LIVE UPDATES
Bota

“BE predikon rëndësinë e vlerave të demokracisë dhe mbështet politikanë si Vuçiçi”

25 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
“BE predikon rëndësinë e vlerave të demokracisë

VIENE – Ja një ide e fortë: Po sikur politikanët e BE-së të ndalonin së rrahuri shpatullat autokratëve, sa herë që këta fitojnë një palë zgjedhje dhe lëshojnë një seri premtimesh të reja boshe? Pasi Partia Progresive në pushtet e qeverisë serbe mori një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të dielën, disa udhëheqës evropian u vunë në radhë për të bërë urimet e tyre. Pavarësisht se asnjë parti tjetër nuk pati asnjë shans. Apo që Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i partisë në pushtet, kontrollon institucionet e vendit dhe organizatat e mediave, si dhe shfrytëzoi krizën e koronavirusit për të shtypur më tej të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ajo që është e papranueshme dhe e dënueshme në një regjim si Rusia apo Turqia, konsiderohet në një farë mënyre e pranueshme, kur ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka bërë në Tuiter urimet e veta, duke thënë se rezultati “është dëshmi e besimit të qytetarëve dhe efektivitetit tuaj”, si dhe duke i kërkuar Vuçiqit të “shfrytëzojë këtë sukses për rrugën evropiane të Serbisë dhe për të mirën e njerëzve, edhe të të mundurve. Sa më shumë pushtet, aq më shumë përgjegjësi”. Kancelari austriak Sebastian Kurz ishte gjithashtu në mesin e atyre që bënë urime.

Për më shumë se një dekadë, përfaqësuesit e BE kanë ndjekur të njëjtin model. Ata predikojnë rëndësinë e vlerave të BE, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin perëndimor, edhe pse mbështesin politikanë si Vuçiqi, i cili i trajton këto vlera me një përçmim të dukshëm. Shtrëngimi i kontrollit të Vuçiqit mbi Serbinë nuk ndodhi brenda natës. Ai u ndërtua në pjesën më të madhe të një dekade, gjatë së cilës ai u përqafua, si shpresa e BE-së, për një Serbi Evropiane.

Kuptohet, këto mesazhe të përziera kanë kontribuar në ngecjen e reformave dhe një erozion të besimit të qytetarëve në Serbi dhe gjetkë në rajon ndaj BE-së, ku qeveritë perëndimore kanë bërë gjithashtu një sy qorr ndaj sjelljeve jodemokratike, në emër të stabilitetit politik. E megjithatë, udhëheqësit evropianë shohin të habitur kur shtete bëjnë pak ose aspak progres me reformat demokratike, dhe e tiketojnë rajonin një “minë me sahat”, që nuk është gati të hyjë së shpejti në BE. Arsyeja prapa këtij cikli marramendës nuk është dhe aq mister. Eshtë hipokrizia evropiane.

Nëse BE vazhdon të ofrojë një pamje të zbukuruar të situatës në Serbi dhe të përdor një gjuhë të paqartë, ajo vetëm do të kontribuojë në rënien e mëtejshme të ndjenjave pro-BE dhe do të dekurajojë më tej forcat vërtet demokratike dhe reformiste,” deklaroi partia opozitare e Serbisë Platforma Qytetare , e cila bojkotoi zgjedhjet e së dielës, në raportin e saj mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit. Fjalët e tyre duhet të jenë një paralajmërim për liderët e Evropës. Rreziku që BE të dëmtojë besueshmërinë e saj në Ballkanin Perëndimor është shumë real.

Politikat tona dyfytyrëshe ballkanike do të kthehen për të na kafshuar. Sa herë që zgjedhim stabilitetin në vend të transformimit sistemik në Ballkanin Perëndimor, ne dëmtojmë investimet në rajon dhe sigurinë tonë – për të mos përmendur të ardhmen e miliona evropianëve në Ballkanin Perëndimor.

Ata që ne i quajmë “shtete të vështuar”, janë në fakt shtete që ne i kemi lënë në baltë. Në vend që të ankohemi për mungesë progresi, apo të riciklojmë qasje të vjetra në një “strategji të re për Ballkanin”, apo të bëjmë stivë kritere të reja për anëtarësimin në BE, Bashkimi Evropian ka nevojë të rishikojë të gjithë qasjen e vet.

Udhëheqësit tanë duhet të shkojnë më tek dhe ta bëjnë këmbënguljen për zbatimin e standarteve dhe vlerave të BE, një komponent themelor të marrëdhënieve dypalëshe dhe marrëdhënieve BE-Ballkani PErëndimor, në çdo takim me homologët e tyre në rajon. Sigurisht, kjo kërkon që ata të vënë në praktikë atë që predikojnë dhe të bëhen agjentë të ndryshimit në Ballkan, në vend që të mbështesin fort një parti apo një udhëheqës. Mbështetja duhet të rezervohet për forcat prodemokratike, që luftojnë për të drejta dhe liri individuale, dhe transformojnë trajektoren e vendit të tyre.

BE nuk duhet të mbështesë udhëheqës si Vuçiq, që të skalitin në gur status quo-në. Ndryshimi do të kërkojë këmbëngulje, integritet dhe mbi të gjitha, kurajë. Teresa Reiter është drejtuese e komunikimit në Forumin Evropian Alpbach dhe një ish-këshilltare politik për çështjet e jashtme dhe evropiane, mbrojtjen, migracionin dhe bashkëpunimin për zhvillim në parlamentin austriak.

Nga Teresa Reiter

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi europian bashkimi europian me dy fytyra bashkimi europian bashkimi europian me dy fytyra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj