LIVE UPDATES
Politike

“Farsë, PD kthehet në vegël”, tërhiqet në momentin e fundit nga gara për kreun e PD, Lisandër Hoxha! (SQARIMI)

22 Maj 2021, 10:19 Nga DOSJA
“Farsë, PD kthehet në vegël”, tërhiqet në

TIRANË– Pak orë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për garën e vlefshme për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, një nga emrat e përfolur si kandidat, Lisandër Hoxha është tërhequr nga procesi. Hoxha, pas disa daljeve publike rresht ku ka apeluar për reformimin dhe hapjen e PD-së, sot njofton tërheqjen nga gara për të mos ju bashkuar sqaron ai “një farse”. Hoxha ka përsëritur arsyet pse donte të garonte, por thekson se përjashtimi nga votimi i 20 mijë anëtarëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike është një tjetër manovër që tregon se zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë një garë e lirë. Ky vendim lë në garë 4 kandidatë për zgjedhjet në PD të cilët kanë depozituar edhe formularin për kandidim. Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi janë 4 emrat që garojnë për postin e kreut të PD.

REAGIMI I LISANDER HOXHES:

Te dashur miq, ju falenderoj perzemersisht per mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes ne media te lajmit sa i takon kandidimit tim per Kryetar te Partise Demokratike! E kam menduar vertet gjate kete mundesi, duke patur parasysh idene time se vetem te rinjte kane mundesine te ringrene PD ne kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato qe sot po i ndodhin te rinjve ne mbare vendin duke e kthyer Shqiperine ne Sirine e Europes, ku per çdo 100 te rinj, 80 duan te largohen. Kam degjuar per 8 vite shqetesimet e prodhuara nga nje qeveri qe i ka braktisur shqiptaret dhe kam pare me sy dhunen ndaj lirive, prones dhe dinjitetit njerezor per çdo kategori te shoqerise sone. 25 Prilli ishte nje mundesi e arte per te çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersen ne ballin e çdo qytetari te Republikes se Shqiperise.

Ajo mundesi humbi nga nje model drejtuesish hipokrit, qe te gjithe hallin e kishin tek ndarja e ministrive, drejtorive dhe premtimet korruptive te babezise prej maskarai dhe jo te atyre qe duan te sjellin ndryshimin. Ai shans i iku vendit nga nje sjellje arrogante e ekipit drejtues, te cilet u mbyllen ne nje rreth vicioz urimesh dhe genjeshtrash, te cilat e lane lidershipin e PD ne nje bote imagjinare si Liza ne boten e çudirave. Demokratet mbeten 12 vite ne opozite, te mundur, te perçare dhe te tradhetuar. Ne mbetem peng tek Rilindja dhe sektet Neo Marksiste, te cilat duan ta blejne Ballkanin Perendimor dhe ta sundojne ate me modelin e ylberit. Premtimet me ylber bashkeqeverises dhe marreveshjet prej stabilokrati po e lene vendin tone te fundit ne Europe per te ardhurat per fryme. Po i lene arat djerre, po i lene njerezit ne borxhe dhe kane sjelle vetem stres, ankth dhe humbje te shpreses dhe besimit ne shoqeri se modeli i opozites virtuale do e munde ndonjehere kete qeveri ne zgjedhje.

Per keto arsye hartova nje platforme te zgjidhjes se shpejte, e cila bazohet ne disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral. E para fillon me bashkimin e se djathtes ne nje koalicion te ri moral mbi vlerat qe na mbajne bashke. Se dyti, rikompozim i te gjitha strukturave te Partise Demokratike nen nje fryme tjeter te funksionalizmit dhe organizimit ne terren.

Se treti, krijimi i kushteve te besimit permes kolegjalitetit funksional ne te gjitha organet e reja te partise duke bere aksionin politik nje sipermarrje gjigande dhe jo nje nisme te paqarte te nje grupi te vogel. Se katerti, do te riformatoja modelin e organizatave partnere, si FRPD dhe LDG, duke i bere ato nje arme te forte ne dore te PD. Se pesti, do te filloja bashke me qytetaret fushaten kombetare te antikorrupsionit, duke evidentuar çdo zyrtaruc te rilindjes, i cili rrjep dhe kushtezon qytetaret e vendit tim per perfitim personal. Se gjashti, do te filloja levzjen shoqerore me moton “Shqiperia eshte e jona” ne te gjitha fakultetet dhe gjimnazet e vendit per te provokuar protestat me te medha kombetare.

Se shtati, do te hapja Partine Demokratike duke e bere aksesin e qytetareve ne deget e saj me te lehte se nje rimbushje telefoni. Asnje kandidat per deputet apo Kryetar Bashkie nuk do te zgjidhej nga kulisat, por do t’i nenshtrohej nje propozimi dhe votimi ne popull dhe jo vetem tek anetaret e partise, duke rritur pranueshmerine e secilit prej te zgjedhurve me nje model teresisht demokratik.

Se teti, do te luftoja fort per nje liste te hapur 100% duke tentuar te ndryshoj Kodin Zgjedhor ne menyre qe çdo emigrant te kete mundesine e votes se garantuar.

Se nenti, do te hartoja nje program qeverises te bazuar 100% tek vlerat e se djathtes, si Liria, Prona, Familja, Shteti Ligjor, duke shmangur çdo shtojce tjeter, e cila e nxjerr nga identiteti forcen tone politike. Kjo, sepse besoj fort se vlerat tona jane me konkrete dhe te realizueshme se çdo program i majte.

Se dhjeti, do te nxisja nje marredhenie te re besimi te popullit shqiptar tek kjo force politike, e cila ka çdo arsye per te qene oferta e vetme serioze dhe qeverisese, duke iu paraqitur atyre me nje model krejt te ri ne koncept, ide dhe vizion se si behet politika ne vend. Partia Demokratike ka lindur nga te rinjte dhe e tyre duhet te jete. Per te gjitha keto arsye mendova se kandidimi im do i jepte vlere gares duke vendosur anetaresine perballe zgjedhjes se platformave me te mira per drejtimin e PD.

Ajo qe sot po ndodh eshte vazhdimi i rruges se vjeter te mbajtjes peng te gares permes makinacioneve dhe arrogances. Sot aty nuk ka gare sepse me 13 Qershor nuk kane te drejte vote 20 mije anetaret e FRPD. Sot aty nuk ka gare sepse jane me mijera anetar te fshire si “pasiv” nga sistemi vetem per qellime kalkulimi. Sot aty nuk ka gare sepse garohet perballe nje Kryetari ne detyre, i cili kontrollon te gjithe administraten e partise, zyren e shtypit dhe çdo aset qe e ben te pabarabarte fushen e lojes.

Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i perfundimit te saj eshte parashkruar dhe nuk ka asnje mundesi qe perballja te jete reale. Une nuk i kam ikur asnjehere asnje sfide dhe asnje pergjegjesie. Me dhjetra here jam perballur me padrejtesite e brendshme deri aty sa kam dhene edhe doreheqjen nga çdo funksion ne disfavor te mendesise pragmatiste qe shumica aty mban. Kete rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.

Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD. Kjo pasi nuk dua te legjitimoj nje farse, e cila e ben Partine Demokratike me te vogel, humbese dhe te shkeputur nga realiteti.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e pd lisander hoxha zgjedhjet ne pd gara per kreun e pd lisander hoxha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet