LIVE UPDATES
Bota

BE: Është jetike të zgjidhet presidenti i ri në Kosovë, qeveria të angazhohet shpejt në dialog me Serbinë

23 Mars 2021, 16:49 Nga DOSJA
BE: Është jetike të zgjidhet presidenti i ri në Kosovë,

KOSOVË- Bashkimi Evropian ka dy kërkesa të qarta për Kuvendin dhe qeverinë e re. Zgjidheni presidentin dhe riniseni shpejt dialogun me Serbinë. Një zëdhënës i BE-së tha për Gazetën Express se e mirëpresin formimin e institucioneve, teksa presin që të punojnë me lidershipin e ri, me theks të veçantë në dialogun me Serbinë.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar, legjislatura e re zgjodhi edhe qeverinë e re me kryeministër Albin Kurtin. Nga tri pozitat më të larta shtetërore, ka mbetur për t’u zgjedhur vetëm shefi i shtetit.

Nga Bashkimi Evropian e shohin si thelbësore që legjislatura e tetë të zgjedh presidentin e ri, edhe pse koalicioni fitues nuk i ka të sigurta votat e të gjithë deputetëve. Një zëdhënës i BE-së tha për Gazetën Express se Kosovës i duhet stabilitet i nevojshëm, i cili sigurohet me zgjedhjen e presidentit.

“Ne e mirëpresim formimin e kuvendit të ri dhe të qeverisë së re dhe i urojmë Glauk Konjufcën dhe Albin Kurtin për zgjedhjen e tyre si kryetar i Kuvendit dhe kryeministër i Kosovës.Tani është jetike që kuvendi të zgjedhë presidentin e ri, duke ndihmuar që Kosovës t’i ofrohet siguria politike që i nevojitet”, tha ai.

Tutje, ky zëdhënës i Bashkimi Evropian tha se presin që qeveria e re të angazhohet shpejt në dialogun me Serbinë.

“Ne presim që të punojmë së bashku me udhëheqësinë dhe institucionet e reja për t’i avancuar marrëdhëniet BE – Kosovë. BE-ja qëndron e gatshme për ta vazhduar përkrahjen ndaj Kosovës për adresimin e sfidave të Covid-19 dhe çuarjen përpara të reformave që ndërlidhen me BE-në. Ne gjithashtu presim që qeveria e re të angazhohet shpejt në dialogun me Beogradin, të lehtësuar nga BE-ja”, duke shtuar se për takimin e ri të palëve do të njoftojnë në kohën e duhur.

Kurse sot, zyrtarë të lartë të BE-së, përfshirë Shefin e Politikës së Jashtme, Josep Borell, Emisarin Special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi kanë uruar Kurtin për postin e kryeministrit duke ia përkujtuar që dialogu me Serbinë është çështje kyçe.

Megjithatë, shefi i ri i qeverisë, dialogun me Serbinë nuk e ka vënë në top tri prioritetet e tij me arsyetimin se qytetarët kanë treguar në sondazhe se çështja e dialogut me Serbinë për ta është në vendin e 6-të apo të 7-të të prioriteteve.

Edhe amerikanët presin angazhimin e Albin Kurtit në dialog, këtë e ka thënë para disa ditëve edhe i dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Diplomati amerikan u shpreh se bota pret nga Kurti që të punojë edhe në politikën e jashtme, në veçanti në dialogun me Serbinë.

Në anën tjetër, diplomatit sllovak Miroslav Lajçak, i skadon mandati një vjeçar si Emisar Special për dialogun Kosovë-Sebinë në muajin prill, e që me shumë gjasë atij do t’i vazhdohet ky mandat.

MARRË NGA GAZETA EKSPRESS

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti be qeveria e re ne kosove albin kurti be qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj