Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
EUROPË- Bashkimi Evropian pritet të vendosë sanksione ndaj naftës ruse të mërkurën, më 4 maj, teksa forcat ruse po godasin objektiva në lindje të Ukrainës, duke sulmuar me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol, që është pika e fundit e rezistencës.
Dhjetëra banorë kanë arritur të largohen nga Mariupoli përmes një operacioni evakuimi të Kombeve të Bashkuar dhe Kryqit të Kuq dhe të martën janë dërguar në Zaporizhja, që kontrollohet nga Ukraina. Civilët kishin qenë të strehuar për javë të tëra në bunkerët nën fabrikën e çelikut, Azovstal.
Në mesin e të evakuarve kryesisht kishte gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga Mariupoli përmes autobusëve.
“Ne i kishim thënë lamtumirë jetës. Nuk mendonim se dikush e dinte se ne ishim atje”, tha Valentina Sytnykova, 70 vjeçe, e cila ishte strehuar në fabrikë për dy muaj së bashku me djalin e saj dhe mbesën 10-vjeçare.
Rusia po e sulmon Mariupolin pasi po kërkon që ta shkëpusë Ukrainën nga Deti i Zi dhe ta lidhë territorin e kontrolluar nga Rusia në jug dhe lindje. Pjesë të rajoneve lindore të Donjeckut dhe Luhanskut kishin qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, para se presidenti Vladimir Putin, të niste pushimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Mbi 200 civilë vazhdojnë të jenë në fabrikën e Azovstalit, ka thënë kryetari i Mariupolit, Vadym Boichenko, teksa 100,000 civilë vazhdojnë të jenë në qytetin-port që është shndërruar në gërmadhë.
E goditur nga sanksionet perëndimore, Rusia tani përballet me masa të reja nga BE-ja e cila pritet të sanksionojë bankat dhe industrinë e naftës. Ky shihet si një hap i madh, pasi shtetet perëndimore varen shumë nga energjia ruse.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të paraqesë propozimin për sanksionet e reja të mërkurën, ku pritet të përfshihet ndalesa e importeve të naftës ruse duke nisur nga fundi i këtij viti.
Moska nuk ka shfaqur asnjë shenjë se do të tërhiqet edhe pothuajse dhjetë javë pasi ka nisur, atë që e cilëson si “operacion të posaçëm ushtarak”, luftë që ka vrarë mijëra persona, ka shkatërruar qytete dhe ka detyruar 5 milionë ukrainas të largohen nga vendi.
Ekonomia e Rusisë prej 1.8 trilion dollarësh po shkon drejt tkurrjes së saj më të madhe që nga vitet pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik më 1991. Putin po ashtu ka njoftuar për planet ruse për të bllokuar eksportet e lëndës së parë, për mbështetësit e Kievi.
Sulmet ruse mbi hekurudhat
Forcat ruse kanë përqendruar ofensivën e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës, pasi kanë dështuar që ta marrin kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Të martën po ashtu janë raportuar për sulme të reja në perëndim të Ukrainës. Kryetari i Lvivit ka thënë se raketat ruse kanë dëmtuar rrjetet elektrike dhe ato të ujit në këtë qytet që gjendet në kufi me Poloninë dhe që po përdoret për të marrë furnizimet me armë që Perëndimi po i dërgon ushtrisë ukrainase.
Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, tha kreu i hekurudhave, Olesksandr Kamyshin. Ai përmes një postimi në Twitter tha se nuk ka civilë të vrarë e as të plagosur.
Në lindje, sulmet ruse në Donjeck kanë vrarë 21 civilë dhe 27 të tjerë janë plagosur, tha guvernatori rajonal, Pavlo Kyrylenko. Ai tha se kjo është shifra më e lartë e viktimave që prej muajit të kaluar.
Sulmet dhe granatimet janë intensifikuar edhe në Luhansk dhe zona më e goditur është Popasna, ku ka qenë e pamundur të organizohet evakuimi, tha guvernatori rajonal, Serhiy Haida.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ruse “ka reaguar sot me zemërim të madh ndaj suksesit tonë”.
“Shkalla e lartë e granatimeve të sotme nuk tregon qartë se Rusia ka ndonjë lloj të veçantë të qëllimit ushtarak”, tha ai gjatë një adresimi drejtuar kombit mbrëmjen e së martës.
Rusia po ashtu ka sulmuar me raketa një aeroport ushtarak në afërsi të Odesës, duke shkatërruar dronë, armë dhe furnizime me municion që i janë dhënë Ukrainës nga Perëndimi. Ukraina tha se tre sulme me raketa, që kishin për cak rajonin e Odesës, janë penguar.
Marrë nga REL.
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas protestave të fundit kundër kryeministrit, Nikol Pashinjan. Në manifestime morën pjesë, sipas agjencis...
BJELLORUSI- Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus dhe fqinj i Ukrainës në veri të saj, ka nisur stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë. Kjo lëvizje është parë ...
KOSOVË– Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk është e vërtetë që janë punësuar 25 mijë punëtorë...
UKRAINË- Një infermiere në Ukrainë, e cila humbi këmbët në një shpërthim mine tokësore, ka shpërndarë një video të kërcimit të saj të parë me burrin e saj....
ANGLI- Një burrë mbeti pa fjalë pasi gjeti 6 milionë paund brenda një njësie magazinimi që bleu në një ankand të dorës së dytë – për 390 £. Mirror shkruan...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me sulmin kundër Ukrainës. Në qendër do të jetë industria e naftës, më shumë banka...
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha homologut francez, Emmanuel Macron, se Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armë. Dy liderët bis...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes ...
KOSOVË- Avokati Asdren Hoxha ka dhënë një version për plagosjen e dy të rinjëve të shtunën në afërsi të Liqenit të Badovcit në fshatin Mramor të Prishtinës...
FRANCË– Tre bebe të vdekura janë gjetur në shtëpinë e një mjeku të ndjerë. Mediat franceze shkruajnë se rasti ka alarmuar autoritetet lokale në Paris...