LIVE UPDATES
Politike

“Bëjeni vetë emisionin pra”/ Endri Shabani braktisi studion e “Open”, u kërkon ndjesë shikuesve: Këta marrin pagesa

6 Maj 2021, 05:56 Nga DOSJA
“Bëjeni vetë emisionin pra”/ Endri Shabani braktisi

TIRANË– Drejtues i Nismës Thurje, Endri Shabani braktisi mbrëmjen e djeshme emisionin e Eni Vasilit duke pretenduar se moderatrja nuk po e lejonte të mbaronte fjalën dhe të thoshte “të vërtetat” e tij. Disa orë pas largimit, ai u ka këkruar ndjesë shikuesve.

Me anë të një postimi të gjatë të bërë në ‘facebook’, Shabani shkruan se emisioni ‘Open’ në 30 ditë fushatë nuk ka qënë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur, ndërsa për partitët e tjera thekson se atyre iu është dhënë hapësirë që të bënin kundërfushatë ndaj prurejve të reja. Shabani kërkon që emisionet të bjënë transparencë për pagesat që marrin.

Do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive.‘ shkruan Shabani.

SHKRIMI:

Ndjesë!

I kërkoj ndjesë shikuesve që sot u largova nga studio e Open ende pa mbaruar emisioni. Arsyeja ishte se nuk mu dha hapësira të thoja të vërtetat e mia, në mënyrë të barabartë me ata që përhapën të pavërtetat e tyre. Pasi kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes, tentova të shpalosja këndvështrimin tim, i cili u konsiderua pa interes për moderatoren.

Mesazhi im ishte se ne kemi humbur si shoqëri duke lënë jashtë parlamentit intelektualë të guximshëm si Pano Soko, dhe duke futur në Parlament shokët e Tomës.

Dhe për këtë rezultat mediat kanë përgjegjësinë e tyre, pasi kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë fushatës, duke bindur opinionin publik që të mos votonin për forcat e reja. Rasti më konkret, në 30 ditë fushatë emisioni Open nuk kanë qenë asnjë minutë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur. Në të njëjtën kohë hapësira televizive iu dha personazheve që bënin fushatë kundër çdo alternative të re në këtë vend. Prej disa muajsh ka patur një orkestër analistësh që përpiqet t’i mbushë mëndjen shqiptarëve që as të mos e mendojnë të heqin dorë nga ata që e kanë marrë vendin peng.

Dhe sot, pasi Nisma Thurje ka marrë 10216 vota, të cilat në një proporcional kombëtar do të ishin mjaftueshëm për tu përfaqësuar në Kuvend, vijnë e të bëjnë gjyqin se pse ‘dështuan’ forcat e reja? Apo ‘pse janë kaq të paaftë të rinjtë?’. Më fal, po si do fitojë e reja në këtë vend, kur përballë është një regjim që ka me vete jo vetëm sistemin zgjedhor, por edhe paratë e shtetit, edhe paratë e pista, edhe patronazhistët, madje edhe median (bashkë me analistë)? Ka nga ata që thanë se një televizion privat ‘fton kë të dojë dhe s’mund t’i kërkosh llogari’, por unë nuk jam dakord.

E para, do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive. Publiku ka nevojë ta dijë cila ka qënë reklamë e paguar dhe cila jo. E dyta, televizionet vërtet mund të jenë private por ne iu kemi dhënë një pasuri publike, siç është liçenca kombëtare e transmetimit. Ne jemi rrethuar nga antena transmetuese dhe ri-transmetuese, pikërisht që ata të zhvillojnë biznesin e tyre për informimin e publikut. Ne si publik, do duhet ‘t’ia shohim hajrin’ kësaj pasurie publike. Dhe e treta, ne iu japim vazhdimisht para publike televizioneve private. Vetëm dy vite më parë iu dhamë 4 milion euro për dixhitalizimin e tyre, por ndihma ka qënë e vazhdueshme.

Prandaj edhe televizionet private kanë përgjegjësi publike që dalin përtej hapësirës së reklamës, qoftë kjo e hapur apo e fshehtë.

Pjesë e kësaj përgjegjësie është edhe informimi i publikut për të gjitha ofertat politike në zgjedhje, dhe Nisma thurje ishte një prej tyre.

Dhe për ta mbyllur, dua të theksoj se as unë, as Pano, dhe as qindra të rinj dhe të reja që kandiduan me Nismën Thurje, nuk i kemi hyrë politikës për të zgjidhur hallet personale, apo për të gjetur ndonjë punë. Fatmirësisht ne jetojmë me profesionet tona. Ne i kemi hyrë politikës sepse jemi të shqetësuar për rrugën ku po shkon ky shtet, dhe kjo shoqëri. Prandaj halli sot nuk është karriera jonë, por çfarë modeli i japim të rinjve në këtë shoqëri?

Do i rrisim me modelin e të rinjve të shkolluar, të përgjegjshëm dhe të guximshëm, të cilët promovohen dhe na përfaqësojnë në Kuvend? Apo do t’iu themi të integrohen në botën e krimit, si e vetmja mënyrë për tu ngjitur në skenën e politikës? Kjo është dilema sot, e cila do ketë efekt edhe nesër, kur të jenë harxhuar paratë e reklamave.

Kjo çështje moderatores së emisionit iu duk ‘moralizëm’ i tepruar, por unë nuk mendoj se është. Unë besoj se ky duhet të ishte shqetësimi kryesor i çdo personi publik në këtë vend, dhe sa më i madh përfitimi nga kjo shoqëri, aq më e madhe duhet të ishte edhe përgjegjësia. Por, fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri spektakli, ku emisionet janë në garë për klikime, në vend që të mendonin për të luajtur rolin që iu takon në edukimin e shoqërisë.

E pra, kjo ishte ajo që doja të të thoja sot përmes televizorit, por nuk munda.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike endri shabani endri shabani braktis open endri shabani endri shabani braktis open

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj