All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Senatori demokrat bllokon axhendën e presidentit Joe Biden për klimën

21 Tetor 2021, 20:18 Nga DOSJA
Senatori demokrat bllokon axhendën e presidentit Joe Biden për
All - Paragraf - 1

Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, një pjesë jetike e axhendës së Presidentit Biden për klimën rrezikon të dështojë në Senatin amerikan, si rezultat i kundërshtimit nga një ligjvënës i partisë së presidentit.

Senatori Joe Manchin, demokrat, i cili përfaqëson shtetin e Virxhinias Perëndimore, ka thënë se nuk do të mbështesë dispozitat më të rëndësishme për energjinë e pastër në paketën e administratës së Presidentit Biden për infrastrukturën dhe të shpenzimet sociale.

Për shkak se demokratët kanë vetëm 50 vende në senatin prej 100 anëtarësh dhe nuk presin asnjë votë nga republikanët, Senatori Manchini mund ta minojë të gjithë projekt-ligjin duke mos votuar në mbështetje të tij. Javën e kaluar, ai tha se do të bënte pikërisht këtë gjë nëse Programi i Efektshmërisë për Energjinë e Pastër, shkurtimisht CEPP, që konsiderohet si bërthama e planit të Presidentit Biden për klimën, do të ishte pjesë e projekt-ligjit. Programi CEPP do të shpërblente prodhuesit e energjisë elektrike që fillojnë tranzicionin tek energjia e rinovueshme me një normë prej 4% në vit ose më shumë, dhe do të penalizonte ata që nuk e bëjnë këtë.

Ekonomia e shtetit që përfaqëson Senatori Manchin varet në masë të madhe nga karburantet fosile, kështu që firmat e naftës dhe gazit, të minierave të qymyrit dhe kompanitë e gazsjellësve natyror kanë ndikim të madh tek politika.

Programi CEEP do ta dëmtonte rëndë industrinë e qymyrit në Virxhinian Perëndimore, sepse 90% e energjisë elektrike të prodhuar në atë shtet vjen nga centralet me qymyr.

Këtë javë, zoti Manchin-i gjithashtu hodhi poshtë një përpjekje tjetër për të përmbushur qëllimet e administratës për reduktimin e emetimeve, këtë herë duke vendosur një taksë mbi karbonin. Senatori Manchin nuk ka ofruar ndonjë alternativë që do t’i afrohej llojit të ndikimit ndaj emetimeve që kërkon administrata e Presidentit Biden.

Premtime të guximshme

Në ditën e tij të parë si president, zoti Biden njoftoi se SHBA do të kthehej tek Marrëveshja e Parisit, një marrëveshje për klimën nga e cila paraardhësi i tij, republikani Donald Trump, ishte tërhequr. Në muajin prill, Presidenti Biden njoftoi se qëllimi i tij ishte të zvogëlonte emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë, përgjegjëse për ndyrshimet klimatike, mes 50% dhe 52% të niveleve të vitit 2005.

Ekspertët thonë se rritja vjetore me 4% e energjisë elektrike të prodhuar nga burimet e rinovueshme, siç kërkohet në programin CEPP, është thelbësore për të përmbushur synimin për reduktimin e emetimeve.

Premtimi i guximshëm kishte për qëllim të demonstronte udhëheqjen e re amerikane në përpjekjet botërore për të luftuar ndryshimet klimatike duke patur parasyshë konferencën e OKB-së për klimën muajin që vjen, që njihet shkurtimisht si COP26.

Kohët e fundit, administrata amerikane njoftoi se do të dërgonte në konferencë, e cila mbahet në Glasgow të Skocisë, 13 anëtarë të kabinetit të Presidentit Biden, duke demonstruar një nivel shumë të lartë angazhimi amerikan.

Duarbosh në COP26?

Por mosgatishmëria e Senatorit Manchin për të ndryshuar qëndrimin mbi çështjen e klimës, rrezikon që Presidenti Biden të shkojë në Glasgow duarbosh, përveç qëllimeve të mira në 10 muajt e parë në detyrë.

Ish-senatori amerikan John Kerry, i dërguari i Presidenti Biden për klimën, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se kjo do t’i shtohej dëmit të reputacionit që pësuan Shtetet e Bashkuara kur Presidenti Trump tërhoqi vendin nga Marrëveshja e Parisit.

Senatori Sheldon Whitehouse, demokrat nga shteti Rhode Island, i tha gazetës “The Guardian” se një situatë e tillë do ta bënte delegacionin amerikan të dukej “qesharak”, duke shtuar se, “do të ishte keq për udhëheqjen amerikane, keq për bisedimet dhe katastrofike për klimën. Thjesht katastrofike. ”

Pretendimet e Senatorit Manchin

Senatori Manchin ka pohuar se industria energjitike po e bën vet tranzicionin tek burimet e rinovueshme, dhe se nuk ka kuptim të shpenzohen dollarët e taksapaguesve për diçka që tashmë po ndodh. Chris Hamilton, president i Shoqatës së Qymyrit të Virxhinias Perëndimore, tha se vlerësimi i zotit Manchin për përparimet e industrisë është i saktë

“Mund t’ja arrimë nëse … lejojmë zhvillimin dhe komercializimin e teknologjive të ndryshme të kapjes së karbonit, që më pas të përdoren në sektorët e qymyrit dhe gazit natyror”, tha zoti Hamilton. “Qëllimi ynë është të zvogëlojmë edhe gjurmën e karbonit. Nuk ka kundërshtime ndaj kësaj. ”

Por aktivistët e klimës e kundërshtojnë ashpër karakterizimin e zotit Manchin për përparimin e industrisë në zvogëlimin e emetimeve. Pretendimet e zotit Manchin janë “dukshëm të rreme”, tha Michael O’Boyle, drejtor për politikat e energjisë elektrike në “Energy Innovation”, një qendër studimi për politikat energjitike dhe klimës në San Françisko.

“Gjatë pesë viteve të fundit, nga 2016 në 2020, Amerika shtoi rreth 1.1% të energjisë së pastër vjetore. Në vitin 2020 arritëm një rekord prej 2.3%, pra pak më shumë se gjysmën e një rritjeje prej 4%.”

Interesat personale të Senatorit Manchin

Kritikët e senatorit të Virxhinias Perëndimore gjithashtu theksojnë se zoti Manchin ka një interes të konsiderueshëm financiar personal në industrinë e qymyrit. Ai zotëron midis 1 milion dhe 5 milionë dollarë aksione tek kompania “Enersystems Inc.”, firmë komerciale qymyri e themeluar nga ai dhe që tani drejtohet nga djali i tij. Gjatë dekadës së fundit ai është paguar afro 5 milionë dollarë nga kompania.

Lidhur me këtë konflikt të dukshëm interesi, Senatori Manchin ka vite që thotë se pasuritë e tij mbahen në një trust, që ai nuk e kontrollon. Sidoqoftë, dokumentet financiare që ai duhet t’i vërë në dispozicion të Senatit flasin për firmën Enersystems. Zoti Manchin gjithashtu merr donacione të mëdha për fushatat politike nga industria e karburanteve fosile në përgjithësi, më shumë se 250,000 dollarë deri tani për zgjedhjet e vitit 2022.

Një industri që po vdes

Industria e minierave të qymyrit, që zoti Manchin synon ta mbrojë, është zbehur për dekada me radhë, ndërsa bie kërkesa për qymyr në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2020, Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë gjeti se industria e qymyrit në Virxhininë Perëndimore, duke përfshirë “të gjithë punonjësit e angazhuar në prodhim, përgatitje, përpunim, zhvillim, mirëmbajtje, riparim ose në operacionet e minierave, përfshirë punonjësit e zyrave”, punësonte 11,418 persona, ose rreth 1.4% të fuqisë punëtore të atij shteti.

Numrat u ulën pak në vitin 2020 për shkak të pandemisë dhe ka të ngjarë të rriten kur të dalin shifrat e vitit 2021, por tendenca afatgjatë është mjaft e qartë. Që nga fillimi i viteve 1950, kur më shumë se 125,000 burra nxirrnin qymyr me kazma dhe lopata në Virxhinian Perëndimore, përparimet teknologjike pakësuan numrin e punonjësve në këtë industri.

Gjatë viteve 1990 kishte më pak se 40,000 njerëz të punësuar në industrinë e qymyrit në atë shtet, dhe shifrat kanë vazhduar të ulen.

Duke shtuar edhe rënien e kërkesës për qymyr, ndërsa kompanitë energjitike kaluan tek karburantet më të pastra, përfshirë gazin natyror, peisazhi i një industrie në vdekje bëhet më i plotë. Pasi arriti kulmin në 158 milionë ton në vitin 2008, prodhimi i qymyrit të Virxhinias Perëndimore ka rënë ndjeshëm, në më pak se 100 milionë ton gjatë viteve të fundit.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe manchin joe manchin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj