Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
AUSTRI-Policia austriake ka përshkruar të gjithë lëvizjet e 20-vjeçarit Kujtim Fejzullai, i cili vrau në mënyrë makabër në Vjenë 4 persona dhe plagosi 22 të tjerë. Siç raportojnë mediat e huaja ai veproi në Schwedenplatz brenda një rrezeje prej 75 metrash. Sulmin 20-vjeçari e nisi nga Desider-Friedmann-Platz dhe Judengasse, ndërkohë është ende e paqartë se si ai mbërriti aty. Sipas të dhënave paraprake, vrasësi erdhi ose përmes Jerusalemstiege nga tregu i mishit dhe tregu i fermerëve ose nga Judengasse në Hohen Markt.
Ndërsa, xhaketa e terroristit u gjet në Desider-Friedmann-Platz, të cilën mendohet se e ka hequr para sulmit. Në të njëjtën pikë ai filloi sulmet dhe qëlloi viktimën e parë në shkallët e tregun të mishit, bëhet fjalë për 21 vjeçarin nga Struga, Nexhip Vrenezi.
Pas kësaj autori i krimit shkoi në Judengasse dhe sipas raportit të hetuesve, qëlloi me kallashnikov rastësisht në drejtim të Ruprechtsplatz, ku vrau studenten 24-vjeçare gjerman që punonte si kamariere në një restorant në Ruprechtsplatz.
Më pas, Fejzullai shkoi në Seitenstettengasse në drejtim të Rabensteig. Atje ai qëlloi viktimën e tretë me një kallashnikov, një austriake 44-vjeçare. Pasi 20-vjeçari ishte afër Rabensteig, ai u kthye dhe vrapoi përsëri në Seitenstettengasse në drejtim të Judengasse, ku qëlloi përsëri 44-vjeçaren këtë herë me një pistoletë. Gruaja u transportua në spital ku edhe ndërroi jetë. Pastaj ai vrapoi përsëri drejt Rabensteig. Një video tregon se autori u kthye majtas në Rabensteig.
Aty ai qëlloi një austriak 39-vjeçar përpara një lokali në zonën e hyrjes. Dera e lokalit ka disa shenja plumbash. Burri u gjet i vdekur në Franz-Josefs-Kai, ku ka mundësi të ketë ikur vetë deri atje në përpjekje për të kërkuar ndihmë. Sulmuesi shkëmbeu zjarr me policinë. Zyrtarët e WEGA e ndoqën autorin e krimit poshtë Ruprechtskirche. 20-vjeçari shkëmbeu zjarr me dy anëtarë të njësisë speciale para se të qëllohej nga një oficer në Ruprechtsplatz. Sipas rezultatit paraprak të autopsisë, terroristi u qëllua në shpatullën e majtë.
Sulmi terrorist ndodhi më 2 nentor , në orën 20:00, me orën lokale në Vjenë. Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 22 të tjerë janë plagosur, mes tyre dhe një efektiv policie. Sulmuesi kryesor është ekzekutuar nga policia vendase, ndërkohë që vijojnë kërkimet, pasi dyshohet se pas tij fshihet një grup terroristësh.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Alyaksandr Lukashenkës, djalit të tij, Viktar, dhe 13 zyrtarëve të tjerë bjellorusë, përgjegjës për “dhunë, arrestime...
BRITANI E MADHE- Vrasësi i Yorkshire, Peter Sutcliffe është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri, vetëm pak ditë pasi u larguan nga spitali, ku ki...
TURQI– Kompania turke Baykar, e cila është e specializuar në teknologjinë e dronëve, ka kryer ditën e djeshme një provë të ngritjes autonome të drorit sul...
BRITANI E MADHE– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson u fotografua sot duke bërë tamponin e koronavirusit. Johnson u fotografua duke bërë tamp...
SHBA- Epërsia e Joe Biden në Arizona ndaj Donald Trump ka rënë në më pak se 39,000 vota, ndërkohë shteti ka akoma 270,000 fletë votimi për të numëruar. Sipas Da...
TIRANË– Kreu i AAK, Ramush Haradinaj paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”...
TIRANE– Ramush Haradinaj u shpreh gjatë intervistës së tij për ‘Cim Peka Live’ se dita e djeshme në Kosovë ishte shumë e rëndë pasi u vunë në ...
SHKUP– Maqedonia e Veriut ka hasur pengesën e parë në rrugën për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Bullgaria i vendosi bllokadën e parë Maqedon...
SHBA– Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ka reaguar për procesin e votimeve dhe për deklaratat e Donald Trump për manipuli...
SHBA–BBC i ka kushtuar një artikull të gjatë të gjitha deklaratave që Donald Trump ka dhënë ditën e sotme (6 nëntor 2020) në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve n...