LIVE UPDATES
Bota

Bislimi: Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë procesin e dialogut me Serbin

7 Janar 2022, 13:54 Nga DOSJA
Bislimi: Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë

KOSOVË- Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë një agjendë të negociatave për vitin 2022, e cila duhet të jetë në shërbim të arritjes së qëllimit final dhe në interes të të dyja palëve si palë të barabarta në negociata, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Njohësit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiç, nuk presin që gjatë këtij viti të ketë rezultate konkrete në dialogun Kosovë-Serbi për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që do të normalizonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Për më shumë, sipas tyre, deri pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, të cilat priten në pranverën e këtij viti, procesi i dialogut nuk do të shënojë lëvizje fare.

Bislimi: Qasja jonë është e hapur dhe konstruktive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shef i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë me procesin e dialogut dhe këtë tashmë ua ka bërë të ditur vendeve aleate të saj në takimet që ka pasur muajve të fundit.

“Qeveria e Kosovës është e gatshme të vazhdojë procesin e dialogut, ashtu si ka bërë deri më tani, në kuptim të arritjes se një marrëveshjeje finale, gjithëpërfshirëse, e cila do të sillte njohjen e Kosovës nga Serbia. Qasja jonë është plotësisht e hapur dhe konstruktive, por është e bazuar në parime që sot janë bazament i politikës së jashtme të shteteve të NATO-s”,– ka thënë Bislimi në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron vazhdimin e dialogut, por i ka akuzuar autoritetet e Kosovës se nuk duan të vazhdojnë procesin.

Bashkimi Evropian ka rolin e lehtësuesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe Qeveria e Kosovës vlerëson se BE-ja e ka ruajtur neutralitetin minimal në këtë proces.

“Megjithatë, Qeveria pret nga Bashkimit Evropian që të ruajë një kornizë të dialogut që është e bazuar në vetë vlerat e traktateve të saj themeluese dhe një qasjeje që e promovon sigurinë regjionale të Ballkanit Perëndimor, në pajtueshmëri me pritjet e NATO-s dhe në mbrojte të regjionit tonë nga ndikimi rus e kinez”,– ka thënë Bislimi për Radion Evropa e Lirë.

Maliqi: Ambasadorët e rinj të SHBA-së me dinamikë të re

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë vlerëson se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë vullnet për të vazhduar procesin e dialogut. Për më shumë, sipas tij, ngecja në përgjithësi e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve evropiane, e lë BE-në pa mekanizmin e shtytjes së jashtme që procesi të vazhdojë.

Maliqi thekson se bazuar në situatën aktuale, vetëm thellimi eventual i krizës politike dhe kalimi në krizë të sigurisë në veri të Kosovës, mund të jetë shtysë për vazhdimin e procesit të dialogut.

“Këto lloj zhvillimesh mund ta rikthejnë procesin politik dhe vëmendjen ndërkombëtare në veçanti. Së dyti, në SHBA mund ta kemi një dinamikë të re me ardhjen e ambasadorëve, në Prishtinë (Jeffrey Hovenier) dhe në Beograd (Christopher Hill), të cilët mund t’ia japin një dinamikë tjetër, si dhe përdorimi – siç është premtuar- i mekanizmave kërcënues, të tipit të sanksioneve për aktorët e ndryshëm. Por, fundja as vetë SHBA-ja nuk do ta ketë këtë mundësi pa ndodhur diçka në frontin evropian”,- vlerëson Maliqi.

Ai shton se pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale në Francë, në muajin prill dhe ndonjë dinamike në zhvillimet evropiane për sa i përket Ballkanit Perëndimor, si dhe pa përmbylljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, nuk do të mund të shihet ndonjë energji e re e kryqëzuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar një samit në muajin qershor, ku mund të sqarohet perspektiva evropiane për rajonin, gjë që mund të reflektojë edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Gogiç: Ngecja e dialogut pasojë e ngecjeve në integrimet evropiane

Politologu Ognjen Gogiq thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vetëm eufemizëm për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Nisur nga kjo, sipas tij, në procesin e dialogut Serbia është faktori kyç, për shkak se në fund të procesit të bisedimeve ajo duhet t’i ofrojë Kosovës të paktën njohjen implicite apo të nënkuptuar.

Mbase Serbia do të ishte e gatshme ta bëjë këtë, por me kushtin që kjo t’i shpaguhet përmes integrimeve evropiane. Por, Serbia nuk mund ta bëjë këtë, sepse integrimet evropiane tash për tash kanë ngecur për një varg arsyesh dhe rrjedhimisht ajo nuk është e gatshme që të bëjë çfarëdo lëshimesh në raport me Kosovën. Dhe, kjo është esenca e kësaj situate ku dialogu shënon ngecje”, thotë ai.

Gogiq shton se kjo situatë tash për tash i konvenon presidentit serb, Vuçiqdhe ai nuk është i gatshëm që të shkëmbejë njohjen e Kosovë për integrime evropiane, përderisa të mos ndryshojnë rrethanat ndërkombëtare. Por, siç thotë ai, asnjë politikani në Kosovë dhe as kryeministrit Kurti nuk i përgjigjet ngecja e procesit të dialogut, për shkak se të gjithë dëshirojnë ta dëshmojnë dhe rrumbullakojnë shtetësinë e Kosovës.

Por, sipas tij, në raport me integrimet evropiane, Kosova nuk ka marrë asnjë shtysë, përfshirë as liberalizimin e vizave, për të cilin i ka përmbushur kushtet sipas Komisionit Evropian.

Kriza e sigurisë, si shtysë për vazhdimin e dialogut

Megjithatë, Maliqi dhe Gogiq nuk presin që gjatë vitit 2022 mund të ketë përmirësim të mjaftueshëm të rrethanave që do të çonin drejt ndonjë marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Maliqi thotë se ajo çfarë mund të pritet është rifillimi dhe ricaktimi i kornizave të procesit të dialogut, por megjithatë, ai vlerëson se vullneti i liderëve kryesorë politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe Serbi, për të vazhduar procesin, do të mungojë.

“Mirëpo, çfarë kemi mësuar gjatë dekadës së fundit, është se shumë shpesh zhvillimet dalin përtej kontrollit të politikanëve individualë dhe liderëve rajonalë dhe veçanërisht kjo kriza e përgjithshme e sigurisë që po ndodh në Evropën Lindore, në Ukrainë, por edhe në Bosnjë (e Hercegovinë) mund ta ridimensionojë dhe mund t’i përshpejtojë dhe kalibrojë interesat dhe dinamikat, gjë që mund të reflektojë pastaj edhe në dialogun Kosovë-Serbi”, thekson Maliqi.

“BE-ja të jetë më konstruktive”

Politologu Gogiq shpreh mendimin se deri pas pushimeve të verës nuk do të ketë ndonjë lëvizje domethënëse në dialogun Kosovë-Serbi.

“Para së gjithash, mendoj se nuk do të ndodhë diçka e rëndësishme në rrugën e lëvizjes së Serbisë kah Bashkimi Evropian, gjë që do ta motivonte atë që të jetë më konstruktive në dialog. Kur bëhet fjalë për Kosovën, unë po shpresoj që Brukseli, Bashkimi Evropian e ka kuptuar që Kosovën nuk mund ta mbajnë më në statusin e ngecjes. Unë po shpresoj që e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë që Kosova të jetë më konstruktive në dialog dhe reforma, atëherë duhet ta kryejnë pjesën e tyre të punës dhe këtu mendoj, para së gjithash, për liberalizimin e vizave”, thotë Gogiq.

Më 7 dhjetor të vitit 2021, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë medieve se është në kërkim të zgjidhjes për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ka vullnet, problemi mund të zgjidhet qysh nesër apo tre vjet më vonë”, pati deklaruar Borell.

Gjatë vitit 2021, dialogu Kosovë – Serbi është zhvilluar kryesisht në nivel të ekspertëve, ndërkaq në nivelin e lartë politik janë zhvilluar dy takime ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, në qershor dhe në korrik. Në asnjërin prej këtyre takimeve nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011.

Marrë nga: REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni agon maliqi besnik bislimi dialogu kosove-serbi ognjen gogiç agon maliqi besnik bislimi dialogu kosove-serbi ognjen gogiç

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci