LIVE UPDATES
Politike

Berisha flet sërish dhe tregon MIQTË: Jam përpara një sulmi politik, mund t’i isha përgjigjur me të njëjtën monedhë,

22 Maj 2021, 14:54 Nga DOSJA
Berisha flet sërish dhe tregon MIQTË: Jam përpara një sulmi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish pas lajmit që shkaktoi ‘tërmet’ në politikën shqiptare, pasi u shpall non-grata. Në një intervistë për TVKlan, Berisha shprehet me bindje se kjo është një lojë politike e stisur nga kryeministri Edi Rama. Por, pavarësisht këtij pretendimi, Berisha shton se ai është gati të njihet me faktet dhe provat që SHBA-ja mund të ketë për të. Ish-kryeministri u pyet nëse Gjykata në Francë mund t’ia marrë në shqyrtim padinë që ka bërë dhe tha me bindje që avokati e ka siguruar për këtë gjë. 

I pyetur për imunitetin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Berisha iu përgjigj dhe Profesor Paul Williams që e theksoi këtë gjë në një prononcim për Zërin e Amerikës. Ai shton se nuk ka asnjë diskutim që Blinken ka imunitet në ushtrimin e funksioneve, por ka një ligj universal për imunitarët, që kanë imunitet për çdo gjë në ushtrimin e funksioneve përveç shpifjes. Berisha e konsideroi veten të vendosur përballë një sulmi politik. Ai tha se këtij sulmi mund t’i përgjigjej në mënyrë politike me anë të miqësive që ka por ka vendosur që të ndjekë gjithçka strikt në rrugën juridike.

Intervista e plotë:

Pyetje: Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratën e një zëdhënësi të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për mediat shqiptare, ku rreshtohen disa nga burimet e informacionit që DASH ka marrë parasysh për vendimmarjen ndaj jush dhe shpalljen si person “non grata” në SHBA?

Sali Berisha: Ky është një skenar politik i montuar me lobim nga Edi Rama dhe George Soros. Dhe për këtë unë kisha bindjen absolute. Fatmirësisht, deklarata e zëdhënësit të DASH dje ndriçoi një hap të rëndësishëm, ndriçimin e burimeve nga janë marrë të dhënat. Dhe çfarë doli? Burimet ishin NGO lokale, rajonale, ndërkombëtare të gjitha të Sorosit, të gjitha paratë e Sorosit kundër Sali Berishës. Ishin mediat e sponsorizuara nga Soros dhe ishin Edi Rama direkt hetimi qeveritar antikorrupsion. Në këtë deklaratë, Edi Rama del qartësisht si person direkt i përfshirë por pa asnjë diskutim në të gjitha ato që thuhet deklarata nënkuptohet George Soros, multimiliarderi për të cilin unë kam shprehur gjithë mendimet e mia si në Parlamentin shqiptar, si në mediat sociale ashtu dhe në takime ndërkombëtare. Nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë. Në ditët në vazhdim unë do informoj shqiptarët se cilat kanë qenë përpjekjet në vite kundër Sali Berishës të George Sorosit.

Pyetje: A mendoni se ka DASH, përtej këtyre informacioneve që ju thatë se janë marrë nga NGO, edhe informacione më të klasifikuara që çuan në vendimmarrjen e këtij vendimi ekstrem ndaj jush dhe ndaj familjes suaj? Dhe a mund të bëhen këto publike në ditët në vijim?

Sali Berisha: Në qoftë se kanë informacione të tjera përsa i përket privatësisë së Sali Berishës, e ftoj Sekretarin Blinken të publikojë çdo gjë pa asnjë lloj hezitimi. Ndërkohë unë kam kontraktuar avokatin dhe kam autorizuar atë për ngritjen e një padie në Gjykatën Korreksionale të Parisit për shpifje. Padia ime nuk atakon vendimin e Sekretarit Blinken për vizën për moshyrjen, jo! Ajo është e drejtë ekskluzive e tij dhe nuk është e drejtë e Sali Berishës viza amerikane. Unë kam paditur dhe qëndroj fuqishëm për shpifjen e cila ka lënduar thellë dinjitetin tim njerëzor.

Pyetje: Çfarë po ndodh aktualisht me padinë tuaj për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Blinken, dhe në çfarë faze është ajo z.Berisha?

Sali Berisha: Avokati që po merret me të, po e përgatit për ta dorëzuar në gjykatë. Ka marrë kontakte apo jo, nuk e di.

Pyetje: Doja të dija nëse Gjykata e Parisit ku ju keni bërë këtë padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, a e ka në juridiksionin e saj marrjen në shqyrtim të padisë dhe ngritjen e çështjes?

Sali Berisha: Gjykata ku unë kam bërë padinë, nëse e merr apo jo, këtë e vendos gjykatësi. Por avokati im gjykon se ekziston e gjithë baza e domosdoshme për ta marrë në shqyrtim. Është e vërtetë që thoshte dhe dje në Zërin e Amerikës Profesor Paul Williams që Sekretari i Shtetit ka imunitet. Pa asnjë asnjë diskutim që ka imunitet në ushtrimin e funksioneve. Por ka një ligj universal për imunitarët. Kanë imunitet për çdo gjë në ushtrimin e funksioneve përveç shpifjes. Shpifja përjashtohet në të gjithë botën demokratike nga imuniteti. Dhe shpifja paditet kudo që ajo shfaqet. Në këtë kontekst, në vlerësimin e avokatit gjykata ka autoritetet të plotë për të bërë interepretimin e imunitetit të z.Blinken. Cilidoqoftë vendimi i gjykatës, unë do të dëshiroja që një vendim pozitiv dhe siguroj që do të jem i hapur për çdo lloj hetimi, por nga ana tjetër, cilido do të jetë vendimi i gjykatës unë absolutisht do të vazhdoj me të gjithë forcën time në rrugë juridike dhe jo politike. Unë jam përballë një sulmi dhe skenari politik. Unë mund t’i përgjigjesha në mënyrë politike edhe kam jo pak miq të cilët do mund të ndihmonin, por kam vendosur të ndjek gjithçka strikt në rrugën juridike për rivendosjen e dinjitetit tim.

Pyetje: Faleminderit!

Sali Berisha: Edhe unë ju falenderoj.

Ky reagim i radhës vjen nga Berisha disa ditë pasi u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Lajmi u dha nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Edhe pse nuk jep emra, DASH thekson se ka nevojë për një hetim të plotë në Shqipëri. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi DASH, si persona të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha shpallet non-grata sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll
Politike 22 Maj 2021, 11:04

TIRANË– Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon h...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj