All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Betejë deklaratash, zyrtari i Partizanit “shigjeton” Kukësin: Ngjason si hartim nga ndonjë fushatë elektorale, Panajot P

1 Maj 2020, 10:04 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË-Betejë deklaratash, mes Kukësit e Partizanit dhe në mes është FSHF. Një deklaratë e Gerald Burbës, Sekretarit të Përgjithshëm të klubit të kuq, bëri që drejtuesit verilindor të reagonin, ndërkohë që tani vjen edhe replika e radhës. E gjithë çështja që nga ngritur zyrtari i Partizanit vërtitet rreth impianteve, stadiumi që po ndërton Kukësi është financuar nga FSHF dhe qeveria shqiptare ndërsa kompleksi i ri që po ndërtohet nga klubi i kuq po bëhet me 100% kapital të presidentit Demi. Burba ka vazhduar edhe një herë me ngacmimet dhe këtë herë nuk lë pa përmendur edhe FSHF-në.

 

REAGIMI-Nisur nga një reagim publik i FK Kukësit ndaj meje, për një prononcim të shkurtër dhënë në median e shkruar “Panorama Sport” , nëpërmjet të cilës jam pyetur nëse më duket normale që bëhen investime nga ana e FSHF në vlera 3.2 milion euro për ndërtimin e stadiumit të klubit të Kukësit dhe për kompleksin sportiv të Partizanit nuk akordohet asnjë fond, dëshiroj të sqaroj se:

 

Së pari, e konsideroj të pakuptimtë që për një prononcim (duhet lexuar) që i adresohej problematikës së politikave të investimeve të FSHF në raport me Partizanin vjen një reagim nga FK Kukësi, i cili ngjason si hartim i përshtatur nga ndonjë fushatë elektorale, ku miksohen tinëzisht traditat e admirueshme kuksiane, qytetarët e nderuar kuksianë dhe historia e themelimit të klubit, të cilat nuk i ka vënë askush në diskutim dhe as ka patur për qëllim ti fyejë. Në këtë kontekst, më duket edhe më e habitshme se si një apo disa pjesëtarë të FK Kukësit marrin përsipër që të flasin në emër të të gjithë qytetarëve të qytetit të Kukësit dhe të traditave të tij, apo të dalin në mbrojtje të tyre, pa patur asnjë arsye apo ngacmim nga askush. Për sa i përket arritjeve sportive përgjatë këtyre viteve të fundit të klubit që ka zgjedhur të mbajë emrin e qytetit të Kukësit, konstatova që në deklaratën e tyre është harruar të përmendet specifikisht dhe fitimi i një kampionati, i cili mbase duhej cituar tek rubrika e falënderimeve…

 

Së dyti, në vijim te prononcimit në median “Panorama Sport”, pa dashur të bëj avokatin e klubeve të tjera elitare që kanë bërë e vazhdojnë ta bëjnë historinë e futbollit shqiptar, si dhe kanë dhënë e me shumë mund vijojnë të japin për të, si Flamurtari, Tirana, Dinamo, etj., i qëndroj fort mendimit që nuk është as normale, as e drejtë dhe madje selektive që për këto klube, veçanërisht për Partizanin klub të cilin përfaqësoj, nuk është dhënë asnjë qindarkë investimi në infrastrukture nga fondet e akorduara nga UEFA për zhvillimin e futbollit shqiptar, të cilat menaxhohen nga FSHF. Më se shumti, klubet kryeqytetase, sidomos Partizani, kanë vuajtur mungesën e investimeve dhe të ndihmës nga FSHF, çka është lehtësisht e konstatueshme po të shikosh gjendjen e tyre aktuale në infrastrukturë. Edhe ato investime që janë bërë nga FSHF në kryeqytet për ndërtimin e terreneve sportive, menaxhohen po nga ajo vetë, si psh. Qendra Stërvitore në Kamez, terrenet të cilat po ndërtohen në ish kompleksin Dinamo apo dhe Stadiumi “Air Albania” , të cilat për tu përdorur (nga halli) me qera duhet të paguash sa “frëngu pulën”.

 

Së treti, personalisht mbetem i opinionit që futbolli ka një mision të theksuar social. Në këtë këndvështrim, besoj se edhe misioni i programit “HatTrick” është për të ndihmuar projekte sportive me impakt social të qenësishëm. Në kushtet kur 2 nga 3 klube të kryeqytetit, me kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin shqiptar, nuk disponojnë asnjë terren sportiv si pasojë e shpronësimeve të ndryshme apo lojërave politike, nuk me rezulton proporcionale që 75% e buxhetit të akorduar nga UEFA ti alokohet një projekti të miratuar rishtaz, në funksion të një klubi të vetëm. Veçanërisht, kur projekti i kompleksit sportiv “Partizani” është tërësisht një financim privat që ka nisur prej vitesh, nuk është absolutisht logjike që mos të ketë asnjë lloj mbështetje nga institucioni i cili prezumohet se përfaqëson interesat e të gjitha klubeve shqiptare.

Kompleksi që po ndërton Partizani

Ky debat i krijuar nga koleget e FK Kukesit, që mesa duket dhe kur nuk përmenden nominalisht, ndihen të cënuar, tingellon si një diversiv ndaj thelbit të diskutimit. E theksoj, këtu nuk kemi të bëjmë me krahasimin ndërmjet vlerave të klubit që unë përfaqësoj me atë të FK Kukësit, por me politikën e investimeve të FSHF-së, për sa i përket klubit Partizani. Nuk flas si tifoz kur them që krahasim ndërmjet klubeve nuk mund të bëhet. Në dijeninë time, Panajot Pano e qindra futbollistë të tjere të kombëtares nuk vinin nga radhët e Përparimit, siç është njohur dikur FK Kukësi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gerald burba kukesi partizani gerald burba kukesi partizani


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj