LIVE UPDATES
Bota

Putin: Perëndimi të ndalë furnizimin e Ukrainës me armë

3 Maj 2022, 21:31 Nga DOSJA
Putin: Perëndimi të ndalë furnizimin e Ukrainës me armë

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i tha homologut francez, Emmanuel Macron, se Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin e Ukrainës me armë. Dy liderët biseduan të martën përmes telefonit. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera janë duke e ndihmuar Ukrainën me armatim për t’iu kundërvënë pushtimit rus.

Duke i akuzuar forcat e Ukrainës për “kryerje të krimeve të luftës”, Putin tha se “Perëndimi mund të ndihmojë në ndalimin e këtyre mizorive, duke ushtruar presion të duhur mbi autoritetet e Kievit, si dhe duke ndaluar furnizimin me armë të Ukrainës”. Sipas një komunikate të lëshuar nga Kremlini, Putin gjithashtu tha se Kievi nuk është i gatshëm për “bisedime serioze” për t’i dhënë fund konfliktit.

“Pala ruse është ende e hapur për dialog”, citohet t’i ketë thënë Putin Macronit.

Presidenca franceze tha se Macron ka përsëritur thirrjet për Rusinë që t’i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa Putinit i ka kërkuar që të lejojë evakuimin e civilëve nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal, në qytetin e Mariupolit. Në dy ditët e fundit, mbi 150 civilë janë evakuuar nga bunkerët nën Azovstal, pas më shumë se dy muajsh të bllokuar atje. Së paku edhe dhjetëra të tjerë besohet se mbeten ende në bunkerë. I gjithë Mariupoli, përveç zonës rreth Azovstalit, është nën kontrollin e forcave ruse.

Macron është një nga udhëheqësit e paktë perëndimorë që bisedon me Putinin, qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për konfliktin. Nga lufta në Ukrainë janë vrarë mijëra njerëz, ndërsa janë zhvendosur mbi 13 milionë.

Marrë nga REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota emmanuel macron lufta ukraine-rusi vladimir putin emmanuel macron lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 3 Maj 2022, 21:28

Biden: E drejta e abortit është themelore

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes ...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen