Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
Biden vazhdon të rrisë avantazhin: Trump vë në pikëpyetje rezultatet
7 Nëntor 2020, 06:58Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
SHBA– Kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të rrisë avantazhin e lehtë që fitoi në orët e para të së premtes përballë Presidentit republikan Donald Trump në shtetet Xhorxhia dhe Pensilvani, ku vazhdonte numërimi. Megjithëse rezultatet vazhdojnë të jenë shumë të afërta për t’u shpallur, zoti Biden gjendet në pozita të forta për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.
Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se “zgjedhjet nuk kanë mbaruar”. Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.
Biden aktualisht udhëheq me shumicën e votës popullore, si dhe me 253 vota elektorale përkundër 214 votave për Presidentin Trump në Kolegjin Elektoral, ku duhen të paktën 270 vota për të pretenduar fitoren për një mandat presidencial katër vjeçar. Sipas numërimit të votave, zoti Biden kryeson në Pensilvani me 21’749 vota (me 98% të votave të numëruara), në Xhorxhia me 4’020 vota (me 99% të votave të numëruara), në Arizona me 36’816 vota (me 90% të votave të numëruara), si dhe në Nevada me 22’657 vota (me 87% të votave të numëruara).
Në sistemin amerikan të demokracisë indirekte, fituesi i votës popullore në secilin shtet – me përjashtim të shteteve Mein dhe Nebraska – merr të gjitha votat elektorale të shtetit në fjalë, të cilat përcaktohen në bazë të nivelit të popullsisë.
SHBA– Joe Biden në një deklaratë për mediat tha se do t’i japë fund luftës “totale, të politikës së epokës Trump.Në një fjalim të shkurtër drejtuar popullit Ame...
SHBA– Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ka rezultuar pozitiv për koronavirus, raporton BBC.Lajmi vjen një muaj pasi Presidenti Donald Trump u d...
SHBA– Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump nuk resht që akuzuari Joe Biden për mashtrim dhe vjedhje votash. Pak orë më parë Trump postoi në Twitter n...
AUSTRI-Policia austriake ka përshkruar të gjithë lëvizjet e 20-vjeçarit Kujtim Fejzullai, i cili vrau në mënyrë makabër në Vjenë 4 persona dhe plagosi 2...
Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Alyaksandr Lukashenkës, djalit të tij, Viktar, dhe 13 zyrtarëve të tjerë bjellorusë, përgjegjës për “dhunë, arrestime...
BRITANI E MADHE- Vrasësi i Yorkshire, Peter Sutcliffe është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi u larguan nga spitali, ku ki...
TURQI– Kompania turke Baykar, e cila është e specializuar në teknologjinë e dronëve, ka kryer ditën e djeshme një provë të ngritjes autonome të drorit sul...
BRITANI E MADHE– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u fotografua sot duke bërë tamponin e koronavirusit. Johnson u fotografua duke bërë tamp...
SHBA- Epërsia e Joe Biden në Arizona ndaj Donald Trump ka rënë në më pak se 39,000 vota, ndërkohë shteti ka akoma 270,000 fletë votimi për të numëruar. Sipas Da...