LIVE UPDATES
Bota

BE: Brukseli nuk qëndron prapa “non-paper”, të mos shpërndahen lajme të rreme që krijojnë telashe

5 Maj 2021, 08:06 Nga DOSJA
BE: Brukseli nuk qëndron prapa “non-paper”, të mos

BRUKSEL– Dokumenti i fundit i pretenduar “non-paper”, në të cilin flitej për një marrëveshje Kosovë-Serbi, është komentuar dhe ka nxitur reagime në skenën politike vendore, në Serbi, por edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Në media qarkulluan lajme ku thuhej se prapa këtij dokumenti qëndrojnë, Gjermania dhe Franca, e së fundmi edhe dikush nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Gjermania dhe Franca reaguan menjëherë duke hedhur poshtë zërat se këto dy vende mund të qëndronin prapa këtij dokumenti.

Ndërkohë në Beograd u përmend se hartuese e ‘non-paper’ mund të ishte diplomatja holandeze, Angelina Eichhorst, me përvojë në shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS), aktualisht është drejtoreshë për Evropë dhe Azi të Mesme dhe njeh rrethanat në Ballkan.

E së fundmi në Serbi u tha se autore e ‘non-paper” është Maja Kocijançiq, ish zëdhënësja e Komisionit Evropian. Kocijançiq aktualisht është shefe e Kabinetit për komunikim me media e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

Por, një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Këto pretendime janë absolute pa kuptim. Tashmë javën e kaluar ne kemi lëshuar një demant të fortë duke refuzuar të gjithë informacionin e rremë që pretendon se dikush nga punonjësit tanë do të qëndronte pas këtij dokumenti të pretenduar. Ne i hedhim poshtë fuqishëm pretendimet në disa media në lidhje me këtë. Askush nga Komisioni Evropian, as Shërbimi i Veprimit të Jashtëm nuk ka të bëjë me këtë dokument të pretenduar, as nuk e ka hartuar atë as nuk e ka miratuar atë. Pretendimi i së kundërtës është thjesht i rremë. Ky pretendim për ‘non-paper’ nuk pasqyron pozicionet e BE-së dhe ne vendosmërisht distancohemi nga ajo”,– ka deklaruar Stano për Telegrafin.

Stano po ashtu ka kërkuar nga mediat që të mos shpërndajnë lajme të rreme që krijojnë telashe dhe mund të krijojnë një mjedis toksik.

Ndërkaq, ditën e hënë diplomatët evropianë Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt në një panel diskutimi shprehën shqetësimin në lidhje me dy të ashtuquajtura ‘non-paper’,

“Kur ne (BE-ja) krijuam një boshllëk në rajon, të tjerët po vijnë me ide të tjera. Nëse nuk jemi seriozë me Planin A (anëtarësimin në BE për shtetet e Ballkanit), do të vijnë njerëz të tjerë me një Plan B dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën flitet në ‘non-paperi’-in e parë”, kishte thënë Lajcak, emisar special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

E, po ashtu, Bildt ishte dakord me këto konstatime të Lajçakut.

Nëse Plani A nuk funksionon, i cili humbi besueshmërinë për BE-në, atëherë keni Planin B, ‘non-papers’ dalin në tryezë”, tha Bildt.

‘Non-paper’ është kundërshtuar edhe nga zyrtarët e lartë në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili javën e kaluar qëndroi në një vizitë zyrtare në Bruksel, pohoi se nuk beson në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike.

“Unë besoj që përgjigja më e mirë për “non-paper” është që nuk duhet të kemi koment. Por dua të shtojë diçka, unë nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë sociale, pa siguri, pa qytetarët e republikës. Për mua këto harta duken si fotografi të rreme nga satelitët. Unë nuk dua t’i kushtoj më shumë vëmendje, ne duhet t’i dëgjojmë njerëzit e institucionet. Dhe të gjitha këto mund të jenë kërcënime, nuk e di nga kush dhe me çfarë qëllimi por të merremi më pak me to na ndihmon neve”,- ka thënë Kurti.

Ndryshe, në “non-paper” e publikuar thuhej se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Po ashtu në këtë “non-paper” thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022, dhe se të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre.

Gjithashtu përmendet edhe krijimi i një “distrikti autonom i Kosovës Veriore”. Përdoret termi “Kosovë Veriore”, e jo veriu i Kosovës. Sipas këtij “non-paper” distrikti autonom i Kosovës veriore” do të përfshinte territorin e qyteteve Zveçanin me 35 fshatra, Leposaviqin me 72 fshatra, Mitrovicën e veriut, dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin-Potokut me 63 fshatra”.

Dokumenti propozon edhe një status të veçantë për kishat ortodokse serbe në Kosovë për të siguruar atë që quhet “veprimtari e papenguar” e tyre./Telegrafi.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora non paper per kosoven olivér várhelyi peter stano non paper per kosoven olivér várhelyi peter stano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj