Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
GJERMANI – Bayern Munich është i një tjetër planeti në Bundesliga. Bavarezët po shkojnë drejt titullit të 9-të radhazi në Gjermani, pasi po vazhdojnë të fitojnë. Në javën e 26-të skuadra e Hansi Flick regjistroi fitoren e 4-t rresht, pasi mposhti lehtësisht në “Allianz Arena” Shtuttgartin me shifrat 4-0, duke e thelluar sërish në +4 avantazhin ndaj Leipzig të vendit të dytë.
Edhe pse me 10 lojtarë, që nga minuta e 12-të pas daljes me karton të kuq të kanadezit Alfonso Davis, Bayerni nuk ndalet falë një super Robert Lewandowski, autor i një 3-golëshi, i cili e ngjiti në kuotën e 35 finalizimeve në kampionat, zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë. Pas një asisti të marrë nga Serge Gnabry, bomberi polak zhbllokoi shifrat në minutën e 18-të.
Gnabry shënoi edhe të dytin 4 minuta më vonë, përpara se vinte edhe “show” personal i Levës, që shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 23 dhe 38-të. Në pjesën e dytë pavarësisht përpjekjeve të Shtuttgart, rezultati mbeti i pandryshuar me Bayernin që mori një fitore të rëndësishme në garën për titull.
Pas dy javësh kur të rikthehet Bundesliga, pas pauzës së kombëtareve, bavarezët do të kenë përballjen direkte ndaj Leipzig që mund të vendosë shumë përsa i përket fateve të Meisterschale-s.
Në ndeshjet e tjera Frankfurt fitoi 5-2 ndaj Union Berlin, Dortmundi ngeci në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Koln, ndërkohë që Wolfsburg hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit në Champions, pasi triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Werder Bremen.
B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANE – Janë katër takime të javës së 16-të në të dy grupet e kampionatit të Kategorisë së Parë. Tensioni nuk ka munguar në ndeshjen midis Burrelit dhe Erzenit...
MAQEDONI E VERIUT – Një fitore shumë e rëndësishme dhe turpëruese e Shkëndijës 6-1 ndaj rivalit kryesor në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Vardarit. Skuadra...
KOSOVE – Java e 26-të e Ipko Superligës së Kosovës ka nisur me surpriza, kur sot janë zhvilluar vetëm dy takime. Skuadra e Besës, e fundit në renditje, ka befas...
KUVAJT – Ish-lojtari i Partizanit, Lorenc Trashi i cili aktualisht aktivizohet në kampionatuin e Kuvajtit me fanellën e Al-Qadsia, ka reaguar nëpërmjet një Stor...
DURRES – Pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Teuta nesër, në orën 16:00, do të përballen me Partizanin në “Elbasan Arena”, në kuadër të...
TIRANE – Pas barazimit pa gola ndaj Teutës, Kastrioti rikthehet të luajë në kampionat teksa do të presë në stadiumin e Kamzës skuadrën e Vllaznisë, e cila...
TIRANE – Nesër, në javën e 25-të të Superiores, në orën 16:00, në “Elbhasan Arena” të kuqtë e Partizanit do të presin Teutën. Para këtij takimi, trajneri i të k...
SHKODER – Vllaznia luan nesër në Kamzë ndaj Kastriotit, një kundërshtar i vështirë për çdokënd në këtë sezon. Para kësaj sfidë në konferencë për me...
MILANO-Dy humbje radhazi midis kampionatit dhe Europa League pa shënuar gol, ka shqetësuar jo pak skuadrën e Milanit. Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj...
TIRANE – Nesër, në orën 13:00 bardheblutë e Tiranës, në kuadër të javës së 25-të të Superiores, do të jenë mysafirë në Kurbin për t’u përballuar me skuadr...