Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KIEV – Presidenti francez, Emmanuel Macron udhëton më 8 shkurt në Kiev, pas bisedimeve që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.
Macron ka thënë në një konferencë për media në Kremlin se ai ka bërë propozime për “garanci konkrete për siguri” për Putinin dhe se lideri rus e ka siguruar atë për “gatishmëri që të angazhohet në këtë drejtim dhe për dëshirën që të ketë stabilitet dhe integritet territorial në Ukrainë”.
Lideri francez ka thënë se ka gjetur disa pika të konvergjencës me Putinin, dhe ka shtuar se ditët në vijim do të jenë kyçe për situatën e krijuar nga pozicionimi i ushtrisë ruse afër Ukrainës.
Perëndimi dyshon se kjo situatë mund të rezultojë me pushtim të Ukrainës.
Macron ka deklaruar se i ka thënë Putinit që krijimi i një arkitekture të re për sigurinë në Evropë, nuk duhet të bëhet duhet anuluar të drejtën e shteteve për t’iu bashkuar aleancës së NATO-s.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia ka mbledhur mbi 100 mijë trupa afër kufirit me Ukrainën dhe është gati për të mbledhur një forcë prej 150 mijë ushtarësh për pushtim të plotë në mes të muajit.
Presidenca franceze ka thënë se propozimet e diskutuara përfshijnë një zotim nga Rusia dhe Perëndimi për të mos ndërmarrë veprime të reja ushtarake, për lansim të dialogut të ri strategjik dhe përpjekje për të ringjallur procesin e paqes në lindje të Ukrainës.
Putin ka thënë se Moska “do të bëjë gjithçka për të gjetur kompromise që i përshtaten secilit”, duke shtuar se propozimet e bëra nga Macron mund të krijojnë një bazë për të ecur përpara në krizën rreth Ukrainës.
“Disa ide, propozime… janë të mundshme si bazë për hapa të mëtejmë”, ka thënë Putin pas bisedimeve, të cilat i ka përshkruar si substanciale dhe të llojit biznesor, ndonëse Macron e ka pranuar se ende ekzistojnë dallimet.
Putin ka thënë se ai dhe Macron do të bisedojnë sërish përmes telefonit, pas negociatave të presidentit francez me udhëheqësinë ukrainase më 8 shkurt në Kiev.
Lideri rus e ka përsëritur se ai nuk sheh alternativë për marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të Ukrainës dhe që Kievi duhet të veprojë sipas këtyre marrëveshjeve të arritura më 2014 dhe 2015.
Biden takon Scholz
Në Uashington, presidenti amerikan, Joe Biden ka biseduar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për situatën në Ukrainë.
Të dy liderët kanë shfaqur unitetin e tyre dhe besimin teka punojnë për të ndalur agresionin rus në Evropë.
Biden është zotuar për “t’i dhënë fund” gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, i cili është ndërtuar për të bartur gazin rus në Gjermani, por që ende nuk është funksionalizuar.
“Ideja se Rrjedha Veriore 2 do të ecë përpara në rast të pushtimit rus, nuk do të ndodhë”, ka thënë Biden në një konferencë të përbashkët për media me Scholz.
Ai nuk ka dhënë hollësi si SHBA-ja do të veprojë, mirëpo e ka theksuar se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të vepruar bashkë në rast të ndonjë pushtimi.
Ai ka thënë se nëse Rusa pushton – duke specifikuar që nënkupton hyrjen e tankeve dhe trupave në kufirin ukrainas – “atëherë nuk do të ketë Rrjedhë Veriore 2”, ka thënë Biden.
“Ju premtoj, do t’i japim fund”.
Scholz nuk ka shkuar kaq larg me komente, por ka thënë se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara do të veprojnë bashkë në rast të pushtimit rus.
Moska, në anën tjetër, mohon vazhdimisht planet për pushtim.
Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.
Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.
Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.
Marrë nga REL
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden takoi kancelarin gjerman Olaf Shcolz me të cilin diskutoi disa nga ccështjet kycce përfshirë këtu edhe tensionet në kufirin ...
Presidenti Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz biseduan për situatën e tensionuar në kufirin e Ukrainës me Rusinë, ku janë dislokuar rreth 100,000 trupa rus...
Inês B. Marinho ishte duke mbaruar turnin e punës në një kafene në Lizbonë, kur telefoni i saj mobil dha sinjalin se kishte marrë një mesazh. Tek ky mesazh asaj...
Përhapja e teorive të konspiracionit dhe informacioneve të rreme ose mashtruese, në internet dhe në platformat e mediave sociale, po i mban Shtetet e Bashkuara ...
Associated PressIsh-negociatorët e paqes, izraelitë dhe palestinezë, kanë hartuar një propozim të ri për një konfederatë me dy shtete, që ata shpresojnë se do t...
Shtëpia e Bardhë pas një hetimi gjeti prova të besueshme se këshilltari për shkencën, Dr. Eric Lander ka shkelur “Politikën për një Mjedis të Sigurt dhe t...
Bisedimet për ringjallje të marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore, do të rinisin më 8 shkurt në Vjenë, në kohën e paralajmërimeve nga Teh...
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 10 milionë dollarë si shpërblim për ata që kanë informacione që ndihmojnë në identifikimin e liderit të degës së grupit, Shtetit...
MAQEDONI E VERIUT– Një aksident zinxhir ndodhi mbrëmjen e kaluar përballë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ilindenska”, ku të p...
RUSI-UKRAINË– Sulmi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë nga momenti në moment. Ky është alarmi i ngritur nga mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë si...