LIVE UPDATES
Bota

Trazira në ‘White House’/Këshilltari për shkencën keqtrajtoi personelin,kërkon falje

8 Shkurt 2022, 07:50 Nga DOSJA
Trazira në ‘White House’/Këshilltari për

Shtëpia e Bardhë pas një hetimi gjeti prova të besueshme se këshilltari për shkencën, Dr. Eric Lander ka shkelur “Politikën për një Mjedis të Sigurt dhe të Respektueshëm në Punë”, por administrata planifikon ta mbajë atë në punë pasi t’i ofrojë atij këshillim. Një hetim i brendshëm vitin e kaluar, i nxitur nga një ankesë në vendin e punës, gjeti prova se Dr. Lander, drejtori i Zyrës së Politikave për Shkencën dhe Teknologjinë dhe këshilltari shkencor i Presidentit Joe Biden, ka ushtruar bulizëm ndaj punonjësve dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre. Kjo e vuri atë në kundërshtim me direktivën e parë të Presidentit Biden, sipas së cilës, ai priste “ndershmëri dhe mirësjellje” nga të gjithë ata që punojnë për administratën e tij dhe do të pushonte menjëherë nga puna këdo që tregonte mungesë respekti ndaj të tjerëve.

Shtëpia e Bardhë tha se zyrtarë të lartë të administratës janë takuar me zotin Lander në lidhje me veprimet e tij dhe drejtuesit të tjerë të zyrës së tij. Në takim është vendosur që Dr. Lander dhe Zyra e Politikave për Shkencën dhe Teknologjinë duhet të ndërmarrin veprime të caktuara korrigjuese si pjesë e këtij vlerësimi. “Udhëheqja e Shtëpisë së Bardhë u takua me Dr. Lander për të diskutuar seriozitetin e çështjes dhe pritshmërinë e Presidentit që të gjitha ndërveprimet e stafit të kryhen me respekt”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. “Ne e konsiderojmë këtë një çështje jashtëzakonisht serioze dhe po marrim masa të shpejta për të siguruar që kjo të mos ndodhë më.”

Shtëpia e Bardhë tha se hetimi nuk gjeti “prova të besueshme” të diskriminimit me bazë gjinore dhe se transferimi i individit që paraqiti ankesën origjinale “u konsiderua i përshtatshëm”. Të premten, Dr. Lander u kërkoi falje punonjësve në zyrën e tij, duke pranuar se: “Kam folur me kolegët brenda i Zyrës së Politikave për Shkencën dhe Teknologjinë në një mënyrë nënçmuese ose pa respekt”.

“Më vjen shumë keq për sjelljen time”, shtoi ai. “Unë veçanërisht dua t’u kërkoj falje atyre që i kam trajtuar keq, ose atyre që ishin të pranishëm në ato momente.” Dr. Lander, posti i të cilit u ngrit në anëtar kabineti nga Presidenti Biden, u shfaq përkrah presidentit javën e kaluar kur ai rifilloi programin e tij “Cancer Moonshot” për të mbledhur burime federale për studimin dhe trajtimin e sëmundjes së kancerit.

Drejtori themelues i Institutit Broad të Institutit Teknologjik të Masaçusetsit dhe Universitetit të Harvardit, Dr. Lander është një matematikan dhe biolog molekular. Ai është autori kryesor i punimit të parë që shpalli detajet e gjenomit njerëzor, të ashtuquajturit “libri i jetës”.

Konfirmimi për postin e tij në administratën e Presidentit Biden u vonua me muaj të tërë pasi senatorët kërkuan më shumë informacion në lidhje me takimet që ai kishte me të ndjerin Jeffrey Epstein, financierin e akuzuar për trafik seksual, përpara se ai të bënte vetëvrasje. Dr. Lander gjithashtu u kritikua për nënvlerësimin e kontributit të dy grave shkencëtare, fituese të çmimit Nobel.

Në seancën e tij të konfirmimit vitin e kaluar, Dr. Lander kërkoi falje për një artikull të tij të vitit 2016 që minimizonte punën e shkencëtareve. Në seancë, ai gjithashtu e quajti zotin Epstein “një individ të neveritshëm.″ Dr. Lander tha se ai “nënvlerësoi rëndësinë e përparimeve të kyçe” të arritura nga biokimistet Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna. Të dyjat më vonë fituan Çmimin Nobel në Kimi.

Gjetjet kundër zotit Lander u raportuan fillimisht nga gazeta Politico.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota eric lander shba eric lander shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet