LIVE UPDATES
Bota

Mospërmbushje të obligimeve ndaj Ballkanit Perëndimor, PE kritikon BE-në

21 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
Mospërmbushje të obligimeve ndaj Ballkanit Perëndimor, PE

BRUKSEL- Kritika ndaj Bashkimit Evropian për mospërmbushje të premtimeve ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe thirrje që BE-ja të jetë më e pranueshme në rajon, janë dëgjuar të enjten në një seancë plenare të Parlamentit Evropian. Si dëshmi më të shpeshta se BE-ja nuk është duke ndihmuar në përmbushjen e obligimeve, janë përmendur mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këto procese nuk janë finalizuar akoma edhe pse Komisioni Evropian disa herë ka konfirmuar se të tria këto shtete i kanë përmbushur kriteret që janë kërkuar nga to. Në këtë mënyrë, sipas shumë folësve që morën pjesë në diskutime, Bashkimi Evropian po e rrezikon kredibilitetin e vet në rajon dhe po krijon hapësirë për ndikime të faktorëve tjerë të jashtëm. Debati është zhvilluar edhe për të analizuar rezultatet e Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që është zhvilluar në Bërdo të Sllovenisë.

Anzhe Logar, ministër i Jashtëm i Sllovenisë, vend që ka kryesimin e radhës në BE, ka thënë se ky Samit ka shënuar forcimin e lidhjeve të BE-së dhe rajonit. Ai ka thënë se me këtë samit është rikonfirmuar përkushtimi i BE-së për procesin e zgjerimit. Por ka pasur deputetë që premtimet dhe konkluzat nga Samiti i Bërdos i kanë quajtur vetëm “fjalë të zbrazëta”, sidomos duke përmendur refuzimin që të ketë referenca kohore për procesin e zgjerimit dhe shpresat e vendeve të rajonit për integrim në BE. Viola von Cramon, deputete e të Gjelbërve nga Gjermania, që është edhe Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se “Samiti BE-Ballkan Perëndimor në Bërdo ishte një paradë e hipokrizisë, fjalëve boshe dhe vlerësimeve për autokratët, dhe mbi të gjitha pretendimeve se BE do të zgjerohet dhe vendet e rajonit po bëjnë reforma”.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ketë një politikë krejtësisht të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Sipas saj, “BE nuk është më ai klubi që në vitin 2003 premtoi integrim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e as vendet e rajonit nuk kanë më motiv” duke bërë thirrje që të ketë më shumë sinqeritet. Ajo sidomos ka kritikuar qasjen e BE-së ndaj, siç ka thënë, “autokratëve siç janë Vuçiç në Serbi dhe Gjukanoviq në Mal të Zi” duke kërkuar që BE-ja të jetë e sinqertë edhe kur duhet kritikuar shkeljen e normave demokratike.

“Ballkani Perëndimor nuk është në fqinjësi por në oborrin tonë. Nëse BE-ja nuk mund ta luajë rolin e vet atje, atëherë ëndrra jonë që BE-ja të bëhet një union gjeopolitik do të mbetet vetëm ëndërr”, ka thënë ajo.

Deputetja von Cramon ka thënë se hapa konkretë nga BE-ja do të ishin liberalizimi i vizave për Kosovën, forcimi i Bosnje e Hercegovinës dhe nisja e negocatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shefi i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAlister e ka quajtur Samitin e Bërdos dhe vizitën e fundit të shefes së BE-së, Ursula von der Leyen si dëshmi për përkshtimin e BE-së ndaj rajonit. Ai, duke iu referuar edhe zhvillimeve në Kosovë, ka thënë se incidentet e fundit dëshmuan se sa të forta janë ndasitë në rajon dhe nduhet të punohet më shumë.

Deputeti nga Kroacia, Tonino Picula, ka thënë se zhvillimi i samitit është i rëndësishëm, por “nuk mund ta fshehim zhgënjimin tonë me rezultatet”.

“Është e vërtetë se janë miratuar disa vendime. Si miratimi i buxhetit për IPA. Por na duhen më shumë hapa politikë. Po shohim në rajon ndikim të faktorëve të jashtëm. Duhet të mos humbim rastin të përmendim mangësitë dhe keqësimin e situatës në disa vende. Por kur përmnbushen kushtet, ne duhet të përmbushim obligimet tona. Më konkretisht, duhet nisur negociatat me Maqedoninë (e Veriut) dhe Shqpërinë, dhe të liberalizojmë vizat me Kosovën menjëherë”, ka thënë Picula duke folur edhe në emër të grupit të Socialistëve dhe Demoratëve.

Disa deputetë u kanë bërë thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të gjejnë zgjidhje për mospajtimet e tyre e po ashtu edhe nga Kosova dhe Serbia që të ulin tensionet. Këta janë përmendur si shembuj se sa e ndjeshme është situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anzhe logar ballkani perendimor be pe tonino picula anzhe logar ballkani perendimor be pe tonino picula

Sondazh

Poll
Bota 21 Tetor 2021, 17:04

FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

TIRANË– Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i org...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë