LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Big Brother Vip, a fitoi e vjetra?

19 Shkurt 2022, 12:51 Nga DOSJA
Big Brother Vip, a fitoi e vjetra?

TIRANË-Vëzhgimi i Vëllait të Madh, që kur u krijua si simbolikë 73 vjet më parë nga Orwell, që kur u praktikua nga regjimet diktatoriale të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kishte si qëllim njohjen e shoqërisë. E vetmja mënyrë për të mbajtur një pushtet antipopullor, ishte njohja e mendimeve të shoqërisë, e shijeve politike, e aktivitetit të kundërshtarëve, në mënyrë që kontrolli mbi të, nëpërmjet represionit dhe propagandës të ishte sa më i efektshëm.
Lindja e Reality Show-t jo më kot kulmoi me formatin Big Brother, që vëzhgonte të gjitha kategoritë sociale brenda një shtëpie. Ai ishte një kampion i survejimit të shoqërisë, një kampion për njohjen e saj. Emri i huazuar nga libri “1984”, jepte që në lindje të njëjtën ide, survejim laboratorik i një kampioni të shoqërsië, megjithëse këtë herë si show, nga sytë e gjithë publikut.

Si një reality show, si një format që nuk prodhon asgjë përveç vëzhgimit të ditëve të zakonshme të disa njerëzve, BB është një program që edukon shoqërinë me dembelizmin, vëzhgimin e të tjerëve, harresën e prioriteteve, banalitetin, ndaj konsiderohet si “trash”, prodhim komercial që dëmton shikuesin. Me një përfitim për sociologët dhe politikanët – për të krijuar një ide të qartë për shoqërinë. Si edukohen, si mendojnë, si vishen e si sillen, kategori të ndryshme sociale.

Nga dje, u mbyll BBV. Big Brother Vip, ishte një grafi e elitës së spektaklit dhe pjesërisht artit, e atyre që janë njohur nga televizioni për një aftësi më shumë spektakolare se artistike. Pjesëmarrësit qysh në nisje të spektaklit në fund të shtatorit 2021, spikatën për komerçializmin e tyre. Modele, aktorë kabaresh, moderatorë të disa brezave u bënë bashkë në një shtëpi. Ky eksperiment televizivo-social futi në shtëpi edhe një balerin, Ilir Shaqirin, i kurorëzuar tashmë si fitues dhe aktorin Donald Veshaj. Diferenca kulturore u vu re që në fillim të lojës, dhe finalja ishte pasqyra e qartë e përplasjes mes brezave. Shikuesit panë një Donald të përzier italo-shqiptar, një Beniad italo-shqiptare, një Einxhell që solli në ekran kulturën urbane dhe Donaldin, nga kultura suburbane.

Diferencat mes tyre nxorrën fitues balerinin 49-vjeçar, që e nisi lojën e tij i heshtur, e vazhdoi si protagonist për të mbyllur me moralin e fituesit.

Si u kthye Big Brother Vip në shoqëruesin e çdo shqiptari

Edhe pse mendohej se media dixhitale do ia zbehte famën dhe audiencën BBV, e kundërta ndodhi. Shumëfishimi i ngjarjeve që ndodhën brenda shtëpisë në mijëra tituj portalesh i dha BBV një rol absolut të padiskutueshëm për nga shifrat e shikueshmërisë. Për finalen e Big Brother Vip, shqiptarët bënë rezervime në lokale, ndërsa baret dhe restorantet vendosën ekrane gjigantë ku mund të ndiqej spektakli. Njësoj si për finalen e Botërorit apo Champions League, tifozëritë ishin dy. Edhe nëse preferencat e lojtarëve të tjerë, lidhen drejt me këto dy tifozëri. Ajo që surprizoi këdo, e me gjasë edhe vetë pjesëmarrësit në BBV ishte bumi i madh i shikueshmërisë. Spektakli ia kaloi çdo prodhimi të ngjashëm aktual në TV. Përputhen u varros, ndërsa show-t e tjerë u detyruan të mbajnë temat e BBV për të thithur shikueshmërinë që iu kishte ikur njëherë e mirë. Edhe pse jo çdo gjë nuk shkon sipas standarteve në Shqipëri, BBV ia doli të rikthejë vëmendjen e publikut, tek ndjenjat e para njerëzore. Trajtimi i ankthit, dhunës ndaj gruas, ndjeshmërisë për më të dobëtit (rasti Fifi), miqësitë e lidhura në shtëpi (Sabian, Arjola, Ilir) dhe shkëndijat e dashurisë, ishin tema që për herë të parë u trajtuan dhe publiku u nda në dy kampe, një me balerinin Ilir Shaqiri dhe kampi tjetër me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Beteja e vjetër e re dhe modeli i dy brezave

Shumëkujt i ka rënë në sy me siguri zënka e balerinit me aktorin në një nga provat javore për të fituar provën e vendosur nga Vëllai i Madh. E qeshura e Donaldit dhe moskorrektësia gjatë kohës kur Shaqiri po iu shpjegonte banorëve të tjerë lëvizjet e kërcimit, u përdor nga balerini për të krijuar tek audienca profilin e njeriut të punës, që është i disiplinuar dhe respekton hierarkinë. Kaq u desh. Përplasjet nisën njëra pas tjetrës dhe të dy, mjaftueshëm inteligjentë për të kuptuar se konkurrentë kishin vetëm njëri tjetrin, nisën të përdorin të gjithë banorët e tjerë si gurë shahu në lojën e tyre. Deri në momentin kur njëri e kap tjetrin mat. Fati apo kalkulimi i gabuar e ndihmoi Ilirin të mundte Donaldin pas “gabimit” të aktorit në lidhjen e tij me Beatrix. Publiku që u çmend pas Donaldit në takimin me Borën, nuk mund të mos e kryqëzonte pasi ky i fundit i dha duart moderatores për një dashuri të re.

Kjo lëvizje, edhe pse asokohe Donaldit vetë mund ti jetë dukur përfituese, i dha fitoren Ilirit, për ti mbivendosur edhe betejën e vërtetë, atë të dy brezave. Në art dhe spektakël, njësoj si në politikë, po sundon e vjetra. Edhe pse balerini është një emër i madh dhe padyshim gëzon respekt për profilin e tij, ai ia doli të fitonte edhe falë një mendësie shqiptare se “burrat janë më të pjekur, e djemtë fëmjë”. Zgjimi herët, gatimi, ruajtja e rendit në shtëpi, nuk ishin thjesht zakone të mira. E gjitha në funksion të çmimit të madh dhe përvetësimit të audiencës. Dhe Donaldi, nuk e mendoi. I besoi egos së tij, batutave, pamjes dhe epitetit handsome, duke harruar se betejat e vërteta fitohen në fushën e betejës, jo në dhomën e rrëfimit dhe as në kopshtin e surprizave.

A duhet të fitonte Iliri? Koha iu jep ngjarjeve shije dhe kuptim, dhe me ecurinë e ngjarjeve do të kuptojmë a ishte e gjithë kjo çmenduri virtuale e kotë apo në bazë qendron lufta e drejtë, për të fituar më i forti, i cili nuk ka detyrimin të jetë edhe më i drejti…

Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip donald veshaj ilir shaqiri big brother vip donald veshaj ilir shaqiri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj