Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJERMANI- Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti dhanë një konferencë për mediat. Scholz tha se ai do të vizitojë së shpejti Prishtinën në kuadrin e një vizite në vendet e Ballkanit.
Scholz theksoi edhe një herë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE. Në takimin mes kancelarit Scholz dhe kryeministrit të Kosovës u diskutua edhe për luftën në Ukrainë. Kancelari gjerman shprehu mirënjohjen që Kosova u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.
Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën.
Scholz tha se i kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor, sepse parakushti më i rëndësishëm për investime, për vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe siguria.
Scholz tha se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.
Kurti përforcoi në fjalën e tij marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se Kosova e dënon ashpër lufton në Ukrainë. Kurti tha se Kosova është e gatshme të strehojë 5.000 refugjatë nga Ukraina dhe se ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.
Pas takimit me Kurtin, kancelari gjerman do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Më pas, Kurti e Vuçiq pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Jajcak.
Para takimeve ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kishte sqaruar se takimet “do t’i shërbejnë ndër të tjera mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi, që drejtohet nga BE-ja”./DW/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...
GJERMANI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përfunduar takimin e tij me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Brlin.Në një postim në In...
BULLGARI– Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka përsëritur se vendimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndryshojë vetëm n...
RUSI- Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është mes individëve që do të përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të Bashkimit Evr...
SHBA- Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan Joe Biden tha se ata janë gjithmonë të hapur ndaj s...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka njoftuar sanksione të tjera të propozuara ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse deri në fund të këtij vi...
UKRAINË- Më shumë tani për Mariupolin, i cili u diskutua nga ministri rus i mbrojtjes në një konferencë në Kremlin më herët sot. BBC shkruan se Sergei Shoi...
BRUKSEL- Siç kemi raportuar, Bashkimi Evropian ka përcaktuar planet për një raund të gjashtë sanksionesh kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. BB...
SERBI– Deputeti shqiptar i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Komisioni Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka refuzuar ankesën për përsër...
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë konferencës së mbajtur me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se Kosova është proaktive dhe konstruktive në di...