LIVE UPDATES
Bota

Takimi i Ministrave të NATO-s, pritet plani madhor për mbrojtjen nga Rusia

21 Tetor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Takimi i Ministrave të NATO-s, pritet plani madhor për mbrojtjen nga

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në Bruksel për një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO -s të enjten dhe të premten për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në Afganistan, tensionet me Rusinë dhe politikat për teknologjinë.

“Jam këtu për të nxitur modernizimin ushtarak të NATO-s dhe për t’u siguruar që aleanca të jetë e përgatitur për sfidat e së ardhmes,” shkruante zoti Austin në Twitter pasi mbërriti të mërkurën.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s pritet të bien dakord për një plan të ri madhor të enjten për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi të mundshëm rus nga të gjitha frontet, duke riafirmuar objektivin kryesor të aleancës për të frenuar Moskën, pavarësisht nga një vëmendje në rritje ndaj Kinës.

Strategjia konfidenciale, për të cilën njofton agjencia Reuters, parashikon për përgatitjen për sulme të mundshme paralele në rajonet e Baltikut dhe Detit të Zi që mund të përfshijë armë bërthamore, goditje të rrjeteve kompjuterike dhe sulme nga hapësira.

Zyrtarët theksojnë se ata nuk besojnë se ekziston ndonjë rrezik urgjent për ndonjë sulm nga Rusia. Moska mohon të ketë synime agresive dhe thotë se është NATO-ja ajo që rrezikon të destabilizojë Evropën me plane të tilla.

Por diplomatët thonë se “Koncepti për Parandalimin dhe Mbrojtjen në Zonën Euro -Atlantike” – dhe plani strategjik për zbatimin e tij – është i nevojshëm në kushtet kur Rusia zhvillon sisteme të avancuara armësh dhe vendos trupa dhe pajisje më pranë kufijve të aleatëve.

“Kjo është mënyrë parandalimi,” tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer për planin.

“Dhe kjo po përshtatet me qëndrimet aktuale të Rusisë – dhe ne po shohim shkelje veçanërisht të hapësirës ajrore mbi shtetet baltike, por edhe rritje të inkursioneve në Detin e Zi,” tha ajo për radion gjermane Deutschlandfunk.

Miratimi do t’u hapë rrugën planeve më të detajuara rajonale deri në fund të vitit 2022, tha një zyrtar amerikan, duke i dhënë mundësi NATO-s të vendosë se çfarë armësh shtesë i duhen dhe si t’i pozicionojë forcat e saj.

Pika të nxehta

Në maj, Rusia grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën, numri më i lartë që kur Moska aneksoi Krimesë në 2014, thonë zyrtarët perëndimorë. Në shtator, Rusia përdori robotë të rinj luftarakë në stërvitjet e mëdha ushtarake me aleatin e saj ish-sovjetik Bjellorusinë që kanë alarmuar aleatët baltikë.

Rusia po përmirëson ose zëvendëson sistemet hapësinore ushtarake sovjetike, po zhvillon teknologji të bazuara në inteligjencën artificiale për t’iu kundërvënë sistemeve komanduese të aleancës dhe po zhvillon të ashtuquajtura “super armë”.

Ato përfshijnë raketa hipersonike me aftësi bërthamore që mund të shmangin sistemet e paralajmërimit të hershëm.

Gjenerali amerikan në pension Ben Hodges, i cili komandoi forcat e ushtrisë amerikane në Evropë nga viti 2014 deri në vitin 2017, tha për agjencinë Reuters se ai shpresonte që plani të nxiste një koordinim më të mirë në mbrojtjen kolektive të NATO -s, që do të thotë më shumë burime për rajonin e Detit të Zi.

“Sipas mendimit tim, kjo është një pikë më e mundshme e nxehtë sesa Baltiku,” tha zoti Hodges.

Jamie Shea, një ish-zyrtar i lartë i NATO-s, tha për agjensinë e lajmeve Reuters se plani mund të ndihmojë gjithashtu në rritjen e fokusit tek Rusia në një kohë kur aleatët kryesorë po bëjnë përpjekje të shtojnë praninë e tyre në rajonin Indo-Paqësor dhe t’i kundërvihen fuqisë ushtarake në rritje të Kinës.

“Deri sot mendohej se Rusia përbën shqetësim, por jo një kërcënim urgjent. Por rusët po ndërmarrin disa hapa shqetësuese. Ata po eksperimentojnë në fushën e robotikës, dhe raketat hipersonike mund të jenë vërtet shqetësuese,” tha ai.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota lloyd austin nato rusia lloyd austin nato rusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj