Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka zgjedhur këshilltarin e tij të vjetër Ron Klain për të shërbyer përsëri në rolin e shefit të stafit të tij, duke vendosur një ndihmës me përvojë prej disa dekadash në rolin kryesor në stafin e presidentit.
Zoti Klain do të drejtojë një Shtëpi të Bardhë që ka të ngjarë të jetë e përqëndruar tek përgjigja ndaj pandemisë së koronavirusit, e cila vazhdon të përhapet pa kontroll në të gjithë vendin. Ai do të përballet gjithashtu me sfidën për të punuar me një Kongres të ndarë që mund të përfshijë një Senat të udhëhequr nga republikanët. Zoti Klain shërbeu si koordinator për përgjigjen ndaj Ebolës gjatë shpërthimit të virusit në vitin 2014.
Në një deklaratë të mërkurën mbrëma, zoti Biden u shpreh se ai zgjodhi zotin Klain për këtë post sepse përvoja e tij e gjatë në Uashington e kishte përgatitur atë për sfida të tilla.
“Përvoja e tij e thellë dhe e larmishme dhe aftësia për të punuar me njerëz të të gjithë spektrit politik është pikërisht ajo që më duhet në një shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa përballemi me këtë moment krize dhe bashkojmë vendin”, tha zoti Biden.
Zoti Klain shërbeu si shef i personelit të zotit Biden gjatë mandatit të parë të presidentit Barack Obama, ishte shef i personelit të nënpresidentit Al Gore në mes të viteve 1990 dhe ishte një nga këshilltarët kryesorë në fushatën e zotit Biden, duke udhëhequr përgatitjet e debatit të tij dhe përgjigjen ndaj koronavirusit. Ai është njohur dhe ka punuar me zotin Biden që nga fushata presidenciale e demokratëve në vitin 1987.
Zgjedhja e zotit Klain nënvizon përpjekjen që administrata e ardhshme Biden do të bëjë në përgjigjen e saj ndaj koronavirusit qysh ditën e parë. Klain ka përvojë në shëndetin publik si koordinator i përgjigjes për Ebolën dhe luajti një rol kryesor në hartimin dhe zbatimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike të administratës Obama në vitin 2009.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ZVICËR- Shifra e të infektuarve është rritur në gjithë botën. Ndërkohë, që të moshuarit janë më të rrezikuarit nga pandemia, sipas një studimi marrja e sup...
LIBI– Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në Mesdhe. Sipas mediave të huaja një gomone me emigrantë është përmbysur ku si pasojë kanë humbur jetën...
Administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Joe Biden mund të ndryshojë me shpejtësi një varg politikash të emigracionit të Presidentit Donald Trump, shum...
GJERMANI- Firma gjermane e makinave BMW ka nxjerr në treg makinën e parë elektrike. Makina është pjesë e modelit të serisë iX.Me këtë makinë, BMW-ja pritet që t...
ANGLI- Courtney Hargreaves është një e re nga Anglia e cila ka habitur me deklaratën kur ka thënë për mediat se është e lumtur që burri i saj ka fjetur me 100 f...
SHBA- Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo vendosi të mërkurën një raund të ri kufizimesh që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit ndërsa niveli i infe...
GJERMANI- Komisioni Evropian ka arritur sot marrëveshjen me Kompanitë e ilaçeve Pfizer dhe BioNTech për të blerë 300 milion vaksina. Sipas mediave ndërko...
SHBA- CEO i ‘Pfizer’, Albert Bourla shiti të hënën 60 % të aksioneve të tij në kompaninë e ilaçeve për 5.6 milion dollarë, dhe pikërisht në të njëjtën d...
GREQI- Policia e Greqisë ka bërë me dije se kanë “shkatërruar” sot një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike. Banda në total përbëhej nga 14 pjestarësh në to...
ANGLI- Britania e Madhe ka regjistruar 22, 950 persona të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 595 kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja num...