LIVE UPDATES
Sport

E konsideroi Kukësin si skuadër provinciale, zyrtari i Partizanit merr reston nga klubi verilindor: Jeni ziliqarë dhe paragjy

30 Prill 2020, 19:22 Nga DOSJA
E konsideroi Kukësin si skuadër provinciale, zyrtari i Partizanit merr

KUKËS-Shpërthen lufta në distancë mes klubit të Kukësit dhe Partizanit. Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Partizanit, Gerald Burba, mbi fondet e UEFA-s të cilat kishin shkuar një pjesë për stadiumin e Kukësit në vend që të shpërndaheshin për futbollin shqiptar, ka bërë që verilindorët të reagojnë ndaj këtyre fjalëve.

Klubi i cilëson si tendencioze dhe ziliqare fjalët e drejtuesit të të kuqve, ndërsa i kujtonte atij se Kukësi kishte bërë historinë në Europë në këto vite në Superiore, pa harruar kontributin e gjatë të futbollistëve nga ky qytet. Ndaj me postimin në rrjetet sociale, verilindorët e cilësonin mëse të merituar kalimin e fondit të UEFA-s për ndërtimin e stadiumit në qytet.

 

POSTIMI I PLOTË I KUKËSIT

Duke marrë shkas nga një deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partizanit, Gerald Burba ku klubi i Kukësit konsiderohet nje klub provincial dhe me 5 vite histori, jemi të detyruar t’i tregojmë Z. Burba se klub historik nuk të bëjnë as deklaratat në media, as vitet e luajtura futboll dhe pa fituar asgjë dhe as fakti se je një klub i kryeqytetit.

Burba dhe kushdo që ka një mendim të tillë për klubin tonë, duhet të kuptojë mirë se FK Kukësi ështe një klub i krijuar afro një shekull më parë dhe me sakrificë e shumë punë, bëri që të mbushej stadiumi kombëtar për të parë futboll të vërtetë dhe emocione të cilat kishit vite pa i provuar në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket ndërtimit të stadiumit, investimi nuk po shkon te një klub 5-vjeçar por te një klub që çdo vit luan dhe kalon ture në Europë, te një klub që po i jep tonus kampionatit duke luftuar çdo vit për titullin kampion, duke fituar ndaj jush si në Kukës, si në “Selman Stërmasi”, ashtu edhe në “Air Albania”. Këto fitore Z.Burba, nuk të bëjnë provincialë por superiorë!

Futbolli luhet në fushë dhe jo në media. Kështu, Kukësit i takon stadiumi për gjithçka ka bërë në Shqipëri! Pavarësisht se ju jeni ziliqarë, tendenciozë e paragjykues, ne jemi Fair Play dhe do të vazhdojmë të nderojmë jo vetëm klubin e qytetin por edhe flamurin shqiptar.

Është për të ardhur keq se si një sekretar klubi mërzitet dhe irritohet pse te një klub investohet. Kukësi është një klub që çdo vit kërkon trofe dhe jo të ngjitet në Superiore dhe të zbresë në Kategorinë e Parë e të dytë ashtu siç ka bërë edhe klubi juaj. Me të vërtetë erdhëm edhe ne duke ngjitur çdo kategori, por ngjitja vazhdoi deri në turin e katërt të Europa League.

Kukësi si qytet i ka dhënë shumë jo vetëm Partizanit por edhe Shqipërisë. Nuk është provincë një qytet kandidat për çmimin Nobel. Mos harroni që ende tifozeria juaj duartroket një futbollist si Rrahman Hallaçi, e mos harroni njëkohësisht edhe numrin e sportistëve kuksianë që kanë kontribuuar për ju në sporte dhe disiplina të tjera. Me deklaratën tuaj, keni ofenduar jo vetëm këto figura, por një qytet dhe një tifozeri të tërë. Ne nuk bëhemi ziliqarë dhe nuk mërzitemi pse një klub po forcohet e bëhet me stadium të ri, përkundrazi na vjen mirë që do të ketë më shumë konkurrencë. Shpresojmë dhe urojmë që të reflektoni edhe ju Z.Burba dhe të mos mërziteni e zemëroheni për sukseset e të tjerëve.

Klubi i Kukësit gjen rasti të falënderojë FSHF-në dhe qeverinë shqiptare për investimin e bërë në një qytet të diskriminuar dhe paragjykuar në dekada. Në këtë mënyrë, Kukësi nuk ka më nevojë të ecë me çanta në duar për të gjetur një stadium ku të luajë e njëkohësisht duke i hapur probleme edhe ekipeve kundërshtare!

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport deklarata e kukësit gerald burba kukesi deklarata e kukësit gerald burba kukesi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet