LIVE UPDATES
Bota

BE-ja propozon ndalimin e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit

4 Maj 2022, 19:37 Nga DOSJA
BE-ja propozon ndalimin e importeve të naftës ruse deri në fund

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti një paketë të re sanksionesh që përfshin një ndalim të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Paketa duhet të miratohet njëzëri nga anëtarët e Bashkimit Evropian.

“Të jemi të qartë, nuk do të jetë e lehtë sepse disa shtete anëtare janë shumë të varura nga nafta ruse, por ne thjesht duhet ta bëjmë këtë”, tha zonja von der Leyen në Parlamentin Evropian.

Ajo tha se qasja me faza do t’u mundësojë anëtarëve të BE-së të gjejnë alternativa për importet nga Rusia dhe të ulin efektet negative në tregjet globale të energjisë, duke ndihmuar në rritjen e trysnisë ndaj Rusisë dhe duke zvogëluar dëmin ekonomik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje për veprime më të gjera evropiane për të ndërprerë importet e energjisë ruse dhe tha në fillim të kësaj jave se një paketë e re e BE-së “duhet të përfshijë hapa të qartë për të bllokuar të ardhurat e Rusisë nga burimet energjetike”.

Sanksionet e propozuara të BE-së përfshijnë gjithashtu heqjen e bankës më të madhe ruse, Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i transaksioneve dhe mesazheve SWIFT, si dhe oficerët e lartë ushtarakë “që kryen krime lufte në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin çnjerëzor të Mariupolit”.

“Kjo dërgon një mesazh tjetër të rëndësishëm. Ne e dimë se kush jeni, ne do t’ju kërkojmë llogari dhe ju nuk i shmangeni dot kësaj”, tha zonja von der Leyen.

Ajo shtoi se presidenti rus Vladimir Putin, “duhet të paguajë një çmim të lartë për agresionin e tij brutal”.

“Putini donte të fshinte Ukrainën nga harta dhe qartësisht nuk do të ketë sukses. Përkundrazi. Ukraina është ngritur me trimëri dhe unitet, dhe është vendi i tij, Rusia, që Putini po e fundosë”, tha zonja von der Leyen.

Brenda Ukrainës, Rusia intensifikoi bombardimet në pjesët lindore dhe jugore të vendit, veprime që presidenti Zelenskyy i karakterizoi si reagim i forcave ruse “me zemërim të madh ndaj sukseseve tona”.

Bombardimet e e Rusisë përfshinin qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit, ku trupat e fundit ukrainase të mbetura janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal, së bashku me disa qindra civilë.

Kombet e Bashkuara thanë të martën se 101 veta u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe u dërguan, së bashku me civilë të tjerë nga qyteti i Manhush, në qytetin Zaporizhia të kontrolluar nga ukrainasit, rreth 230 kilometra në veriperëndim të Mariupolit, ku atyre po u ofrohet ndihma fillestare humanitare dhe kujdesi shëndetësor.

Osnat Lubrani, bashkërenduesja humanitare e OKB-së për Ukrainën, tha se ishte “e kënaqur dhe e lehtësuar” që civilët, duke përfshirë pleq, gra dhe fëmijë, u evakuuan nga fabrika Azovstal.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi ursula von der leyen be lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll
Bota 4 Maj 2022, 16:02

A mund të arrijë lufta e Ukrainës në Moldavi?

MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj