Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BEOGRAD– Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nëse do të kishte mundësi do të votonte për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, ka shqetësuar shumë Beogradin zyrtar! Sot, gjatë një takimi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se do t’u dërgojë një letër të gjithë drejtuesëve të shteteve duke i pyetur nëse i dëgjojnë deklarata të tilla. E nëse po, cili është reagimi i tyre, e përse askush nuk reagon kundër shqiptarëve.
“Ne duam të bisedojmë me Prishtinën, të flasim për energjinë dhe të krijojmë besim minimal mes nesh. Kam biseduar dje me Lajçakun, jemi gati të bisedojmë dhe nuk duam të pranojmë tezën se ne jemi përgjegjës për bllokimin e bisedimeve. Për herë të parë që kur jam bërë kryeministër, do t’u dërgoj një letër të gjithë krerëve të shteteve dhe qeverive duke kërkuar shpjegim se si është e mundur që Kurti të flasë herë pas here në mënyrë shumë të qartë dhe të paqartë për dëshirën e tij për bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Letra ime do të përmbajë një pyetje të thjeshtë: A do të thotë kjo që ju do të heshtni dhe nuk do të reagoni nëse dikush nga këtu flet për bashkim me dikë tjetër? Pra, pyes, mbi çfarë parimi do t’u lejohet shqiptarëve ta bëjnë këtë dhe serbëve u ndalohet? Unë do të kërkoj një shpjegim dhe do të pyes: Çfarë do të thoshit nëse dikush nga Serbia ose RS do të thoshte kështu? Apo ata mund të bëjnë gjithçka? Do të guxoj të pyes se si do të reagonin nëse deklarata të tilla të papërgjegjshme do të vinin nga Beogradi? Çfarë do të thotë se ke të drejtën e papërgjegjshmërisë nëse je shqiptar, nëse i përket disa kombeve të tjera dhe se nuk ke të drejtë në të njëjtat standarde nëse je serb? Kjo është gjithçka që duam të dëgjojmë,”-tha Vuçiç.
Por çfarë tha Kurti që shqetësoi kaq shumë serbët?
Gjatë një interviste, Kurti do të ishte dakord një bashkimi të mundshëm, por vetëm nëse do të kishte një referendum paqësor dhe demokratik, duke u përballur me sulme nga Serbia. Zyrtarë të lartë, media por edhe Lista Serbe, e cilësuan si një ekstremist që po rrezikonte paqen në rajon. Edhe pse e gjithë intervista ngrihej mbi një situatë hipotetike që nuk ka gjasa të ndodhë.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i pari nga radhët e selisë blu që shkoi vetë që të verifikonte firmat e mbledhura nga ish-...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë ditën e nesërme në qytetin e Kuçovës, aty ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ e radhës....
VLORË– I riu i plagosur mbrëmjen e djeshme në Vlorë është Ermal Sherifi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 37-vjeçari, i plagosur dje në Or...
SARANDË- Katër persona janë arrestuar në Sarandë pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Gjatë operacionit policor të koduar &...
DIVJAKË– Një 45-vjeçar, i identifikuar me iniciale K. H., është prangosur nga Policia e Divjakës pasi u kap duke prerë dru në pyllin e Divjakë...
ANGLI– Ekzekutimi i shqiptarit, Flamur Beqiri mendohet se ishte planifikuar 6 muaj më parë.Sipas organeve të drejtësisë në Britani, shqiptari u qëllua për...
LEZHË– Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi iu janë gjetur 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, kapsolla dhe mjete të tjera të cilat dyshohen se do...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban si lajm kryesor në faqe aksidentet më të rënda që kanë ndodhu...
KOSOVË– 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Bullgari si pasojë e djegies së një autobusi. Kosova dh...
Mbi njëqind persona kanë vdekur në aksidente në Ballkanin Perëndimor, në të cilat kanë qenë të përfshirë autobusë me udhëtarë. I fundit ka ndodhur në orët e par...