LIVE UPDATES
Politike

Belind Këlliçi: Kryekorruptuesi i OSHEE Ardian Çela shantazhon opozitën, SPAK të hetojë pa vonesë krimin e blerjes së vo

9 Qershor 2021, 08:47 Nga DOSJA
Belind Këlliçi: Kryekorruptuesi i OSHEE Ardian Çela

TIRANË– Belind Këlliçi është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit për tu përballur me Adrian Çelës, drejtorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike, të cilin Partia Demokratike e paditi për vjedhje masive të votave në qarkun e Durrësit bashkë me 41 anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Këllici tha se sot ka shkuar të përballet me “viktimën” akuzuese Adrian Çelën, por ky i fundit nuk është paraqiur në seancë. Këlliçi tha se seanca e radhës është shtyrë për në datën 1 korrik, ditë kur pret që të përballet me Çelën. Njëkohësisht ai i bëri thirrje SPAK që të hetojë vjedhjen e votave.

Pjesë nga prononcimi:

Belind Këlliçi: Sot erdha në seancën ku duhet të përballesha me “viktimën” akuzuese Adrian Çelën, drejtorin famoz të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike. U njoha me një akuzë, akuzohem për shpifje për shkak se kam bërë publike dy kallëzime të bëra në SPAK për krime zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar në lidhje me masakrën zgjedhore që është zhvilluar më 25 prill, vendi kur është ekzekutuar kjo masakër zgjedhore, në mënyrë perfekte, pa diskutim ka qenë Qarku i Durrësit, qyteti i Durrësit, ku vetëm javën e fundit zgjedhore, 5 ditët e fundit, janë disbursuar 6 milionë Dollarë nga fondi i rindërtimit. Ku janë dhënë me mijëra leje ndërtimi. Tani që po shemben shtëpitë e qytetarëve, janë dhënë certifikata legalizimi, janë shpërndarë cash etj…

Kjo është një tentativë sigurisht e dëshpëruar për të shantazhuar opozitën, për t’i mbyllur gojën kujtdo që ngre zërin dhe kërkon transparencë mbi masakrën zgjedhorë të ndodhur më 25 prill dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen. I tmerruar nga fakti që nuk e lërkon vetëm PD dhe Opozita e Bashkuar transparencën për zgjedhjet e 25 prillit por tashmë edhe partnerët tanë strategjikë Adrian Çela me sa duket ka marrë porosi për të shantazhuar drejtuesit e opozitës me këto pseudopadi. E prita “viktimën” akuzuese në seancë për t’u përballur, sigurisht si shokët e tij, si Erjon Veliaj, nuk erdhi. Unë këtu do të jem. Nëse mendojnë se na shantazhojnë, nëse mendojnë se ka ndonjë drejtues, funksionar politik, apo individ brenda PD që do të heshtë për atë çka ndodhur realisht më datë 25 prill e kanë gabim. Aq më tepër një njeri si unë që çdo ditë përballet me dhjetëra të rinj që largohen për shkak se shansi i fundit i tyre ishte 25 prilli për të qëndruar në këtë vend. Atë mandat të vjedhur, atë shpresë të grabitur që i kanë bërë të rinjve mbi të gjitha ta harrojnë se ne do ta lëmë pa përmendur dhge do të ulim zërin.

Pyetje: Kur është vendosur seanca e radhës?

Belind Këlliçi: Në datë 1 Korrik e pres sërish viktimën akuzuese të vij dhe të përballemi ne gjyq. Unë nuk i lëviz asnjë presje deklaratës publike që kam bërë nga foltorja e selisë së PD dhe transparencës që kam kërkuar për këtë individ që kam kallëzuar në SPAK. Ta lëmë SPAK të bëjë detyrën e saj. Në fakt duhej të ishte ai sot këtu për të dhënë shpjegime mbi dy akuzat që i rëndojnë në kurriz, nga paditë që ka bërë Opozita e Bashkuar. Por e shohim që gjërat funksionojnë ndryshe në Shqipëri. Megjithatë unë nuk do të ndalem, më 1 Korrik do të jem sërish këtu edhe me Adrian Çelën, edhe me inceneratorin e Tiranës kur të kem gjyqin e radhës, edhe me Erion Veliajn, e me të gjithë.
Ta dinë që 25 prilli nuk kalon kollaj dhe nuk harrohet kollaj.

Pyetje: Keni informacion se në çfarë faze janë kallëzimet në SPAK?

Belind Këlliçi: Nuk kam akoma asnjë informacion të them të drejtën. Për rastin në fjalë tre javë para ditës së zgjedhjeve, në datë 2 Prill dhe dy javë më pas, në datë 14 Prill, ne kemi bërë dy kallëzime në SPAK për të parandaluar në fakt atë çka po ndodhte në qytetin e Durrësit. Por sot që ne flasim është data 9 Qershor dhe ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet e drejtësisë.

Partia Demokratike ka depozituar në SPAK dy padi penale ndaj punonjësve të administratës dhe zyrtarëve socialistë në Qarkun e Durrësit. E para është kundër deputetit socialist Jurgis Çyrbja, ku PD e akuzon për shpërdorim detyre në kohën kur ai ka qenë drejtor i Hipotekës së Durrësit. Padia e dytë, ka të bëjë me shitblerjen e votës dhe është një listë e gjatë emrash të akuzuarish duke filluar me koordinatorin e PS-së në Durrës, Ardian Çela.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adrian cela belind kelliçi edi paloka adrian cela belind kelliçi edi paloka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje