LIVE UPDATES
Bota

Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve të rritur

4 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
Biden: Deri më 4 korrik do të imunizohen 70% e amerikanëve

SHBA- Presidenti Joe Biden po vendos një objektiv të ri për imunizimet, për të vaksinuar me një dozë 70 për qind të amerikanëve të rritur deri më 4 korrik. Objektivi i ri, i cili gjithashtu përfshin vaksinimin plotësisht të 160 milionë të rriturve deri në Ditën e Pavarësisë, vjen ndërsa kërkesa për vaksina ka rënë dukshëm në të gjithë vendin, madje disa shtete nuk kanë bërë porosi për më shumë se gjysmën e dozave që duhet të merrnin.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden bëri thirrje që shtetet t’i bëjnë vaksinat të disponueshme për njerëzit, që ata t’i marrin sipas dëshirës, pa lënë takim. Ai do të nxjerrë udhëzime që shumë farmaci të bëjnë të njëjtën gjë, ndërkohë që administrata e tij po merr masa për herë të parë për të dërguar vaksina nga shtetet me kërkesë më të pakët tek ato më të interesuara.

Objektivi i ri i Presidentit Biden është një pranim i heshtur i faktit se interesimi për vaksinat ka rënë. Tashmë më shumë se 56% e amerikanëve të rritur kanë marrë të paktën një dozë dhe gati 105 milionë janë vaksinuar plotësisht. Shtetet e Bashkuara aktualisht po i administrojnë dozat e para me një ritëm prej rreth 965,000 në ditë – gjysma e normës së para tre javëve, por pothuajse dy herë më shpejt sesa duhet për të përmbushur objektivin e zotit Biden.

Njoftimi vjen ndërsa administrata Biden është larguar nga caktimi i një objektivi për arritjen e imunitetit të tufës. Në vend të kësaj ajo po synon të administrojë sa më shumë vaksinime. Zyrtarët thanë se përmbushja e këtij objektivi do të rezultojë në ulje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 para stinës së verës.

Për këtë qëllim, administrata po e zhvendos fokusin e qeverisë drejt zgjerimit të klinikave më të vogla dhe të lëvizshme të vaksinimit për t’i bërë më të lehta imunizimet në komunitete. Po ashtu ajo po përdor qindra miliona dollarë për të rritur interesimin për vaksinat përmes fushatave të ndryshme.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu po harton gjithashtu plane për të nisur vaksinimet në grup moshën 12-15 vjeç. Presidenti Biden po i “sfidon” shtetet për të administruar të paktën një dozë në këtë grupmoshë deri në 4 korrik, me qëllim që sa më shumë adoleshentë të jenë vaksinuar plotësisht deri në fillim të vitit të ardhshëm shkollor. Ndërsa të rinjtë janë në rrezik shumë më të ulët për komplikacione serioze nga COVID-19a, ata përbëjnë tani pjesën më të madhe të rasteve me viruse të reja.

VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota joe biden vaksinimi i popullsise joe biden vaksinimi i popullsise

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje