LIVE UPDATES
Politike

Ceka: Vrasja e Qemal Stafës u ndërtua në formën e një miti

5 Maj 2021, 21:00 Nga DOSJA
Ceka: Vrasja e Qemal Stafës u ndërtua në formën e një

TIRANË– Historiani Neritan Ceka, bazuar në faktet dhe dokumentat mbi vrasjen e Qemal Stafës më 5 maj, ka ngritur dyshime se mund të kemi patur të bëjmë edhe me një vetëvrasje, ndërsa sipas tij, pas vitit 1945, ngjarja u rindërtua nga shteti komunist në formën e një miti.

“Ngjarja është aksidentale, shtëpia nuk ka qenë e rrethuar, shkohet për një verifikim rutinë. Më vonë e gjithë ngjarja është ndërtuar në formën e një miti. Mua më kujtohet që kishte edhe një pikturë që tregonte Qemal Stafën që ndeshej me milicët, pra kanë treguar sikur ai u vra në përpjekje. Në fakt, është vrarë ose është vetëvrarë dhe unë besoj….Në këtë situatë që jetonte rinia komuniste e asaj kohe, që ishte një rini e fanatizuar të them të drejtën, ideali i tyre ishte që të mos dorëzoheshin gjallë tek armiku. Vetëvrasja e justifikon Qemal Stafën, por jo partinë e tij, partia e tij nuk ishte e interesuar të nxirrte një simbol të rinisë që vret veten”, tha Ceka.

Sipas njoftimit të Mëkëmbësisë të datës 16.3.1942, Qemal Stafa dhe Drita Kosturi ishin kallëzuar penalisht më 15.11.1941 në Gjykatën e Posaçme në Romë për veprimtari komuniste, por me vendimin e datës 22.1.1942 ishin liruar nga akuzat për mungesë provash. Ndërsa njoftimi kryesor mbi vrasjen e Qemal Stafës është i Kuesturës së Tiranës.

***

Tiranë, më 5 maj 1942

Rreth orës 14.00 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën “Lumi”, në afërsi të kolegjit muhamedan (medrese), e mbajtur me qira prej Beqir Vanit (Beqir Minxhozi-shënim), i arrestuar sot në mëngjes për hetime të policisë, agjentët hasën në qëndresë nga ana e disa personave, të cilët ishin duke u orvatur të iknin për t’i shpëtuar arrestimit.

Janë hedhur tre bomba dore kundër agjentëve, të gjitha shpërthyese, po pa pasojë dhe janë zbrazur shumë fishekë revolveri, gjithashtu pa pasoja.

Agjentët kanë nisur përgjigjen me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan, më 10.9.1921, ish student. Janë arrestuar:

1-Drita Kosturi, e Aliut dhe e të ndjerës Nafije, lindur në Lezhë më 12.7.1920, ish studente.

3-Gjustina Sata, bashkëshorte e Zef Ndojës, në lidhje me shënimin nr.2699, të datës 4 të këtij muaji.

4-Marie Lezhja, e Franos dhe Angjelisë, vjeç 19 nga Tirana, të kapura befas në shtëpinë e përmendur duke tentuar të ikin me Qemal Stafën dhe një tjetër person të ikur të panjohur, të paidentifikuar (Kristo Themelko-shënim).

I vdekuri ndodhet i ruajtur në vendin e ngjarjes në pritje të shikimit në vend nga autoritetet përkatëse.

Kuestori Pandeli Papalilo.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike neritan ceka neritan ceka

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron