LIVE UPDATES
Bota

I dyshuari si spiun i Kinës ka punuar në BE për 30 vjet

18 Janar 2020, 16:37 Nga DOSJA
I dyshuari si spiun i Kinës ka punuar në BE për 30 vjet

TIRANË- Ish-ambasadori i BE i dyshuar nga prokurorët gjermanë si spiun i Kinës ishte Gerhard Sabathil, sipas zyrtarëve të BE të cilët folën në kushte anonimati për EU Observer dhe për Washington Post.  Gjermano-hungarezi ka shërbyer si i dërguar i BE në Korenë e Jugut, Gjermani, Islandë e Norvegji para se të punonte për Eutop, një firmë lobuese me dimensione mesatare me zyra në Bruksel, Berlin e Munih, më 2017, i përmendur si “drejtor menaxhimi” në faqen e firmës në internet deri dje, e premte 17 janar. Ai ka qenë edhe i ngarkuar me punë i shërbimit të jashtëm të BE në Bratislavë e Pragë, dhe drejtor i shërbimit për Azinë Lindore dhe Paqësorin. Ka punuar në Komisionin Evropian në departamentet për Ballkanin Perëndimor, konkurrencën, industrinë dhe buxhetin, si dhe ka dhënë mësim në Kolegjin e Bryzhit, një akademi elitare. Një karrierë në BE e shtrirë në më tepër se 30 vjet, siç thuhet në biografinë e tij në Eutopi.

Lajmi se një ish-ambasador i BE dyshohej për dhënie sekretesh komerciale spiunëve kinezë fillimisht doli në revistën gjermane Der Spiegel të mërkurën, por revista nuk përmendi emra. Nga ana e saj, Eutop refuzoi të jepte detaje kontakti të Sabathil për EUobserver. Një firmë avokatie që përfaqëson firmën lobuese tha: “Rrethanat (hetimi gjerman) e përshkruara nga ju nuk hyjnë në aktivitetin e klientit tonë, kështu që nuk ka arsye që klienti ynë të bëjë komente”. Eutop ka 16 të punësuar në zyrën e Brukselit, e cila fiton rreth 2.8 milion euro në vit, duke përfaqësuar klientë të mëdhenj si British American Tobacco, Deutsche Telekom, General Electric, Pricewaterhouse Coopers. Ndërkaq, shërbimi i jashtëm i BE tha se ishte i gatshëm të punonte me autoritetet belge apo gjermane, të cilët bënë kontrolle në selitë në Bruksel e Berlin në lidhje me këtë çështje. Një zëdhënëse e shërbimit të jashtëm bëri të ditur se asnjë ndërtesë e BE nuk ishte kontrolluar.

Si çdo shërbim diplomatik, ne e dimë që mund të jemi objektiv i shërbimeve inteligjente armiqësore ndaj marrim masa për t’u mbrojtur”, shtoi ajo. Shërbimi i jashtëm i BE ka një “celulë speciale” e cila trajnon stafin në Bruksel e gjetkë për të qenë të kujdesshëm për çështje të tilla si përdorimi i medias sociale. Stafi informohet dhe sensibilizohet për këtë rrezik”, tha ajo. Si shërbimi i jashtëm i BE edhe Kolegji i Evropës i hoqën linqet për Sabathilin në faqet e tyre në internet në të njëjtën ditë, shenjë e dëmit që mund të shkaktojë kjo çështje në marrëdhëniet me publikun. Zoti Gerhard Sabathil ka dhënë mësim në departamentin e studimeve politike dhe qeveritare për një periudhë të shkurtër ndërsa punonte për EEAS [Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm], por… ai nuk ka më lidhje me Kolegjin e Evropës”, tha akademia në një komunikatë për shtyp.

Dyer që rrotullohen

Zyrtarë të lartë të BE shpesh punojnë për firma lobuese në Evropë, një praktikë që njihet si “dyer që rrotullohen”  nga OJQ pro-transparencës, të cilat thonë se kjo përbën një rrezik për sigurinë e informacionit të BE dhe në ushtrimin e influencës. Në të njëjtën kohë, shërbimi i jashtëm i BE ka vlerësuar se janë rreth 250 spiunë kinezë e 200 rusë në Belgjikë, sipas qarkoreve të brendshme të para nga e përditshmja gjermane Die Welt. Shërbimet inteligjente belge janë përgjegjëse për mbrojtjen e institucioneve ndërkombëtare atje.  Por dy shërbimet belge të spiunazhit, VSSE dhe ADIV, kanë pak më tepër se 30 oficerë kundërzbulimi që hetojnë spiunazhin rus e kinez, sipas një burimi belg të sigurisë që ka folur më herët me EU Observer.

(Përkthyer nga Eeuobserver.com)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bashkimi evropian gerhard sabathil spiuni i kines bashkimi evropian gerhard sabathil spiuni i kines

Sondazh

Poll

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK