LIVE UPDATES
Bota

BE, violinë e dytë! Macron s’arrin gjë në Moskë, Putin do të dëgjojë vetëm Biden

8 Shkurt 2022, 11:51 Nga DOSJA
BE, violinë e dytë! Macron s’arrin gjë në Moskë,

MOSKË– Evropa vazhdon të “luajë violinën e dytë” pas Shteteve të Bashkuara kur bëhet fjalë për mbrojtjen e sigurisë së kontinentit të saj. Kjo mund të konkludohet nga lëvizjet e bëra nga liderët e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s kundrejt konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti amerikan Joe Biden ka dislokuar mijëra trupa në Evropën Lindore me iniciativën e tij, pa pritur që NATO të shpallë me një njoftim zyrtar. Po ashtu, deri më tani, Biden ka urdhëruar që 3,000 trupa të vendosen për të ndihmuar aleatët evropianë për të qenë në gatishmëri. 

Ndërkohë që Vladimir Putin pranon që të  flasë me liderë të tjerë dhe do të përpiqet të përfitojë nga çdo dobësi në unitetin e Perëndimit për të takuar më pas personalisht vetë Joe Biden. Megjithatë sot priti homologun francez, Emmanuel Macron, i cili u kërkoi të gjithëve që nga bisedimet e tij të mos prisnin mrekulli. Pas pesë orësh negociatash, Macron paralajmëroi se të dy palët duhej të punonin shpejt për të shmangur rrezikun e një përshkallëzimi.

“As Rusia, as evropianët nuk duan kaos apo destabilitet, kombet kanë vuajtur nga pandemia e koronavirusit. Pra, ne duhet të biem dakord për masa konkrete,”– tha ai duke paralajmëruar një vizitë të martën edhe në Kiev, për të biseduar me  presidentin, Volodymyr Zelenskiy. Ai tha se planifikon të informojë Putinin mbi rezultatet e diskutimeve me anë të një telefonatë. Nuk është e qartë se si diplomacia e Macron-it mund të kënaqë kërkesat e Rusisë, e cila kërkon me ngulm që anëtarësimi i Ukrainës në NATO të mos diskutohet më. Pa hyrë në detaje, Putin tha se ishte e mundur të shqyrtoheshin “një numër propozimesh dhe idesh të Macroni. Se cilat janë…ende nuk i ka bërë me dije.

Gjithashtu Putin nuk i kurseu as kritikat lidhur me politikën e dyerve të hapura të NATO-s, duke shtuar se e gjitha sjell vetëm përfitime për SHBA-të e askënd tjetër. E po ashtu, ofroi azil politik për rivalin e presidentit Zelenskiy të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili akuzohet për tradhëti në vendin e tij. Sipas Zelenskiyt, Poroshenko ka financuar serparatistët rus që veprojnë në Ukrainë. Ndërkohë që Franca nisi me diskutimet, Mbretëria e Bashkuar është mjaftuar vetëm me deklarata të ashpra, duke kërkuar që SHBA të jetë ndërmjetësja e zgjidhjes së konfliktit. Edhe pse kryeministri britanik Boris Johnson ka vizituar së fundmi Ukrainën dhe ka biseduar në telefon me Putinin, askush nuk pret që ai të ketë një ndikim të veçantë në qetësimin e tensioneve, veçanërisht duke pasur parasysh problemet me të cilat po përballet me qeverinë e tij.

Nga ana tjetër edhe Gjermania duket tejet pasive dhe heziton të marrë ndonjë rol. Por të gjitha vendet e BE-së janë në disavantazh pasi furnizohen drejtpërdrejtë nga Gazprom-i dhe një VETO e Rusisë, mund t’u hapte problem për ekonominë e tyre. Po ashtu, edhe Putin nuk ka vullnetin që t’i dëgjojë, pasi nuk kanë as burimet e as vullnetin politik për të qetësuar situatën. Vetëm superfuqitë mund të jenë vërtet sovrane. E vetmja deri më tani është SHBA-ja! E vetmja që Putin do të marrë seriozisht!

SI KA NISUR KONFLIKTI MES RUSISË DHE UKRAINËS?

Konflikti i tyre ka më shumë se shtatë vite që vijon. Ukraina kaloi dy revolucione në 2005 dhe 2014, të dyja herë duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë e duke kërkuar një rrugë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO. Putini është shprehur se bashkimi i Ukrainës me aleancën transatlantike të udhëhequr nga SHBA do të shënonte kalimin e vijës së kuqe. Përveç arsyeve ideologjike dhe politike, Putini kishte kërkuar dëshpërimisht anëtarësimin e Ukrainës në një bllok të tregtisë së lirë të dominuar nga Moska, i cili filloi në vitin 2000. Në pranverë të vitit të kaluar, dhjetëra mijëra trupa u vendosën pranë Ukrainës dhe në qershor, e Putin pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Presidentin e SHBA Joe Biden, ku edhe u paralajmëruan sanksione më të ashpra ekonomike dhe një rivendosje të trupave të NATO-s në Evropë. Ndërsa edhe këtë vit, tensionet janë rritur sërish pas kërkesës së Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO-s.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti rusi-ukraine vladimir putin emmanuel macron konflikti rusi-ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj