LIVE UPDATES
Bota

Biden: Kemi ushtrinë më të fortë në botë, do mbrojmë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

22 Tetor 2021, 06:51 Nga DOSJA
Biden: Kemi ushtrinë më të fortë në botë, do

SHBA – Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i dilnin në mbrojtje Tajvanit, nëse ai sulmohet nga Kina.

“Po, jemi zotuar për këtë”, tha Biden në një takim me qytetarët. Deklarata e tij është në kundërshtim me politikën afatgjate të SHBA-së për ta ndihmuar Tajvanin në ndërtimin e mbrojtjes së tij, por jo për ta ndihmuar atë ushtarakisht në një konflikt të mundshëm.

Deklarata po ashtu vjen më pak se dy muaj pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani. SHBA-ja ka qenë 20 vjet e angazhuar ushtarakisht në këtë vend. Presidenti iu përgjigj një anëtari të audiencës, i cili pyeti nëse Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përballojnë zhvillimin e shpejtë ushtarak të Kinës.

“Mos u shqetësoni nëse ata do të jenë më të fuqishëm. Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e dinë që ne kemi ushtrinë më të fuqishme në historinë e botës”, tha Biden –Unë dua që Kina ta kuptojë se ne nuk do të tërhiqemi”, tha presidenti, për të shtuar se ai nuk do që të nisë Luftë të re të Ftohtë me Kinën.

Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se Biden nuk ka shpallur ndonjë ndryshim të politikës amerikane dhe se nuk ka një ndryshim të tillë.

“Marrëdhënia e mbrojtjes e SHBA-së me Tajvanin udhëhiqet nga Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë sipas Aktit, do të vazhdojmë të mbështesim vetëmbrojtjen e Tajvanit dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë çdo ndryshim të njëanshëm të status quo-së”, tha zëdhënësi.

Tajvani do ta mbrojë veten, tha zëdhënësi i zyrës presidenciale, Xavier Chang, në përgjigje të deklaratës së Bidenit.

Tensionet midis Tajvanit dhe Kinës janë rritur kohëve të fundit, sidomos për shkak të inkursioneve kineze në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit. Tajvani e konsideron veten shtet sovran, por Kina e sheh atë si provincë të shkëputur. Pekini nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të arritur bashkimin.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, tha në fillim të këtij muaji se marrëdhëniet midis Tajvanit dhe Kinës janë në nivelin më të keq të tyre në më shumë se 40 vjet. Ai parashikoi se Kina do të jetë në gjendje ta pushtojë Tajvanin deri në vitin 2025. Kina thotë se Tajvani është çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme në lidhjet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe ka dënuar, siç ka thënë, “bashkëpunimin e fshehtë” midis Uashingtonit dhe Taipeit.

Duke folur për gazetarët këtë javë, ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara, Zhang Jun, tha se Kina ndjek një “ribashkim paqësor” me Tajvanin, derisa u përgjigjet “përpjekjeve separatiste” të Partisë së tij Demokratike Progresive.

“Ne nuk jemi ngatërrestarë. Përkundrazi, disa vende – SHBA-ja në veçanti – po ndërmarrin veprime të rrezikshme, duke e çuar situatën në Ngushticën e Tajvanit në një drejtim të rrezikshëm”, tha ai.

Biden dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet të mbajnë një takim virtual në fund të vitit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se besojnë se angazhimi i drejtpërdrejtë me Xinë është mënyra më e mirë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota deklarat e joe biden kina-tajvani presidenti joe biden tajvani deklarat e joe biden kina-tajvani presidenti joe biden tajvani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj