Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
KOSOVË– Këshilluesi i Kosovës në rrugën drejt pavarësisë, Nicholas Whyte, ka thënë se Qeveria e re e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, do të gjykohet nga veprat dhe jo fjalët dhe se vetë Kurti duhet të ketë kujdes nga premtimet që bën.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Whyte, që drejton zyrën në Bruksel të Organizatës për shërbime të konsulencës APCO, ka thënë se duhet të njihet autoriteti i Kosovës në territorin e vet, dhe e ka quajtur skandaloz faktin që regjistrat e kadastrave nuk i janë kthyer ende Kosovës nga ana e Serbisë.
Nën udhëheqësinë e presidentit amerikan Joe Biden, Whyte ka thënë se pret më shumë angazhim të Shteteve të Bashkuara në Ballkan. Ai ka thënë edhe se Qeveria e re Kosovës mund të ketë më pak kontakte me zyrtarë diplomatikë në botë, për dallim nga partitë tjera politike.
Radio Evropa e Lirë: Kosova ka tani qeveri të re dhe kryeministër të ri, Albin Kurtin. Ai ka fituar mbi 50 për qind të votave dhe nuk ka pasur nevojë për mbështetjen e partive tjera shqiptare për të krijuar qeverinë. Si e shihni ju Qeverinë e re të Kosovës?
Nicholas Whyte: Ju thoni se ai është kryeministër i ri, por në fakt ai është kryeministri i vjetër, që veçse është kthyer, ndonëse krijohet përshtypja se thuajse dje ka qenë dita kur ai është bërë kryeministër për herë të parë dhe në fakt ajo ka ndodhur një vit më parë.
Për secilin shtet është e dobishme një qeveri me shumicë parlamentare. Mendoj se vëzhguesit e jashtëm do të jenë të kënaqur që institucionet e Kosovës kanë krijuar një qeveri të re, me mandat të qartë. Duhet përmendur po ashtu se zgjedhjet janë zhvilluar mirë dhe se kjo gjë nuk vlen për të gjitha vendet fqinje. Kjo pikë është në favor të Kosovës.
Mirëpo sikurse secila qeveri tjetër, edhe kjo qeveri do të gjykohet nga veprat, më shumë sesa nga fjalët. Prandaj do të jetë interesante të shihet se deri në çfarë pike mund të shkojë kryeministri përpara me agjendën që ka krijuar. Mendoj se zyrtarët në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të presin që të shohin zhvillim në ekonomi dhe ecje përpara, e jo luftim të proceseve të së kaluarës.
Radio Evropa e Lirë: Në Kosovë po ashtu pritjet për qeverinë e Kurtit janë goxha të mëdha. Ai ka premtuar se do ta vë pandeminë nën kontroll, reforma në gjyqësor, luftë kundër korrupsionit, vende të reja pune. Sa të realizueshme janë këto, marrë parasysh situatën me pandeminë dhe dëmet e shkaktuara në ekonomi?
Nicholas Whyte: Shtete më të mëdha dhe më të fuqishme sesa Kosova janë duke u përballur me pandeminë. Fatkeqësisht Kosova është më shumë marrëse sesa dhënëse, andaj situata në Kosovë do të ndikohet nga vendimet që merren diku tjetër.
Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që të ekzistojnë disa nivele të kompetencave dhe planeve bazike. Kosova nuk është vendi i vetëm që po përballet me këtë situatë dhe mendoj se ka modele të mira nga jashtë që mund të ndiqen. Nëse do ta këshilloja Kurtin, do t’i thoja që të jetë shumë i vëmendshëm, sepse të flasësh është diçka tjetër, të veprosh është krejt diçka tjetër.
Radio Evropa e Lirë: Kritikët thonë se nuk është e shëndetshme për demokracinë kur një parti ka fuqi të tillë. Në këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje është duke drejtuar qeverinë, ka pozitën e kryeparlamentarit dhe kandidatja për pozitën e presidentit është nga lista e LVV-së. Cili është opinioni juaj?
Nicholas Whyte: Unë jam rritur në Mbretërinë e Bashkuar, që ka histori të qeverive me shumicë parlamentare. Fakti që po bëni këtë pyetje mund të jetë sepse Kosova është përballur me situatë të pazakonshme prej formimit të institucioneve për herë të parë, gati 20 vjet më parë.
Shtetet krijojnë paradigma të ndryshme, në bazë të mënyrës së veprimit. Shqipëria ka një histori me qeveri të krijuara nga një parti e vetme. Shqipëria ka probleme dhe nuk jam i sigurt nëse ato janë rezultat i sistemit tradicional. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka pasur gjithnjë qeveri të koalicionit. Sërish lind pyetja, a e ka lënë mbrapa kjo gjë Maqedoninë e Veriut, apo problemi ekziston diku tjetër? Kultura politike është unike në secilin shtet. Mendoj se është e drejtë të thuhet se ekziston një përvojë e re në Kosovë që të ketë qeveri të formuar nga një parti. Secili hap në demokraci është eksperiment.
Radio Evropa e Lirë: Të fokusohemi pak në marrëdhëniet me jashtë. Këtë vit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka hyrë në vitin e dhjetë, por fundi nuk po i shihet. Kurti tashmë ka thënë se ky proces nuk do të jetë prioritet për qeverisjen e tij dhe nuk duhen të bëhen kompromise tjera. Në ekspozenë e tij, ai ka thënë se Kosovës i duhet një dialog për të zgjidhur problemet ekzistuese dhe jo për të krijuar probleme të reja. Si e shihni këtë proces nën udhëheqësinë e Kurtit?
Nicholas Whyte: Mendoj se është e drejtë të thuhet se dialogu nuk ka rezultuar ashtu siç kanë pritur njerëzit dhjetë vjet më parë. Më kujtohet euforia për arritjen e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe mendoj se është krejtësisht e arsyeshme të thuhet se premtimet fillestare nuk janë realizuar. Një pikë specifike, të cilën e kam përmendur edhe në intervistat tjera, është se mua më duket skandaloze që regjistrat e kadastrave nuk i janë kthyer Kosovës nga ana e Serbisë. Mendoj se kjo gjë është thelbësore sa i përket njohjes së autoritetit të Kosovës në territorin e vet. Dhe mendoj që jo vetëm autoritetet në Kosovë, por edhe komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë më shumë në këtë pikë.
Serbia është vendi më i madh fqinj i Kosovës. Kosova ka lidhje me Serbinë në disa rrugë. Duhet të ketë marrëdhënie mes tyre. Mendoj që nuk është e paarsyeshme të thuhet se marrëdhëniet kanë qenë të një formati toksik në kohën e fundit, dhe është e arsyeshme të thuhet se, duhet të ketë mënyra tjera komunikimi dhe rivendosje të marrëdhënieve.
Kjo nuk nënkupton largim nga dialogu dhe nuk nënkupton flakjen tutje të marrëveshje të arritura tashmë. Komuniteti ndërkombëtar do të jetë jashtëzakonisht i pakënaqur nëse ka sugjerime se qeveria e re do ta diskutojë, shembull, Planin e Ahtisarit. E kam vërejtur se Kurti e ka përmendur disa herë se nuk do ta bëjë këtë gjë.
Në të njëjtën kohë, Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendimet vetë dhe të marrë përgjegjësi për vendimet e veta.
Marrë nga REL.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
ITALI- Një gjykatës italian në qytetin Belluno, në rajonin e Venetos, vendosi që anëtarët e personelit mjekësor që refuzuan të vaksinohen nuk kanë të drejtë të ...
SHBA- Këshilli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për qasje të barabartë dhe të përballueshme për vaksinat ...
MALAJZI– Departamenti i Doganave malajziane shënoi suksesin e tij më të madh në histori kundër kontrabandës së drogës kur kapi 94,8 milion pilula ‘C...
SHBA- Kompania farmaceutike, Pfizer ka filluar provat e para për një pilulë anti-Covid. The Guardian shkruan se, kjo pilulë mund tu jepen njerëzve që kanë virus...
DANIMARKË– Danimarka ka rënë dakord të lehtësojë më tej masat ndaj COVID-19 muajin e ardhshëm duke hapur parukeritë, llixhat dhe shërbimet e tjera, n...
BRUKSEL– Drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë ka thënë se ishte e zhgënjyer në skemën e autorizimit të eksportit të BE-së për vak...
SPANJË– Spanja do të heqë më 30 mars kufizimet për udhëtarët nga Britania që kanë qenë në fuqi që nga dhjetori në një përpjekje për të përmbajtur për...
KOSOVË- Një gjykatë në Prishtinë dënoi të martën dy persona, një serb dhe një shqiptar me mbi 21 vjet heqje lirie, për krime të kryera gjatë luftës së viti...
RUSI– Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha gjatë një koference të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi, se Bashkimi Evropian ka shkatë...
SERBI- Presidenti i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SAA), Dragan Djilas, ka ngritur padi penale kundër pesë personave, përfshirë Presidentin serb Aleksandar V...