherë ka tejkaluar edhe vetën e tij në atë moment. Isha kandidati më i mirë për kryeministër, isha njeriu që në jetën time kisha realizuar gjëra që Edi Ramës do i duheshin 3 jetë për t’i realizuar. Çfarë ndryshoi pas 9 shtatorit? Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të të nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë për të pezulluar Sali Berishën. Duke respektuar kështu dhe duke konkretizuar kështu angazhimin e tij që nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një vendim që duhet ta merrte vetë siç kam kërkuar që ta merrte vetë. Në momentin që Sali Berisha nuk i qëndroi premtimit të bërë publik që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike dhe as Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike në Betejën me Shtete e Bashkuara të Amerikës përkundrazi nis një betejë ku përfshiu tërësisht Partinë Demokratike. Pa pikë diskutimi që ka qenë minimumi i vendimit që duhej të merrja me përgjegjësitë e mia si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë, me votë plebishitare në respekt të sakrificës së demokratëve. Sa i përket besë prerjes që është një nga sulmet më të ulëta që është bërë nga Sali Berisha këto 2 muaj. Nuk ka patur kurrë një besë midis meje dhe Sali Berishës për t’i rënë me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënohej interesi i njërit apo i tjetrit, për të mbrojtur shpinën e njërit apo të tjetrit. Jo! Me Sali Berishën na ka lidhur një tjetër besë nëse mund ta them këtë. Që ai ka ditur ta vlerësojë edhe publikisht. Besa e vlerave euroatlantike që na çoi dhe e çoi Shqipërinë në NATO, besa e interesit kombëtar për pavarësinë e Kosovës de njohjes së saj ndërkombëtare. Besa për interesat më të mira të shqiptarëve që nga heqja e vizave, tek ndërtimi i infrastrukturës moderne. Kjo ka qenë besa nëse mund ta quajmë besën që kemi lidhur me njëri-tjetrin dhe jo t’i binim me shkelm sakrificës së demokratëve nëse cënoheshin interesat personale të tij apo të miat. Kjo është e vërteta dhe gjithçka tjetër është një spekulim i pastër për të mbrojtur hallet personale të Sali Berishës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj