LIVE UPDATES
Politike

VD-Basha: PD pasuri e anëtarësisë, jo pronë e 1 individi me mendësinë e kiametit

18 Dhjetor 2021, 12:48 Nga DOSJA
VD-Basha: PD pasuri e anëtarësisë, jo pronë e 1 individi me

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar Partinë Demokratike një pasuri kombëtare. Nga podiumi ku mbajti fjalën përballë Kuvendit Kombëtar, Basha tha se PD-ja do të jetë e gjithë shqiptarëve. Referuar ish-kryeministrit Sali Berisha, ai shtoi se dëshiron të jetë politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit.


Pjesë nga fjala e Bashës: 

Unë dua t’ju flas sot për Partinë Demokratike si pasuri e antarësisë dhe jo pronë e një individi me mendësinë pas meje kaimeti. Jo, kiameti nuk do të vijë. Partia Demokratike nuk do t’i dorëzohet fatit të një një personi. Partia Demokraitke do të jetë e gjithë demokratëve, nga themeluesit te më i riu apo më e reja mes nesh. Për këtë kam qendruar i prerë në këtë periudhë, pa u zbrapsur edhe përballë individit me të cilin kam ndarë shumë vite bashkëpunimi. Sepse nuk bëhej fjalë për fatin e një njeriu, por për fatin e Partisë Demokratike, e për pasojë të të ardhmes së Shqipërisë. Luftova, dhe po luftojmë të gjthë bashkë, për normalitetin, që kjo parti të jetë një forcë politike që ngrihet mbi fuqinë e individëve që e përbëjnë, jo mbi fuqinë që individi që sundon një parti, që merr nga të tjerët, për të larësuar kultin e tij, deri në atë pikë sa të bëhet mbytëse për të ardhmen e saj. Këtë normalitet kërkoj, dua të jem kryetari që punoj për t’i dhënë normalitetin Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. Dua të jem politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Dhe për të sjellë këtë normalitet, duhet ta paqtojmë Partinë Demokratike me shoqërinë, duke nisur nga shtresat që janë themelet e shtëpisë tonë, të përndjekurit dhe pronarët…Duke reflektuar me aktet dhe komunikmin tonë qytetarinë që kërkojmë t’i japim politikës, duke këmbëngulur në një model që është vendimtar në termat afatgjata për clirimin e shoqërisë nga tensionet që i ngarkon asaj politika. Dhe që të kemi demokraci, institucione të forta, ekonomi të lirë, pra themelet të sigurta të shoqërisë sonë, duhet më së pari të ndalojmë pengesën kryesore, korrupsioni. E kam thënë më parë, e përsëris sot, se misioni im dhe i PD është lufta kundër korrupsionit, që ashtu si dekriminalizimi – është jetike për Shqipërinë. Kjo është beteja jonë parimore, të cilën e kemi imponuar edhe brenda radhëve tonë, duke kërkuar largimin e njerëzve të lidhur me krimin, e atyre që kanë abuzuar me pushtetin, duke mbajtur një qëndrim moral, në një kontrast të qartë me kundërshtarët tanë, pasi si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër. Ndaj edhe vjimin e betejës për vijmin e këtij misioni, ne kemi kërkuar vetingun e politikanëve, që është një mjet për të pastruar politikën nga korrupsioni – i cili është armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Dhe në këtë përpjekje për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, monopoleve, krimit të lidhur me politikën, unë dhe Partia Demokratike do të mbështesim drejtësinë që kanë filluar të jap shenjat e para në goditjen e korrupsionit në nivele të larta, duke konfirmuar se betejat tona, janë të drejta dhe në shërbim të qytetarëve. Ashtu sic do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë me luftën e pakompromis kundër korrupsionin galopant të qeverisë Rama, që është sot qeveria me e korruptuar ne Europë. Dhe për ta ndarë në mënyrë të qartë dhe përfundimtare të ardhmen nga e shkuara, ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin brenda vetes, për të ecur përpara dhe për të sjellë një ndryshim real për shqiptarët. Fatkeqësisht të gjithë në këtë sallë dhe jashtë saj e dimë se ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë të madhe për gjithë shoqërinë!!! Dhe sot dua të deklaroj këtu para jush se për ne nuk ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!!! Ne nuk jemi të gjithë njëlloj. Boll më! Ne sot do ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për ti ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë, faji i tyre është personal dhe nuk mund të ndahet! Ndërsa ata që i vuajnë pasojat e këtij abuzimi janë vuajtës!

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha kuvendi kombetar i pd 18 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para